65-vjeçarja serbe e martuar në Malësi të Madhe hidhet në pus për t'u vetëvrarë, ja si shpëtoi mrekullisht

8 Shtator 2017, 17:31Kronika TEMA

Një grua ka tentuar që t’i japë fund jetës duke u hedhur në pusin e shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gril të Malësisë së Madhe, ku 65-vjeçarja me inicialet D.P., nga Serbia por e martuar në fshatin Gril në kushte depresioni është hedhur në pus për të vrarë veten.

Fatmirësisht është vënë re nga familjarët të cilët kanë mundur t’i vinë në ndihmë menjëherë. 65-vjeçarja sipas policisë, vuante nga depresioni dhe trajtohej për ç’rregullime psikike.

NJOFTIMI I POLICISË

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe.

Më datë 07.09.2017, në fshatin Gril, në oborrin e shtëpisë, shtetasja D.P, vjeç 65 lindur në Serbi dhe banuese në Gril, në kushte depresioni pasi vuan e trajtohet për ç’rregullime psikike, ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur në pusin e ujit, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje