Hahn mesazh shqiptarëve, jep shpresë për integrimin: Dialog, vendosmëri dhe përgjegjshmëri

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

El comisario europeo de Política Regional, Johannes Hahn, mientras el presidente del Comité de las Regiones está dando su discurso sobre ayudas a las regiones

Eurokomisioneri Johannes Hahn ka përcjellë një mesazh për shqiptarët në kuadër të aktivitetit të organizuar sot në Tiranë për mbylljen e shkollës verore europiane të këshillit të integrimit në BE.

Komisioneri i BE thekson se të bëhesh anëtar i Bashkimit Europian është zgjedhje politike dhe sociale, dhe për të arritur këtë duhet punë dhe reforma të vazhdueshme.

Hahn theksoi se për të mundësuar integrimin europian të vendit duhet dialog ndërmjet të gjitha palëve të shoqërisë.

Sakaq, ai përcolli mesazhin se Shqipëria duhet të ketë një qeveri të përgjegjshme.

MESAZHI I HAHN

Te dashur miq,
Ketu nga Brukseli do doja t’ju përshëndesja dhe t’ju uroja per një javë të suksesshme shkollës verore europiane të këshillit të integrimit në BE.

Të bëhesh anëtar i Bashkimit Europian është një zgjedhje fondamentale politike dhe sociale. Është një çështje identiteti, si dëshironi modelin në jetën dhe shoqëria tuaj, Zgjedhja për tu bërë anëtar I Bashkimit Europian është ajo që ju shqiptarët e keni patur për dekada.

Sidoqoftë, kthimi I asipratave politike në ndryshime konkrete dhe në cilësi të përmirësuar jetese, paqe, dinjitet, dhe prosperitet është gjithmonë shumë komplekse dhe kërkuese.

Kjo arrihet përmes punës së palodhur, reforma të vazhdueshme si dhe dialog ndërmjet të gjitha palëve të shoqërisë. Kjo është detyra juaj. Përgatitja për të luajtur një rol të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit.

Duhet të gjeni zgjidhje, duhet të sigurinë përgjegjshëmrinë e qeverisjes, jo vetëm për të sjellë Shqipërinë më afër ndaj standarteve europiane por ta bëni BE një realitet për cdo qytetar në vendin tuaj.

Vendosmëria dhe ekpertiza juaj do të jetë shumë e nevojshme pas një viti intensive reformash dhe zgjedhjesh. Ju do keni një qeveri të re dhe parlament të ri dhe në ditët në vijim.

Presim me padurim për këtë dhe mundësitë para nesh. Faleminderit që aplikuat dhe morët pjesë në shkollën verore europiane dhe urime Këshillit për punën e tyre të çmuar dhe angazhimin e tyre. Ju keni një shans unik për të qënë pjesë e ndryshimit transormues në vendin tuaj.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *