VIDEO/ Pakujdesia i kushton rëndë, kësaj gruaje i vjedhin portofolin në supermarket

7 Shtator 2017, 08:59Sociale TEMA

Kamerat e sigurisë së një supermarketi në Kaliforni, kanë regjistruar momentin kur një grua i grabit portofolin  një tjetër blerëseje.

Dy gratë shkëmbehen, teksa ishin duke blerë ushqime, por nga pakujdesia, njëra prej tyre e ka lënë çantën të hapur mbi karrocën e ushqimeve.

Në moment, gruaja tjetër e pikas dhe nxjerr me kujdes portofolin nga çanta, ndërsa mundohet ta fshehë dhe del nga pamja.

Video është publikuar në rrjetin “Liveleak,” dhe ndërsa nuk dihet nëse grabitësja është arrestuar apo jo, mund të vlejë si një mënyrë sensibilizimi për t’u treguar më të kujdesshëm gjatë qëndrimit në ambiente publike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje