"Kaçi i bardhë" i jep zemër demokratëve: 1 në 4 shqiptarë kanë braktisur zgjedhjet

8 Shtator 2017, 14:49Politika TEMA

Kastriot Islami, që deri disa vite më parë thirrej “Kaçi i Zi” në PD, pasi kishte bërë thirrje për t’u çarë kafkat demokratëve, është kthyer në zërin që inkurajon demokratët  e zhgënjyer nga zgjedhjet e 25 qershorit dhe nga lideri i tyre Lulzim Basha.

Siç e dimë, pas kësaj ai në selinë blu nuk konsiderohet më “Kaçi i Zi, por “Kaçi i Bardhë”.

Islami së fundmi ka bërë një analizë ku ka nxjerrë në pah një seri dukurish negative me pasoja të rrezikshme, për të ardhmen e demokracisë sipas tij.

Ish-deputeti që u la jashtë listave pavarësisht qëndrimit në çadër, flet për stabilitetin politik, ekonomik e social të vendit.

Më tej, duke iu referuar shifrave të tij, ai bën me dije se rreth 9 % e zgjedhësve, ose 143 mijë votues kanë braktisur zgjedhjet/ politikën/partitë politike. Në këtë analizë ai bën me dije se partia kryesore qeverisëse është “rrudhur”.

1 komente në ““Kaçi i bardhë” i jep zemër demokratëve: 1 në 4 shqiptarë kanë braktisur zgjedhjet”

  1. isufi says:

    Kaçi shiko partine se ta kane mbytur muxhahadinet me bajraktaret t tyreeee.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje