“Kërcënon” Daçiç: Nese s’na pranon BE, anëtarësohemi në SHBA

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Mesazhe të forta u lëshuan ne forumin strategjik të BLED në Slloveni. Pas deklaratës së shefes se diplomacisë europiane Federica Mogherini se i gjithë Ballkani do të jetë pjesë e BE-së, shtypi i huaj përcjell komentet e ministrit të jashtëm serb, të cilat, edhe pse në formën e shakasë, i ngjasojnë një paralajmërimi.

“Është e rëndësishme që zgjerimi i Bashkimit Europian të vazhdojë. Ose do t`i bashkohemi ne BE-së, ose do të na bashkohet BE-ja ne. Mbetemi të angazhuar ndaj objektivit tonë që është aderimi i plotë në Bashkimin Europian. Të shpresojmë që kjo të ndodhë përpara se ai të shpërbëhet”, u shpreh Daçiç.

E  kam të vështirë ta besoj se të gjitha vendet e BE-së u benë pjesë e saj pasi përmbushen kriteret e krkuara. Jam gati të vë bast, thotë Daçiç, se po t’i duhej të hynin përsëri në bllok, të paktën një e treta e tyre nuk do t’i plotësonte kushtet e anëtarësimit. Më pas erdhi dhe kanosja me shaka.

“Po nuk na pranuan ata, do të kërkojmë anëtarësim në Shtetet e Bashkuara. Jemi për çdo rast më afër se Hauai”, u shpreh Daçiç.

Në Serbi, qarkullon prej gati një dekadë batuta se “Bota do të marrë fund” përpara se vendi t’i bashkohet bllokut Europian.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në ““Kërcënon” Daçiç: Nese s’na pranon BE, anëtarësohemi në SHBA”

  1. nje ish myslyman,tani grek ne dite te hallit says:

    Si shakate e Duces

  2. preshevaali says:

    IQ barabart me temperaturën e dhomës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *