A ishte Shën Angjelina Araniti nga Kanina e Vlorës?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Avni Alcani*

Sot lexova një shkrim te çuditshem, me një titull të çuditshëm: “Rrogtarët e Skënderbeut dhe ç’më tha murgu Jakov në mes të Serbisë”, e shkruar nga nje autor i çuditshëm me një emër të çuditshëm, që quhej Fate Velaj. Çudija e shkrimit të çuditshëm, e shkruar nga një autor i çuditshëm që paska një emër të çuditshëm, nuk ishte çudia se Shën Angjelina e Serbisë ishte shqiptare, por çudia e vërtetë ishte se Angjelina na qenka nga Kanina e Vlorës (?!) Në përfundim të leximit të çuditshmëm, ku i çuditshmi Fate Velaj donte të na çudiste me murgun e ditur serb Jakov, që e paska çuditur duke i thënë se Shën Angjelina e Serbisë qënka shqiptare, zoti Velaj ka pranuar duke na çuditur me injorancën e tij.

Meqenëse autori i shkrimit të mëposhtëm ka shkruar dhe botur dikur diku një shkrim për atin e Angjelinës, të titulluar “A ishte Gjergj Araniti edhe Princ i Kaninës?”, ku ka argumentuar me fakte dhe dokumenta se Gjergj Araniti, pra ati i Shën Angjelinës, nuk ka qenë kurrë Princi i Kaninës, dhe rrjedhimisht princesha Angjelinë, e kthyer në një shenjtore të serbëve, nuk mund të ishte nga Kanina.

* * *

Në vitin 1742, Xhanmaria Biemi, një prift italian nga Breshia (Itali), botoi librin “Istoria di Giorgio Castrioto detto Scander-begh”.1) Prifti italian pretendonte se kishte shkruar një histori të heroit të shqiptarëve, Gjergj Kastriot Skënderbeut, kushtuar bëmave të tij kundër pushtuesve otomanë. Sipas Biemit libri ishte mbështetur në një vepër “të humbur” të një autori shqiptar nga Tivari, që njihet si “Anonimi i Tivarit”, por studiues të veprës së tij aludojnë se ai ka shfrytëzuar librin e Barletit, kushtuar historisë së Skënderbeut.

Të gjithë historianët, të cilët janë marrë me historinë e Skënderbeut, kanë përmendur në veprat e tyre edhe Princin e famshëm shqiptar, Gjergj Aranit Komnenin. Jo vetëm se ai ishte vjerri i Skënderbeut, por sepse ai ishte i pari princ shqiptar që luftoi kundër pushtimit otoman. Ushtria turke ishte fuqia më e madhe ushtarake e botës dhe konsiderohej në atë kohë si e pamposhtur. Gj. Araniti i mundi keqas turqit, bile disa herë. Ai arriti disa fitore të njëpasnjëshme dhe shumë të rëndësishme kundër ushtrisë osmane dhe fitoi lavdi të madhe. Fama e fitoreve të Aranitit i kishte kapërxyer kufijtë e Arbërisë. Ai mori përgëzime e lëvdata nga Papa i Romës dhe nga kancelaritë më të rëndësishme të Europës.2)

Edhe Xh. Biemi e ka përmendur Aranitin në librin e tij. Ai shkruan se Gjergj Araniti ishte Princi i Kaninës (?!) I ndikuar nga libri i abatit breshian, Fan S. Noli, në librin e tij “Gj.K.Skënderbeu. 1405-1968”, kur radhit princët shqiptarë që morën pjesë në Beslidhjen e Lezhës, shkruan: “Gjergj Aranit Topia Komneni i Kaninës dhe Shpatës.3)

A ishte në të vërtetë Gjergj Araniti Princi i Kaninës? Për t’i dhënë një përgjigje sa më të saktë kësaj pyetje, le t’u referohemi burimeve dokumentare dhe shkrimeve historike, të cilat dëshmojnë të kundërtën, se trevat e aranitëve shtriheshin në Shqipërinë e Mesme dhe pikërisht në krahinat e Çermenikës, Shpatit dhe Mokrës.

* * *

Marin Barleti na jep dëshminë e parë se Gjergj Araniti është i pari i vendit, d.m.th., Zot i vendit, në trevat e Elbasanit. Kur përshkruan në librin e tij, për ngritjen në vitin 1467 të kalasë së Elbasanit nga Sulltan Mehmeti II, Barleti shkruan: “Ai (Sulltani) e ngriti kampin ushtarak në një fushë të gjërë të madhe afër lumit Shkumbin, ku princi Aranit Komneni, vjerri i Skënderbeut, ishte i parë i vendit… Në të njejtën kohë osmanlliu përtëriti dhe rindërtoi… Qytetin e Valmëve”.4) Dhe këtu ai kishte parasysh fushën rreth qytetit të Elbasanit të sotëm, që është “afër lumit Shkumbin” dhe ku “princi Aranit Komneni ishte i parë i vendit” (nënvizimi im-A. A.). Kurse Qyteti i Valmëve, nuk është gjë tjetër veçse emri i vjetër i Qytetit të Elbasanit, qytet në të cilin kishte lindur edhe princi Moisi Golemi Araniti. Dhimitër S. Shuteriqi, në shkrimin e tij: “Aranitët-Zotërimet”, shkruan për Moisi Golemin se “Barleti na mëson se Moisiu kishte lindur në qytetin e Valmëve të Epirit (Elbasani i Sotëm)”. 5)

Dëshminë e dytë, se Gjergj Araniti ishte Zot i trevave të Çermenikës, Shpatit dhe Mokrës, ishte Gjon Muzaka, Despoti i Beratit dhe bashkëkohës i Aranitit. Ai shkroi në vitin 1510 një testament, të quajtur “Memorie”.6) Familja e muzakajve dhe ajo e aranitëve ishin shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Gjon Muzaka në testamentin e tij i përmend gati të gjithë aranitët, veçanërisht ata që kishin lidhje martesore me muzakajt. Për Gjergj Aranitin, i cili kishte qenë i martuar me Maria Muzakën, e cila ishte motra e babait të Gj. Muzakës, ai shkruan: “Zonja Maria e lartpërmendur, motër e tim eti, pati për burrë Zot Aranit Komnenin, që ishte Zot i Çermenikës (Cermenica) dhe i Mokrës (Mochino) dhe i Shpatit (Spatenia)… (Faqe 19). Një motër e Gjon Muzakës, Zonja Suina, ishte martuar me Muzak Komnenin, vëllanë e Gj. Aranitit, i cili kishte pronat e tija në Çermenikë: “Zonja Suina, pati për burrë Zot Muzak Komnenin, të birin e Komnen Arianitit, i cili kishte shtet të tij në pjesën e Çermenikës dhe në pjesën e Mokrës. Fshati i parë (i tij) quhet Librazhdi (Liborasi), një tjetër Drago (Drago), një tjetër Stunja (Stugna), një tjetër Dorësi (Dorisa), një tjetër Qukësi (Zuchisi), një tjetër Guri dhe fshatra të tjerë”. (Faqe 35). Motra e dytë e Muzakës, Zonja Maria, ishte martuar me Muzak Aranitin, nipin e Gj. Aranitit, që thirrej ndryshe edhe Muzaka i Angjelinës, pasi kishte nënë Angjelinën, motrën e Skënderbeut: “Zonja Maria, pati për burrë Muzak Komnenin, që thirrej nga populli i Angjelinës, i cili kishte një kështjellë që quhej Bjeshka (Biescha) dhe mjaft fshatra të tjerë që janë në Çermenikë dhe Tomadhi” (Faqe 36). Edhe një motër e katërt e Gjon Muzakës, Zonja Komita, ishte e martuar me Zotin Aranit, që e kishte Principatën e tij në Çermenikë: “Zonja Komita, pati për burrë Zotin Aranit, të birin e Muzak Aranitit, i cili kishte një Principatë të mirë në Çermenikë… (Faqe 37).

“Memoria” e Gj. Muzakës u zbulua dhe u botua në vitin 1873 nga albanologu i njohur gjerman Karl Hopf (1832-1873), në librin “Kronika greko-romane”. Pjesë të këtij libri ishin përkthyer e botuar edhe në gjuhën shqipe që para Luftës së Dytë Botërore. “Memories” së Gon Muzakës i janë referuar të gjithë historianët që janë marrë me periudhën e dytë të shek. XV të historisë së Shqipërisë.

Në vitin 1960 historiani gjerman Fanz Babinger shkroi librin “Fundi i arianitëve” ,7) kushtuar kryesisht Kostandin Komnen Aranitit, djalit të dytë të Gj. Aranitit.

Në këtë libër Babingeri i bën fajtorë studiuesit shqiptarë për trajtimin jo dinjitoz që i kanë bërë figurës së Gjegj Aranitit. Ai shkruan se “roli i Gjergj Aranitit është errësuar në mënyrë të dyshimtë në të mirë të dhëndërit të tij, të mbiquajtur së fundi “capitano generale dei Signori d’Albania” (Gj. Muzaka) Gjergj Kastrioti, i quajtur Skënderbej” .8) Në lidhje me trevat që zotëronin aranitët në shek. XV, F. Babinger shkruan: “Fisi i Arianitëve e ka prejardhjen nga Shqipëria e Mesme dhe, me një farë sigurie, mund të pohohet se Gjergj Arianiti, për të cilin këtej e tutje do të bëhet fjalë, duhet të ketë qenë rreth viteve 1443 zot i Çermenikës (në skajin jugor të malësisë, në territorin e Rrapunit), i pjesëve nga Mokra dhe Shpati (nënvizimi im-A.A.) e gjithashtu kishte prona”.9)

Te historianët e shek. të 20-të ka pas ekzistuar një tezë, të cilën e patën mbështetur edhe Babinger, Noli, Shuteriqi etj., që aranitët kanë qenë të ndarë në dy degë: një pjesë që zotëronin toka në Shqipërinë e Mesme dhe pjesa tjetër në Shqipëri të Jugut. Në lidhje me shtrirjen e shtetit të Aranitëve në Jug të Shqipërisë, Babinger shkruan te libri i tij “Fundi i Aranitëve”: “Megjithatë, duket se Arianitët zotëronin prona të mëdha tokësore edhe në Mallakastër, ku gjendet sot fshati Aranitas, që të kujton fisin e vjetër të zotërinjve. Këto toka shtriheshin deri në det…” .10) Kjo tezë nuk ka patur mbështetje, pasi nuk ekzistojnë dokumenta që ta mbështesin atë. Babingeri, në librin e sipërpërmendur, pohon se, për shtrirjen e shtetit të Aranitëve në Jug të Shqipërisë, “Unë nuk mund të sjell ndonjë dëshmi të qartë të dokumentuar”. Kurse Dh. S. Shuteriqi, në lidhje me supozimin se zotërimet e Gjergj Aranitit shtriheshin në Kaninë, shkruan: “Nuk ka të dhënë arkivale që të pohojnë se Aranitët kishin në zotërimin e tyre Vlorën dhe Kaninën”.11)

Dhimitër S. Shuteriqi, në tre nga studimet e tij më të spikatura për aranitët: “Aranitët-Emri dhe gjenealogjia” (1965), “Aranitët-Zotërimet” (1967) dhe “Aranitia në vitin 1467” (1981), kishte dëshmuar me fakte dhe dokumente që “Aranitia”, shteti ose principata e Aranitëve shtrihej në Shqipërinë e Mesme dhe e kishte qendrën në trevat e Librazhdit të sotëm.12) Shuteriqi shkruan:“S’ka asnjë dyshim se, më 1454, me emrin e Aranitisë kuptoheshin domenat e Aranitëve në viset e Librazhdit të sotëm… me kryeqendër Komnenovilin, “Qyteti i Komnenit” … që s’ishte tjetër veçse Polisi, apo Vilani i sotëm, lagje e Polisit.13)

Në tekstin e Historisë së Shqipërisë (Tiranë 2002), një nga emrat e familjes së aranitëve ishte “Çermenika”. Në lidhje me këtë fakt (emri “Çermenika” të aranitëve – A.A.), prof. dr. Dh. S. Shuteriqi shkruan: “Emri Çermenika, ka të bëjë sigurisht me zotërimet e Aranitëve në krahinën e Çermenikës së sotme”.14)

* * *

Siç e pamë edhe më sipër, i vetmi historian, që ka pohuar se Gjergj Araniti ishte Princ i Kaninës, ka qenë një prift italian nga Breshia (Itali), Xhanmaria Biemi. Shuteriqi, në një shkrim të botuar kohët e fundit (2002) për aranitët, në lidhje me veprën e Biemit shkruan se “Biemi…ka fantazuar shumë”.15) Franz Babinger është më i ashpër në qëndrimin ndaj Biemit. Studiuesi gjerman e etiketon priftin breshian “mashtruesi i pacipë” dhe librin e tij si “vepra mashtruese e hileqare e abatit breshian”.16) Ai i këshillon historianët shqiptarë që “studimet historike shqiptare (duhet) të çlirohen nga vepra mashtruese e hileqare letrare e Istoria di Giorgio Castrioto detto Scander-begh e Gianmaria Biemit”.17) Të njejtin qëndrim me historianin gjerman mban edhe historiani i shquar shqiptar, Aleks Buda, i cili, në parathënien e librit të cituar të F.S. Nolit, shkruan: “Një e metë që mbështetet akoma në në punimin e ri të Nolit është fakti se ai vazhdon të përdorë si burim të dorës së parë disa burime tregimtare shumë të dyshimta. E kemi fjalën për historinë e të ashtuquajturit “Tivaras”, për të cilin historianë me autoritet kanë shprehur mendimin e argumentuar se kemi të bëjmë me një fallsifikim të një fallsifikatori profesionist të shek. XVIII, Xhanmaria Biemi” 18)

Është e vërtetë që një pjesë (jo të gjithë) e historianëve bashkëkohorë shqiptarë (F. Noli, K. Frashëri etj.) e pranojnë Biemin dhe veprën e tij, por asnjëri prej tyre (veç Nolit) nuk e pohojnë se Gj. Araniti ishte Princi i Kaninës. Me gjithë vlerat e pamohueshme dhe të jashtëzakonshme të librit të F. Nolit “Gj. K. Skënderbeu 1405-1468”, kushtuar figurës së Skënderbeut, por përsa i përket Gj. Aranitit, burimeve historike që ka shfrytëzuar Noli për të (megjithëse ka lexuar edhe Memorien e Gj. Muzakës), ai i paraqet të cunguar dhe jo të plota. Këtë të metë të Nolit e ka vënë në dukje edhe Aleks Buda në parathënien e librit të Nolit, ku shkruan: “Noli lë qëllimisht pas dore një burim si biografinë e hartuar nga shqiptari Marin Barleti, të cilin kërkimet e reja po e vërtetojnë gjithnjë e më tepër si një burim në kuptimin e plotë autentik e të dorës së parë”. 18/1) Në librin e Nolit figurë qëndrore ishte Skënderbeu dhe është e kuptueshme që për Gj. K. Skënderbeun autori kishte hulumtuar më shumë sa ç’kishte hulumtuar për Gj. Aranitin. Përsa i përket veprës së Biemit dhe vlerësimeve që jep Babingeri për të, Noli shkruan se studiuesi gjerman nxjerr “përfundime të nxituara” dhe se Babingeri “ka shumë të ngjarë ta ketë lexuar tek-tuk librin e Biemit” (!).19) Nuk mendoj se Noli ka të drejtë. Franc Babinger është i njohur në botë si një “historian me autoritet” (A. Buda) dhe si i tillë ai nuk mund të nxirrte “përfundime të nxituara” nga një lexim “tek-tuk” i librit të Biemit.20)

Ndryshe ndodh me dy biografët e Gj. Aranitit, gjermanit F. Babinger dhe shqiptarit Dh. S. Shuteriqi, që e patën Aranitin protagonist në veprat e tyre. Për pasqyrimin e figurës së tij ata kanë hulumtuar shumë më tepër dokumenta arkivore dhe shkrime historike, duke sjellë dëshmi më të plota dokumentare rreth figurës së Gj. Aranitit. Janë pikërisht këta dy autorë, që, me studimet e tyre për aranitët, kanë kanë nxjerrë përfundimin, se Gjergj Araniti ishte Princ i trevave të Çermenikës, Shpatit dhe Mokrës.

*Restaurator i objekteve arkelogjine ne Institutin Arkeologjik Tirane

Bibliografia:

1) Xh. Biemi: “Istoria di Giorgio Castrioto detto Scander-begh”, Breshia, Giam, Battista Bossino 1742 (cituar sipas veprës së F. Nolit “Gj.K..Skënderbeu. 1405-1968”, Tiranë 1967),

2) Burimë tregimtare bizantine për historinë e Shqipërisë (Shek 10-15), Tiranë 1975, faqe 326-327,

3) F. Noli: “Gj.K.Skënderbeu. 1405-1968”, Tiranë 1967, faqe 96,

4) M. Barleti: “Devita et gestis Scanderbegi, praeclarissimi epirotarum principis, botuar më 1508,

5) Dh. S. Shuteriqi: Aranitët-Zotërimet”, Rev. Studime Historike, Nr. 1, Tiranë 1967, faqe 64,

6) Gj. Muzaka: “Memorie”, (Botim shqip), Tiranë 1996,

7) F. Babinger : “Fundi i arianitëve” (Përkthyer në gjuhën shqipe), Tiranë 2004 ,

8) F. Babinger: Po aty, faqe 9,

9) Po aty, faqe 17,

10) Po aty,

11) Dh. Shuteriqi:“Aranitët – Zotërimet”, Vepër e cituar, faqe 74,

12) Dh. Shuteriqi: “Aranitia në vitin 1467”, faqe 129-133,

13) Po aty, faqe 130,

14) Dh. Shteriqi: “Aranitët-Emri dhe gjenealogjia”, Studime historike, Tiranë 1965, faqe 3,

15) Dh. Shuteriqi: Aranitët, gazeta “Bërzeshta”, nr. 3, janar 2002,

16) “Fundi i arianitëve”, Vepër e cituar, faqe 9,

17) Po aty, faqe 9;

18) A. Buda: Fan S. Noli, historian i Skënderbeut”, parathënie e librit “Gj.K.Skënderbeu. 1405-1968”, Tiranë 1967, faqe 8;

18/1) Po aty, faqe 8;

19) F. Noli: Gj.K. Skënderbeu…, Vepër e cituar, faqe 84, faqe 160;

20) Po aty.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

43 komente në “A ishte Shën Angjelina Araniti nga Kanina e Vlorës?”

  1. i cudituri says:

    C’eshte ky IDIOT me komplekse madheshtie, ky Avni Alcani!? Na cudite o Avniiiiiiii 😀 😀 😀 Ne cdo rast Angelina Araniti mbetet shqiptare dhe ai murgu serb tha thjeshte : SHQIPTARE! Ky katunar Avni historiani po “grindet” se nga c’katund eshte babai i Angelines 😀 😀 😀
    Ne asgje nga ato qe thote ky Avniuuuuuuuu nuk thuhet se Gjergj Araniti nuk ishte edhe zot i Kanines! Pra edhe mund te ishte,apo jo!? Ku eshte problemi ketu!? Ka ndonje dokument ky Avniuuuuuu qe Aranitet nuk ishin zoter edhe te Kanines!? Kush ishin zoter te Kanines !? Pra edhe mund te ishin (Kanina-Komneni mund te ishte zoterim i gruas se Gjergj Aranitit psh).E ne fund te fundit c’rendesi ka kjo, Gjergj Araniti dhe vajza e tij Angelina jane princa shqiptare, pavaresisht se nga c’katund. Po kur thote qe Mokra (malesia e Pogradecit) ndodhet ne Shqiperi te Mesme aty u CUDITA fare 😀 😀 😀 Shko rregullo ndonje mur keshtjelle apo manastiri o Avni!
    O Avniiiiiii NA CUDITEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE 😛

    1. Illryria-Shqiperia says:

      Ti i cudituri, ke ndonje argument shkencor qe ta kundershtosh profesorin e nderuar? Po nuk pate, me mire hesht, se tregon injorancen tende me brire me ato pasthirmat shkaterruese.

      1. ti je muslimon,mos komento per KRISTIANIZMIN,ti je zhuls shkretetire..........allah uakbar! says:

        MJAFTE ME sumqira turkoshake te merreni me historine apo heronjte e Arberise qe ishin vec kristiane,ok!
        Jeni plehra arabe dhe ate qe u ngelet te beni eshte te komentoni apo shkruani [si perhere pordhe me rigone] mer paraardhesit e tu turq apo sulltan muratin……………….ikniiiiiiiiiiiiiiiiiiiii,jeni arabe dhe nuk ju var kush qillon per at qe thoni.

      2. i cudituri says:

        Illyriaaaaaa e surratit tat, mor tip i turbulluar! E para Avniuuuuuuuuuu nuk eshte “profesor historie” por restaurator arkeologjie! Nuk e di nese e di ndryshimin. E dyta per cfare duhen keto “argumenta shkencore”, qe te kundershtoj cfare? Ne shkrimin e tij ky Avniuuuuuuu nuk ka asnje argument shkencor (nuk e di c’kupton ti me fjalen “argument shkencor”, se ju jeni tipa te cuditshem me turbullira dhe vranesira, e here pas here me rreshje shiu), por ky Avniuuuuu (qe me siguri eshte katunar cermenikas 😀 😀 😀 ) permend thjesht disa dokumente historike, ne te cilat ne asnje prej tyre nuk vertetohet se Gjergj Arianiti ishte apo jo zot i Kanines. Ne ato dokumente thuhet se ai ishte zot i Cermenikes, Shpatit apo Mokres ( e cila e sigurte qe nuk ndodhet ne Shqiperine e Mesme 😛 ), por edhe me koktrashi e kupton se kjo nuk tregon aspak nese Arianitet ishin apo s’ishin zoter te Kanines. Ata mund te ishin zoter edhe te Cermenikes, Shpatit e Mokres edhe te Kanines, ku eshte problemi ketu!? E treta dhe me e rendesishmja, ishte apo s’ishte Kanina ne zoterimet e Arianiteve, kjo nuk ka fare lidhje me faktin se Angelina ishte nje princeshe SHQIPTARE, qofte ajo nga Cermenika, Mokra apo Kanina!
        More vesh o trupeshk, “patriot” fshataresk, bashke me kete “profesorin” e cudtshem me komplekse madhestie qe nuke di se per cfare po shtie 😛

        1. ***** says:

          E keni thene mjaft bukur. Angjelina ishte pikesepari SHQIPTARE, para se te ishte nga katundi I Cermenikes, Mokres, Shpatit apo Kanines. Lider, shenjtor, apo udheheqes, nuk te ben prejardhja e fshatit ku te ka lindur gjyshi, por karakteri dhe personaliteti.
          Burimet qe e bejne Gjergj Aranitin zot te Mokres jane shkruar nga historiane te rreme dhe sharlatan. Ky debat nuk do te ishte nese Z. Velaj do ta nderonte Angjelinen ne Serbi prej prejadhja e saj si nga Shqiptare dhe jo si nga Kanina

      3. Zjarri says:

        Po gjithe ajo kala e madhe ne Kanine e kujt ka qene ?-e mamit te profesorit ?

    2. .. says:

      Pidh i semes…c’na ka gjet belaja me keta Arnautet kompleksik.
      Kur ju thone qe eshte Serbe hidhen si gjela, kur thot murgu qe eshte Shqiptare (me sakt Arbere) perseri hidhen si pordha.
      Joooo oreeeeee problemi i ketyre kompleksikeve eshte qe zbulohet historia e gjithe rajonit qe ishte teresisht ORTHODHOKSE, me heronj dhe prijesa..

      1. plaku says:

        Ore …pordhë pa emër, të rafshin tri pika! Orthodhoksët janë besimtarë.
        Ka orthoddhoksë të krishterë,por edhe orthodhoksë myslimanë edhe
        orthodhoksë judej,etj. Por unë e di që ti nuk ke haber nga këto sepse
        trurin tënd e ka pushtuar myku i zi i orthodhoksizmit grek (i krishterë).
        Pra kemi të bëjmë me fe.
        Ndërsa arbëreshët janë komb dhe që për fatin tënd të keq shtiheshin
        në gjithë gadishullin ILIRIK dhe bile edhe në Atikë.
        Tani mos e zgjat dhe shko gjej kushta ka bërë stergjyshen e gjyshes.

  2. Vajmedet says:

    E po kur historine do ta beje edhe Fate elektricisti keshtu ndodh.

    1. kodra pas bregut says:

      Vajmedet o Dritan pederasti badmshke me Eduard Lelin vellain tend , qe hedh te tilla pislleqe ne Komente .
      Bejuni gati ta dorzoni Bashkine o le.. na qe e keni bere sikur ua ka lene babai .
      Velaj ishte i vetmi ne Vlore qe fitoi mandatin e tij pa $ dhe € por me forcat e tij .
      Inati juaj qendron ne faktin qe si ka mundesi qe nje person sikur Velaj pa asnje lloj suporti takon Presidenta dhe Kryeministra dhe flet me ata sikur ti kete shoke shkolle dhe lagjeje .
      Por ajo qe u ben jJu qe villni vrer te zi eshte fakti qe:
      Ju keni ngelur ne vitet 80- te kurse Velaj eshte bashkekohor o Anakroniker dhe Vajmedet per Ju !

      1. xhani says:

        o fate mos u nxeh, he te keqen. vetem ti thua postulate ,fakte ,aksioma. he shpirt. mos do me thuash dhe mua pederast ???
        permbaju artikullit, mos sha te tjeret xhan ne komente . ate punen e cmendines se vlores nuk na sqarove. c’lidhje kishte me ty. edhe nje here mos u nxeh dhe mos i sha te tjeret. ti shkrimin tend e kishe bere yll fare… ta ka zili gjithe vlora dhe cmendina

  3. Celo Mezani says:

    Z. Alcani, falemnderit per kumtesen shkencore, por mos e merr me kaq drame artikullin “e cuditshem, te nje autori te cuditshem, me emer te cuditshem”.
    Ne fund te fundit thelbi i shkrimit te Fate Velaj eshte qe Shen Angjelina e Serbise eshte shqiptare nga dera e madhe e Araniteve dhe se Serbet nuk e mohojne kete fakt. Ishte nga Kanina apo nga Kucova kjo eshte fare dytesore, ne nje artikull gazete.

    1. Shqiptar says:

      @Celo Mezani. Per autorin e ketij shkrimi ka shume rendesi nese Gjergj Araniti ishte nga Kanina apo Kucova. Per autorin Shqiperia nuk eshte nje por e ndare ne tre pjese. Veri, Shqiperi e mesme dhe Jug. Saliu e shikonte te ndare Veri-Jug kurse autori I ketij shkrimi be Veri, Qender she Jug

  4. kodra pas bregut says:

    O Avni Al-Copani !
    Ti dhe nga emri more krimb wc- je dukesh qe nga cfare Soji dhe Rrace je .
    Autori i tregimit per Angjelinen e Kanines thjesht tregoi mbr sat e takimit te tij , por njiherit pohoi nje fakt qe ne ate bote ne shekujt e XIV-XV kur Perandoria Osmane filloi Invadimin e Perendimit , popujt e Ballkanit dhe Italianet , filluan te hynin ne Aleanca Krushqie me njeri tjetrin ku dihet se Vojsava duam apo nuk duam vinte ngz familje Princerore Serbe .
    Ky eshte fakt , eshte Postulat , Aksiome po aq e vertete sa dhe Ti Avni qe je nje mu.- m..ti perderisa e ke Mbiemrin me AL .
    Lere kete por na can dhe by.. en duke na dhene leksione historie te cilat i gjen me shumice ne rrjetet sociale.
    Shkruajta i pari per te pare se sa komente pozitive do te maresh me kete shkrim negativ qe ke botuar duke dashe te tregohesh suc dhe ke dale lakuriq … nje Krimb nga ata te Ha.. eve !

    1. Teuta says:

      tamam ” Kodra pas bregut”. Sikur ta dije ti nga cila familje patriote shqipetare vjen ky Avniu me Al nuk do shkruaje ketu Gjepura si kodra pas bregut. Nejse niveli kot duket tek komenti.

    2. u dhim tu qesh says:

      Or kodra, kush ta tha ty se Vojsava ishtet serbe!? Me siguri Muc Nano 😀 😀 😀

  5. Veterineri says:

    Filluan leberit ti bien gjoksit me grushta. E bënë gropë fare

    1. Shqiptar says:

      @Veterineri. Labet ta Kane sh….r fisin 48 vite rrjesht. Nga viti 1944 deri me 1992-in.

      1. Apollon says:

        Mos u zihni o Arnauta GEORGIOS ARYANITIS ishte ORTHODHOKSE HELLENE dhe ja ku u zgjidhe

        1. ca po thu o Shabono says:

          Po “helenet” ku hyjne ketu!? Se helenet e vertete nuk ishin orthodhokse por 12-zotiste! Apo edhe Apolloni ishte kristian hebre nga Tel-Avivi 😀 😀 😀
          Te kripsha trute o Pisoglendi 😛

    2. vera e nxehte says:

      shko ti veteriner te mjekosh ndonje kafshe te çmendur, lere te mirren te tjeret me histori, ata qe kane mendje per kete pune.

  6. Quo Vadis! says:

    Qetesohuni zoti Avni.
    Menyra se si ju e filloni artikullin te jep pershtypjen se Velaj ka bere nje mekat te madh. Pse jeni kaq te gatshem te ofendoni, edhe pse kete ofendim e beni me “kujdes” duke kaluar vetem fjalen “cuditshem”.
    Thelbi i artikullit te z. Velaj ishte qe Shen Angjelina ishte shqiptare dhe kete murgu serb e pranoi pa hezituar. Apo mbase per arsye qe i dini ju nuk ju pelqeu kjo e vertete qe doli ne artikull?

    1. ***** says:

      Une e kuptoj shume mire qendrimin tuaj per sa i perket ceshtjes ne fjale. Me lejoni t’ju rikujtoj se prej Z. Alcani duhet te merrni vetem historine e mireqene te shkruar prej tij, ndersa prej Z.Velaj te merrni vetem deshiren e mire qe ai ka per te krijuar ura lidhese dhe paqe. Cdo tentative tjeter e tyre per tu larguar pertej kompetencave te veta krijon hapesira per keqkuptime.

      Ndoshta Z. Velaj kekronte ta kishte si motivim te tijin idene se Angjelina ishte nga Kanina, per te marre mundimin qe te shkonte ne Serbi. Ndoshta me ate histori e kane mesuar qe ne femijeri, dhe kjo padituri nuk vjen sot si pasoje e fajit te tij, por a atyreve qe ja kane thene.

      Ashtu sikurse Skenderbeu eshte i gjithe Shqiptareve dhe jo vetem i krutaneve, ashtu edhe cdo princ tjeter ne Beselidhjen e Lezhes ka qene pranuar ne gjirin e te gjithe arberve te asaj kohe. Princat e beselidhjes nuk kane qene vetem te krahinave prej nga ata vinin, por kane qene te te gjithe Arberise..
      Ashtu sic eshte Konstandini i Madh sot jo vetem per pasardhesit e Dardanave te Ilirse, por dhe i tere Europes se krishtere per te gjithe pasardhesit e europianeve kudo ne Europe.

      Mua me vjen keq per dicka.
      Z. Velaj ka pergjegjesi te medha mbi supe pasi ne cdo takim qe ben dhe ne cdo artikull qe shkruan; ai perfaqeson kulturen Shqiptare, dhe si i tille duhet te jete tejet i matur per cdo fjale qe thote apo per cdo veprim qe ben. Injoranca dhe padituria nuk jane justifikme per dike qe kudo qe shkon ndodhet ne “spotlight” e aq me teper kur shkon diku me objektivin per te qene ne “spotlight”.

      Per nje serb eshte shume e komplikuar te di analet e krahinave shqiptare te gjetur rrenjet e Angjelines, ndersa per ne si shqiptar e kemi te nevojshme te mesojme historine e vertete.

      Z. Alcani mund te jete ndjere disi i irrituar per arsyet e tij, por kjo nuk i jep atij te drejten te ofendoj nje figure publike qe eshte vleresuar prej politikaneve te nivelit te larte ne Europe.
      Nje shkrim i qarte pa shume komente, por vetem me sqarim historik do te ishte me se i mjaftueshem. Megjithate gjithsecili prej nesh tregon nje pjese te vetes me ato cfare shkruajm.

      Sido qe te jete, Gjergj Araniti dhe gjithe princat e Arberesie me ne krye Skenderbeun do ta kene madheshtine e tyre te perhereshme ne historine e popullit tone si pjese e jona, pavaresisht ne qofshin geg apo toske, te konvertuar apo fanatik, apo lindur e rritur neper vise te ndryshme.
      .

      1. vezhguesi says:

        -Ne cfare pjese te shkrimit ky Alcani verteton se Arianitet nuk ishin zoter te Kanines, mund te na e permendesh!?
        -Ne cfare pjese te shkrimit ky Alcani verteton se zoter te Kanines ishte dikush tjeter,mund te na e permendesh!?
        Nese Ky Alcani nuk shpjegon asnje nga keto dy pyetjet e thjeshta te mesiperme, atehere thjesht eshte nje trylyly qe fluturon me pras!

  7. Artan Haruni says:

    Shiko si komenton Fate elektricisti me emra te ndryshem. Ahahahaaaaaaa. Nuk ke faj ti o derezi e ka Rama qe te beri deputet. Hajd se ne gryke do i mblidhet. Do mekemi me Fate deputetin me diplome fallco e mendjepjerdhur . Nuk kemi pare gje akomaaaa. Ahahahahaaaa. Fatja eshte edhe historian. Ahahahahha. Edhe shkrimtar. Ahahahahah. Edhe piktor. Ahahahaha. Edhe politikan.ahahahahhahahaaaaaaaaAaaa.

  8. Daja says:

    Edhe? Si perfundim a eshte apo jo Angjelina shqiptare pavarsisht katundit ku ka lindur? Duket se po, se ke tjerre lesh 1 mije rreshta per te na thene qe nuk eshte nga Kanina.
    Eshte kjo nje arsye qe te ofendosh Fate Velajn per emrin me demek te çuditshem?
    Por le te hyjme ne lojen tende dhe te merremi me kete teme eshte apo jo nga Kanina.
    Ka burime qe thone te kunderten? Me duket se jo.

  9. Dibrani says:

    Pershkrimi me konpleks qe kam pare.
    Po kaq te pa-afte jeni te formoni nje harte principatash dhe pemen e familjes dhe degzimet mes tyre ,..si lidhjet e tjer.
    Mundohesh me tregu dicka dhe humbesh ne nje pyll te dendur emrash vitesh edhe hajde merre vesh gjith kete histori.

    Kam ven re shpesh here shkrime gazetaresh pedagogesh ,..me te vertet jeni shum primitiv dhe hic fare kreativ.

    Sot bota e smart-phone mundohet te thjeshtezoj perdorimin duke krijuar programe sa me te leht per tu kuptuar nga te gjith njerzit ne Bote.

    Shqiptaret dhe nje pershkrim nuk arrin ta bej terheqes ,..perkundrazi te corjenton me nje mori emrash datash, ce te hyn nga nje ane te humben ne anen tjeter.

    Ky lloj shkrimi me kujton menyren se si mesojne shqiptaret ne Shkolla,..monotoni permendsh

    Ae kuptoni ce nuk jeni kreativ ne te shkruar,..nuk jeni ambicios te terheqesh lexues te rinj,ngaqe mungojn idet .
    Nuk keni evoluar fare

  10. Illyria-Shqiperia says:

    Mire e ke ti z Avni, Po ne Shqiperi nuk ka ngel wen e mace pa u bere shkencetar, hulumtues, analist, opinionist, historian, akademik pa akademi. Dhe ndaj e kuptoj irritimin tend prej arkeologu, profesori historie e hulumtuesi. Madje dhe mua dhe tek ai pasazh i cuditshem (sepse nuk eshte artikull) me cuditi fakti qe Arianit Komneni ose Gjorg Golemi n’a kishte dale nga Kanina (ne fakt sipas vlonjateve, nuk ka me te mire me patriote se ata, ndaj cdo gje ja kushtojne asaj). Ndaj edhe Fatja qe ka dash me bo historianin si Muci Ia pervetsoi Kanines. Po fajet I ka dhe kazani mediatik, qe gjithe pordhet, me falni statuset e fb, qe postojne keta pseudo historianet na i publikojne ketu si artikuj te mirefillte. Propozoj jo Vetem ta shkrijme Akademine, po te zhdukim cdo hulumtim shkencor. Pse na duhen, ne kemi Mucin, Faten, e kodrat pas bregut e tjere.

    1. ca po thu o Shabono says:

      Po ti je bere shkencetar, hulumtues, analist, opinionist, akademik … apo ke ngel galic 😛

  11. Mentari says:

    E lexova artikullon me shum interesim dhe erdha ne kete mendim;Fate velaj beri mire qe beri nje vizite tek Manastiri i ST Angjelines por beri nje gabim qe ben biografine e saj duke na e shtremberuar si lokalist i semure sepse populli shqiptar injorant kerkon te edukohet me Historine e vertet mesjetare shqiptare dhe jo me Historine denigruese Enveriste.Po pse pak u mashtrua populli shqiptarn dhe akoma populli shqiptar do te mashtrohet nga Fatet etj.Historia behet me fakte dhe behet korrekte sepse ajo nuk eshte Histori filmash me shtesa e prapashtesa por eshte Histori e shkruajtur .Leberit duke qene se kane qene per 50 vjet ne krye te shtetit shqiptar dhe e denigruan Historine e vertet te ketij kombi akoma edhe sot kerkojne te denigrojne historite duke ja atribuar ngjarjet historike shqiptare Tokes se djegur te ish kacakeve qe quhet Laberi .Mjaft me abuzime Hstorike,mjaft me mashtrime sepse me 1992 ju doli boja si genjeshtar e mashtrues te Historise se kesaj shqiperie.Zoti Alacani ka dhene mjaft argumenta te binshme Historike se nga ishte me te vertet Gjergj Aranitasi Komneni dhe pike qe shqiptaret e shqiperise se mesme e dinin ate qysh ne Kohen e Zogut por kur erdhi ne pushtet Bushtra e Laberise cdo gje u be mut fare dhe aq me keq edhe sot ata pa pike turpi kerkojne te bejne Historine Fallse te shqiperise dhe tja e shesin ate si te vertet .Turp per :Laberine Injorante dhe te dale boja.Bravo zoti Alcani

    1. Mentar says:

      Vertetim : Xhanmaria Biemi ishte bashkepunetor i Enver Hoxhes dhe madje oficer me grade te larte i Sigurimit! Natyrisht qe ishte vlonjat dhe shtirej si murg italian, per t’u hedhur hi sy historianeve!
      Kete e vertetoj une, dora vet
      Mentar Cari

  12. Albani says:

    Avni Allcaku…………

  13. bregdetari says:

    KAM LEXUAR DHE ARTIKULLIN QE POLEMIZON LEXOVA DHE ARTIKULLIN TEND.
    FAKT ESHTE SE JU ZOTERI PA TE DREJTE KENI SHKELUR TE DREJTEN E TJETRIT DUKE IRONIZUAR EMRIN E AUTORIT TE SHKRIMIT QE TI POLEMIZON.
    KJO GJE ME LE NJE SHIJE TE KEQE , PER ME TEPER NGA NJE PERSON ME BEGRAUND PER MENDIMIN TIM POZITIV.
    NESE JE RESTAURATOR NE NJE INSTITUT ARKEOLOGJIK TE PAKTEN VETEM ME EMRIN E TJETRIT NUK KE PSE TE MERESH E AQ ME TEPER TE CUDITESH.
    PO TI DUKE PUNUAR NE FUSHEN TENDE(ARKEOLOGJINE)BESOJ SE GJITHE DITEN RRIKE ME GOJE HAPUR SE ME LLOJ LLOJ EMRASH QE HAS CDO BESH , DO TE CUDITESH PER SE TEPERMI ME EMRAT QE NA VIJNE NGA ANTIKITETI.
    NE KETE KUPTIM MIRE ESHTE TE PERQENDROHESH TEK PROBLEMI I CILI ME SA SHOH NUK ESHTE NDONJE PROBLEM KAQ I MADH SA TI KUSHTOSH NJE MATERIAL KAQ TE GHERE.
    TJETER QE KISHA , PER SA I PERKET ZOTIT FSTE VRLAJ NUK KA PSE TE CUDITESH SEPSE CILI ESHTE KY PERSON E KEMI MARRE VESH HERET DYERT E KANCELARIVE HAPEN PA TROKITUR ENDE FATE VELAJ
    PO TY CILAT DYER TE HAPEN ???
    ME KESI GJERASH QE SHKRUAN DHE ASHTU SI DITKE TI TE SHKRYASH RREZIK TR TE MBYLLEN EDHE DYERT E …!

  14. Zzzzzz says:

    CESHTE KY IDJOT FATE POR ME ASASKTE FATMIR VELAJ ELEKTRICIST NE FABRIKEN E CIMENTOS VLORE QE NA DEL HISTORIA…..?????????????!!!!!

    1. Uush he dreq says:

      Pse merr vesh nga historia ti!? Ti s’ke mbaruar filloren e derezi,as te shkruash s’di. Ik o loqe futi nje dopje 😀

  15. Patrioti says:

    Mos u zini se gjergj araniti ishte kineznga azia prandaj ky shtet me keta gazetar japonez qe jan n lufte te perjetshme me historin per 5 mij lek te vjetra nuk behet . Fate Velaj ne kete rast ka nderuar Shqiperin dhe Shqipetret me kete gjest po ju legena te kombit e mohoni . Dhe nje here o gazetar i pjerdhur mos merr m lek per te shar kombin se do t dalin na hundet nje dite .

  16. Bedmiri says:

    Historian Allcani? Me shkrujt ndonj histoni femnash nga Librazhdi edhe mundena meqe e ka patune cejf
    Por prallat e tij nuk shkojn asgjakuni.

  17. Historiani says:

    Z. Avni e ka marre me turr te madh…qetsohu or ti dude. Hera e pare qe te lexoj o Avni!. Kur nuk shkruajne specilistet e marren ne dore hoxhallaret dhe Fatja pastaj. Z. Velaj aq di aq shkruan cfare faji ka ai qe nxjerr ne pah nje te vertete qe shume shqipatre nuk e dinin per Agelinen.

  18. shoku " Shpati " says:

    Fatja eshte super gjigand . Donika ( gruaja e Gjergj Kastriotit ) e ka patur mbiemrin , Skenderbeu ( sipas Fate von Kanina ) …pra Donika Skenderbeu !!! Meqenese akademia e shkencave qe ndodhet ne Tirane ( nuk mund ta quaj ” shqiptare ” ) ka probleme te identitetit , atehere le ti referohet studimeve te thelluara dhe shume te vlefshe te deputet Fates . Biles te mos harrojne edhe kaubojsin se dicka di edhe ai .

    1. Tahapi says:

      Edhe ti e ke mbiemrin Cari! Por ty te njifet plotesisht, ligjerisht dhe psikologjikisht!

  19. grevisti digjital says:

    Ceshte ky idiot megalloman?
    Vete fshati aranitas tregon histori. Shqiperia ne ate kohe nuk mbyllwj ne kakavije.
    Atehere nuk kishte ndarje administrative si sot. Berati ishte qendra kryesore. Mallakastra ishte nje me beratin gjithe historine

  20. laberia_trimeeia_krenaria says:

    Laberia krenaria trimeria.
    Aranitasit ishin nga aranitasi i mallakstres se laberise dhe beratit. Se ku i shteinin pronat eshte gje tjeter.

  21. Tironsi says:

    nje pergjigje [email protected]
    O plaku….,
    Mos ha shume…m*t! ik gris bythet e leshoi perpjete!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *