FOTOT/ Piktura që "mbytet" në ujë

8 Shtator 2017, 17:07Lifestyle TEMA
FOTOT/ Piktura që "mbytet" në ujë

Një artist i rrugës ka krijuar një pikturë murale mahnitëse në Kanada që tregon një grua e cila zhduket dhe më pas rikthehet përsëri me ndryshimin e nivelit të ujit.

Sean Yoro ka përdorur një bojë jo toksike për të mbajtur ujin sa më pastër të ishte e mundur për krijimin e kryeveprës së tij prej 9 me 13 metra në Gjirin Fundy në Kanalin Lindor.

Për arsye ligjore ai nuk e ka bërë të ditur se ku ndodhet ekzaktësisht vepra e artit.

“Llogaritja e jetëgjatësisë është shumë e vështirë për shkak të ndryshoreve të tilla si rrezet e diellit dhe rruymat e ujit rreth murit, por një vlerësim i sigurtë është se do të zgjasë 2-3 muaj,”-ka thënë ai për CNN.

Ai eksperimetoi me lloje të ndryshme bojrash dhe ka punuar në një mur të lagësht duke iu dashur 9 ditë për të përfunduar veprën e tij.

Ndërsa niveli i ujit rritet piktura murale të jep përshtypjen sikur gruaja po mbytet dhe kërkon ndihmë.

1 komente në “FOTOT/ Piktura që “mbytet” në ujë”

  1. Kjo s’eshte aspak ashtu si duket ,pra thjeshte nji Pikture.
    Kjo pamje eshte ate qe ne e quajm Shpirti Kreativ i Artistit
    Eshte me te vertete dicka Fantastike .

    E uroj qe uji te mos rrezikoj edhe ne motin me te terbuar kte kreature femre mbi mure

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje