Zotohet Kryemadhi: LSI do vijojë të jetë parti e stabilitetit politik si në 13 vitet e fund

7 Shtator 2017, 12:06Politika TEMA

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi deklaroi se do të bëjmë  opozitë të fortë me keqqeverisjen e vendit.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të LSI, Kryemadhi u dha porosio deputetëve të kësaj force politike se nuk do të ketë  asnjë tolerim për mungesat në Kuvend.

“Grupi parlamentar do të ketë një angazhim të jashtëzakonshëm pasi qeveria është e vogël, por do të synojë një korrupsion shumë të madh.

Grupi do të votojë cdo iniciativë që ka të bëjë me integrimin, pa asnjë mëdyshje, se është jo vetëm objektiv i LSI, por edhe i cdo shqiptari”– tha ajo.

Më tej Kryemadhi se grupi i LSI do të mbështesë cdo iniciativë që ka të bëjë me zhvillimin ekonomik, social kulturor dhe do të jetë në opozitë me keqqeverisjen.

Gjithashu ajo tha se LSI do vijojë të jetë parti e stabilitetit politik si në 13 vitet e fundit.

“LSI do vijojë të jetë parti e stabilitetit politik si në 13 vitet e fundit dhe synojmë integrimin e vendit. Do jemi në opozitë me keqqeverisjen.

Do mbajmë qëndrim të jashtëzakonshëm sa i përket iniciativave në jetën parlamentare.

Do jemi vigjilentë dhe do ndjekim çdo iniciativë që fle në sirtarët e Kuvendit, siç është propozimi për koncesionet.

Mungesat tona do të jenë të patolerueshme në Kuvend…”- deklaroi Kryemadhi.

4 komente në “Zotohet Kryemadhi: LSI do vijojë të jetë parti e stabilitetit politik si në 13 vitet e fund”

  1. uarda says:

    me pak fjale do hani edhe majtas edhe djathtas

  2. vlora.vlora says:

    ik moj shemtire e mutit

    1. Miri says:

      Tamam e the vazhdoni te vidhni si kto 13 vjetet e fundit.

  3. ATDHEU says:

    Po qe si 13 vitet e fundit..lere mos thuaj me . E vetkuptueshmeq cdo gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje