Pasuritë e ministrave teknikë të PD-së, ja kush është më “i kamuri”

Portali Spending Data Albania ka bërë publike deklarata të pasurisë për 6 Ministrat Teknikë që shërbyen gjatë fushatës zgjedhore pas paktit Rama-Basha.

Ministrat ishin propozime të PD për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Në këtë deklaratë duhet të evidentohen të gjitha asetet me pasuri të paluajtshme, pasuri të pritshme, likuiditete, kredi debi, automjete, sende me vlerë dhe para kesh në momentin e deklarimit.

Gjithashtu subjekti evidenton edhe burimin e krijimit të pasurisë përmes të ardhurave nga puna, trashëgimitë, dëmshpërblimet, fondet e kujdesit sipas siguracioneve, lojërat e fatit, qiradhëniet, dhuratat, rivlerësimet apo të tjera forma të fitimit dhe begatimit personal.

Konkretisht deklaratat e vendosura në portalin janë deklarata fillestare për 4 subjekte dhe deklarata vjetore për 2 subjekte të tjera:

Ledina MANDIA/ Deklarata e pasurisë vjetore 2016

Arben BEQIRI/ Deklarata e pasurise para marrjes se detyres

Xhuljeta KËRTUSHA/Deklarata e pasurise para marrjes se detyres

Dritan DEMIRAJ/ Deklarata e pasurise para marrjes se detyres

Helga VUKAJ/ Deklarata e pasurise para marrjes se detyres 

Gazment Bardhi/ Deklarata e pasurise vjetore 2016

1 komente në “Pasuritë e ministrave teknikë të PD-së, ja kush është më “i kamuri””

  1. Edkari says:

    Pse vetem kaq pak?
    Kemi ministrat e PS qe kane ne qeveri me shume se keta te PD dhe nuk po ja zeni emrin me goje.Keni frike se quhen kazan apo merokazan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X