Finalizohet shkolla verore për integrimin Europian, mesazhe nga Hahn dhe Vlahutin. Bregu: Nga nesër jam e papunë

8 Shtator 2017, 16:31Politika TEMA

Bashkë me shkollën verore të integrimit kryetarja e komisionit të integrimit Majlinda Bregu, mbylli dhe karrieren e saj si deputete e kuvendit. Bregu, tha se nga sot eshte e pa punë ndërsa citoj Churcill, Duke theksuar se  “Të  përmirësohesh do të thotë të ndryshosh, të jesh i përsosur do të thotë të ndryshosh shpesh” … mbylljen e shkollës verore të integrimit  e përshendeti nëpërmjet një video mesazhi, komioneri Johanes Hanh, i cili tha se integrimi  kërkon punë të palodhur, dialog intensiv  dhe të vazhdueshëm.   

Dita e fundit e punës me mandatin e parlamentarit, që do të thotë që duke filluar nga nesër jam e papunë. Por sikurse thotë Churchill, dhe kjo është një mundësi shumë e mirë, do mundohem të përmirësohem sepse të përmirësohesh thotë Churchill  do të thotë të ndryshosh, pro që të jesh i përsosur duhet të ndryshosh vazhdimisht.” tha Bregu.

Konferncën në përmbyllje të shkollës verore e përshëndeti nëpërmjet një video mesazhi edhe komsioneri për zgjerim, Johanes Hahn, I cili tha se të bëhesh anëtar i Bashkimit Europian është  zgjedhje politike, themelore për të ardhmen e vendit.

Të përkthesh aspiratat politike në ndryshime konkrete dhe përmirësim të cilësisë së jetesës, paqes, dinjitetit dhe prosperitetit, është gjithmonë shumë komplekse dhe kërkuese.  Kërkon punë të palodhur, dialog intensiv të vazhdueshëm për të arritur balancë në shoqëri. Kjo është faktikisht detyra e njerëzve si ju, të cilët përgatiten për të pasur një rol në procesin e integrimit. Do ju duhet të gjeni zgjidhje” u shpreh Hahn.

Ndërsa ambasadorja e Bashkimit  Europian Romana Vlahutin, vlerësoi shkollën verore të integrimit, ndërsa tha se dija  është themelore  nëë mënyrë që ky proces të ecë në rrugë të sukseshme.

“Angazhimi juaj do të vlersohet nga të gjithë shqiptarët. Në delegacion ne po shtojmë asistentë ndaj kushdo që do të aplikojë është e hapur për shoqërinë civile por edhe qytetarët që duan të përfshihen në programe të dialogjeve të politikave. Ndaj kontrolloni në vazhdimsi njoftimet tona. Ky lloj procesi mund të jetë vetëm një proces gjithëpërfshirës. Është tepër e rëndësishme që gjithmonë të ketë përmirësime cdo vit” nënvizoi Vlahutin.

1 komente në “Finalizohet shkolla verore për integrimin Europian, mesazhe nga Hahn dhe Vlahutin. Bregu: Nga nesër jam e papunë”

  1. Pronari says:

    Ministrat e kohes se Sali babes e arriten Berluskonin ne pasuri por duke vjedhur pra pa djerse. Maja nuk ka nevoje te punoje me pasi kishte zotesi shtimin e pasurise pastaj edhe Niku i saj qe eshte si Arsen Lupeni. Mos u qaj maja por shijo gjene e vjedhur per sa kohe qe shteti yne eshte prej lodre. Nuk je e vetme ke Zhozin, Boden, Imamin, Pollon lulushin Meten e kelyshet e Saliut..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje