Harrojini “skifterët” shqiptarë, kjo turiste polake bën namin në Sarandë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Gjatë stinës së verës dhe jo vetëm janë të shumta rastet kur turistët e huaj bien pre e grabitësve shqiptarë, por këtë herë historia është ndryshe, janë shqiptarët ata të cilët mashtrohen nga turistët e huaj.

Një shtetase polake është kallëzuar nga një qytetare në Sarandë pasi i ka sjellë turistë në hotel dhe më pas është larguar  pa i paguar një sasi eurosh.

Policia bën me dije  se është kallëzuar shtetasja polake me inicialet D.T 25-vjec.

“Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasen polake D.T, vjeç 28, banuese në Poloni, pasi dyshohet se më datë 06.09.2017, shtetasja M.V, vjeç 30, banuese në Sarandë, ka bërë kallëzim se, i ka sjellë turist në hotel dhe është larguar nga Shqipëria pa i paguar nje sasi eurosh. Neni 143 i Kodit Penal “ thuhet në njoftimin për mediat.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *