“Në burg si gjithë të tjerët”: Si i dënoi Hysni Kapo, 7 nipat e tij

7 Shtator 2017, 09:27Politika TEMA

Vullnet Thanasi, ish-oficeri i Sigurimit të Shtetit dhe më pas “diplomat” pranë Ambasadës Shqiptare në Pragë, nuk ishte i vetmi nga njerëzit e afërm të Hysni Kapos që do të vuante për disa vjet në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës e pasardhësit të tij, Ramiz Alisë.

Madje, ai ishte i fundit, pasi para tij edhe plot shtatë nipa të tjerë të Hysni Kapos (djem të motrave dhe vëllezërve) ishin akuzuar për faje të ndryshme politike dhe kishin vuajtur dënime të ndryshme na kampet e burgjet e regjimit komunist.

Kur daja dhe xhaxhai i tyre (Hysniu) ishte një nga njerëzit më me pushtet pas Enver Hoxhës, i cili kishte në varësi direkte (si sekretar i Komitetit Qendror të PPSH-së) organet e diktaturës së proletariatit, si Ministria e Brendshme, e Mbrojtjes, Sigurimi i Shtetit, Prokuroria, Hetuesia etj.

Dënimet e nipave të Hysni Kapos kishin filluar që në vitet e para të pasluftës, me një prej tyre (djalë vëllai), që shërbente si shofer i Ramiz Alisë, kishin vazhduar me një tjetër (po djalë vëllai), që u arrestua për “tentativë arratisjeje” në zëmër të Shqipërisë (në Qytetin “Stalin”), për të kulmuar në mesin e viteve ’70 me Aladin Kapon, (djali i Sulejman Kapos, vëlla i Hysniut), oficer i Marinës Tregtare në Durrës, i cili u soll i lidhur nga oficerët e Sigurimit të Shtetit dhe u zbrit nga anija “Dajti” në Portin e Durrësit, pasi ishte akuzuar më parë (së bashku me shokun e kolegun e tij, Maks Rakipi) “për agjitacion e propagandë, spiunazh dhe kontrabandë floriri”.

Dhe arrestimi i tij u bë edhe me “miratimin” e Hysni Kapos, i cili kur i dërgoi dosjen për firmë Feçorr Shehu dhe e pyeti; “Ç’do bëjmë me këtë”, Hysniu iu përgjigj: “Në burg, si gjithë të tjerët, siç janë rregullat e Partisë dhe ligjet e shtetit…”, shkruan Panorama.

Tashmë këto gjëra, pra historia e dënimeve të nipave të Hysni Kapos, janë të njohura edhe nga një prononcim publik i një prej nipave të Hysni Kapos, muzikantit të njohur Vladimir Kapo, i cili i ka rrëfyer gjatë dhe me detaje ato; çka lidhet edhe me luftën për pushtet (për nr. 2 si pasardhës të Enver Hoxhës), në mes Hysni Kapos dhe Mehmet Shehut, ku thuhet se Mehmeti nxiste Kadri Hazbiun dhe Feçorr Shehun, për dënimin e nipave të Hysni Kapos, gjithnjë në funksion të “implikimit dhe përlyerjes” së figurës së Kapos. Por, gjithashtu, thuhet se kjo gjë, pra dënimi i nipave të Hysni Kapos, nuk mund të ndodhte kurrë pa pëlqimin e miratimin e Enver Hoxhës.

11 komente në ““Në burg si gjithë të tjerët”: Si i dënoi Hysni Kapo, 7 nipat e tij”

  1. alphade says:

    Shenim: Hysniu e kishte nxjerre brenda 24 oreve nipin nga
    burgu ,por kishte Enverin siper, atij i druheshin te gjithe ,pa
    perjashtim te gjithe udheheqesit e asaj kohe. Enveri nuk te
    falte! Kjo eshte e gjitha,te tjerat jane perralla me mbret : Na
    ishte nje here…….!

    1. Edkari says:

      Enver Kapo,
      quhej vellai i Hysniut e jetonte ne Durres.
      “Ra ne krye te detyres ” e cilesuan vdekjen e Tij
      mqs pesoj atak kardiak ne shtepine e dashnores.
      Enver Kapo ka qen nen/kryetar i deges puneve te brendeshme
      ne Durres ku dy djemte e tij punonin ,njeri prokuror e
      tjetri gjykates.

  2. e verteta qe kan frik ta thon says:

    ISHIN burra te ndershem nuk benin diferencime para ligjit , nuk ishin rrugaç ordiner si sot qe shahen nga grat dhe fmit ter diten e perendis ne parlament , ishin burra shteti , panvarsisht politikes dhe ideve qe kishin , ishin atdhetar patriot dhe te perkushtuar per ti sherbyer popullit te tyre panvarsisht rrethanave gjeopolitike qe ishin ne ato kohra ,lavdi burrave te medhej te kti kombi qe sakrifikojn per atdheun e vet dhe qe na dhan dinjitetin shum te munguar kto 25 vjet demokraci , sakrifikuan e luftuan pa kurr far interesi ,turpi i mbuloft tradhtaret hajdutet dhe batakçinjt e kti vendi qe sot e kan mbytur kte vend.

  3. tropojani c100 says:

    bravo ka pas burra dikur

  4. Liri says:

    Njerez me vlera.

  5. Lalai says:

    Hahahahahaha o Tema tregojini me bukur perallat

  6. Shoku shpati says:

    Alphade
    Po’ ti ca do kishe bere?
    Ne ate fole grenxash
    Ku seicili mundohej te fuste thumbin e te helmonte?

  7. Vlora 9 says:

    Njerez, qe per here te pare ne kete vend, u perpoqen seriozisht per te bere shtet, , per here te pare dhe te fundit .Tani dhe ne vazhdim eshte dhe do te jete koha e maskarenjve. Ata i takojne lavdise se ketij vendi ne perjetesi

  8. kashi says:

    po saliu kur do ta fuse zenin ne burg? me qe ka qene komunist

  9. pas says:

    Po mjaft, o zotërinj (shokë, po të doni), se po harroni që këta njerëz ndërtuan një shtet të rrethuar tërësisht dhe realisht me tela me gjemba, ku qytetarët dënoheshin edhe për mendimet e tyre, bashkë me ta dhe familjet e të afërmit që kishin. Një pjesë e tyre kanë, padyshim, meritën e madhe të pjesëmarrjes aktive në luftën kundër fashizmit e nazizmit, po më pas, ata trima që bënë luftën, ose pjesa e tyre që u bënë zyrtarë, të çdo rangu,por sidomos ata të rangut të lartë, në rastin më të mirë, duartrokisnin nga frika. Në rastin e keq, pushteti i degradoi dhe i ktheu në kasapë të popullit të vet…

  10. Lisi says:

    I fortë klani Kapo ,
    Na e nxori shokun Hysni të persekutuar ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje