"Çmendet" 36-vjeçarja nga Durrësi, sulmon barbarisht mjeken në vendin e punës

8 Shtator 2017, 16:20Kronika TEMA

Një mjeke është goditur nga një grua gjatë orarit të punës në Durrës.

Ka qenë 36-vjeçarja me inicialet T. M., banuese edhe kjo në Durrës, ajo që e ka goditur doktoreshën me sende të forta.

Sipas policisë, 36-vjeçarja ka qëlluar mjeken me sende të forta, ka ndodhur për shkak të detyrës.

Njoftimi i policisë

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësore Durrës, për T.M, vjeç  36, banuese në Durrës,  pasi dyshohet se më datë 05.09.2017, në lagjen nr. 4, në Qendren Shëndetësore Durrës, për shkak të detyrës, ka goditur me sende te forta mjeken A.SH, vjeç 28, banuese në Durrës. Neni 237 i Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje