Zhbllokohet kriza politike në Kosovë, Serbët i marrin edhe bujqësinë Pacollit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Parlamenti i Kosovës mblidhet sot në orën 11:00 për të përfunduar seancën konstituive të nisur në 3 gusht, por të pafinalizuar asnjëherë për shkak se koalicioni fitues i zgjedhjeve nuk arriti të siguronte mbështetjen e nevojshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe zëvendësve të tij. 

Marrëveshja e arritur mes koalicionit PAN dhe AKR-së së Behgjet Pacollit i hap rrugën zhbllokimit të situatës. Grupimi i partive politike i drejtoi një kërkesë zyrtare deputetit më të vjetër në moshë, Adem Mikullovci, të cilit i takon drejtimi i seancës konstituive, ku thuhet se “është krijuar shumica parlamentare për konstituimin e Parlamentit dhe institucioneve të tjera”.

Kërkesa pasoi negocimin përgjatë gjithë ditës së mërkurë me përfaqësuesit e Listës Serbe, që këmbëngulnin të merrnin tre ministri, përfshirë edhe atë të Bujqësisë, e caktuar fillimisht për Aleancën Kosova e Re.

PAN-AKR hyjnë sot në seancë me një deputet më pak, pasi Korab Sejdiu ka dhënë këtë mëngjes dorëheqjen nga partia e Pacollit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Zhbllokohet kriza politike në Kosovë, Serbët i marrin edhe bujqësinë Pacollit”

  1. Fatosi-kosove says:

    Kjo nuk eshte zhbllokim por eshte poshtrim i shqiptareve,ky eshte nenshtrim ndaj serbeve te cilet e thone qarte se pa pyetur vuqiqin nuk bejme asgje,dhenja e bujqesise serbeve do te thot poshterim per gjithe ata fshatar qe jetojne nga bujqesia e qe shume nga ta kane votuar per shqiptaret pa dallim partie,dhe kur nuk mund te behen bashk dy shqiptar per te qeverisur si ka mundesi qe te merren vesh me serbet,turp per te gjithe lideret politik shqiptar ne kosove dhe mallkaur qofshin perjete,dhe ne anen tjeter populli le ti hapi syte e te shof se çfar behet me voten e tyre,pasi lideret per te qeverisur jane ne gjendje ti japin edhe grate e trye e lere me nanat,mjer ata qe jane flijuar per kete vend dhe “lum” ata qe sot nuk shofin se çpo ndodhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *