Letër prindërve të nxënësve

8 Shtator 2017, 21:12Sociale TEMA

Nga Ledi Shamku

Po ju shkruan një prind nxënësish, një gocë zyshe e një zyshë njëherazi; po ju shkruan poashtu edhe ajo që beson te magjia e arsimit të mirë kombëtar. Qytetërimi është Arsim; Ekonomia është Arsim; Rendi është Arsim; Shëndeti është Arsim; gjithçka për një komb është në thelb Arsim.

Të dashur prindër të nxënësve që këtë të hënë nisin shkollën, së pari na u qoftë udha dritë fëmijëve! Desha t’i flas dy fjalë me ju si t’i flisja me veten, pa rrotullame e formula. Prindër, ju nuk i keni zgjedhur fëmijët tuaj para se t’i kishit ashtu si ata nuk ju kanë zgjedhur ju. Nuk vajtën të dyja palët në ndonjë MAPO e të thonin: Shoqe të lutem, desha një vajzë të bindur ose po nuk pate, më bëj një djalë artist.

Radha ime tani: a keni një babi liberal? – Jo, askush nuk zgjodhi kënd dhe sekushi mësoi rrugës të jetë prind. Njësoj si fëmiët tuaj nuk ju zgjodhën ju, po ashtu nuk zgjedhin as mësueset. Edhe mësueset mësojnë të jenë mësuese siç ju mësoni të jeni prindër. Mes jush dhe mësueseve janë fëmijët.

Nëse zysha thotë që duhet rikopjuar krejt mësimi me shkrim në fletore dhe juve ju duket “pa vlerë”, ju lutem mos t’ia thoni këtë fëmijës. Shkoni po deshët në mbledhjet me prindër dhe diskutojeni, por mos e thyeni autoritetin e zyshës te fëmija se e dëmtoni, fëmijën të parin.

Nëse zysha e gjeografisë (qëllon që ju ta njihni), ju jep “konsiderata” apo “moskonsiderata” për metodën e zyshës së matematikës, ju lutem kapërceni mbi qejfin e muhabetit me zyshën dhe lerjani matematikën zyshës së matematikës.

Nëse mësuesi i fiskulturës vendos t’i nxjerrë në kohë të mirë e të keqe fëmijët e t’u “marrë shpirtin” me ushtrime, ju lutem mos trazoni gjithë miqtë tuaj mjekë për t’i sajuar fëmijës një “raport”

Nëse nuk jeni dakord me vendimet apo qëndrimet e mësuesve (dhe jeni të lutur të vigjëloni), ju lutem shmangni në sy të fëmijëve do cilësime fyese për mësuesit; fëmijtë tanë nuk kanë nevojë aspak për një aleancë me prindërit kundër zyshës a kundër shkollës. Mos lëshoni pe për këtë, pavarësisht se fëmijët tuaj të zgjuar do mundohen t’ju përfshijnë në Pakte, Aleanca e gjithfarë përbetimesh.

Nëse fëmijët qëllon të marrin nota jo të mira, ju lutem mos i trembni e as mos i fyeni. Rrezikoni t’i bëni rrenacakë e ziliqarë të kompleksuar. Të dashur prindër, kur ju kanë thënë se nota tregon dijen, jua kanë thënë gabim: në fakt çdo notë tregon vetëm një stad të dijes, atë të asaj dite kur është marrë nota. Kush tha që stadi nuk kapërcehet me studim (pa terror!).

Nëse fëmijët ju thonë se “zysha është çmen dhe ka dhënë një mal me detyra”, ju lutem mos u bëni kot zemërdhembshur duke iu shkruar zyshave justifikime rrenash të tipit “erdhëm vonë në shtëpi”, ose “mbrëmë vajza kishte dhimbje koke ndaj nuk i përfundoi detyrat”. Kush ju shkruan tani, edhe e ka bërë dhe është penduar. Fëmija nuk ka nevojë për aleanca rrenacakësh kundër detyrimeve shkollore.

Dhe së fundi: prindër, jini prindër jo shokë! Shokë fëmijët tanë kanë plot e do të kenë plot! Prindër na kanë veç ne, e po na “shokëzuan”, nuk kemi fituar as ne e as ata! Ata kanë humbur prindërit e neve kemi humbur fëmijët.

Kaq kisha, me mend e me zemër! Si prind e si zyshë. Rroftë dija e rroftë shkolla e i paçim mësuesit e fëmijëve! Veç jetës, asgjë tjetër nuk e ka rëndësinë e shkollës. Asgjë! Gjyshja ime më thonte: Shkolla është erz! – dhe kishte të drejtë.

14 komente në “Letër prindërve të nxënësve”

  1. Devolliu says:

    Dakort, po thuaji burri te mos vjedhe!

  2. Kaonia says:

    po kjo c qe ??kujt i drejtohet kjo se jo per gje po nga fshati jemi e sdim ku godet.futja pordhes moj shoqe ,merni ndonje projekt si familje e qepeni gojen.

  3. Nik says:

    Bukur shume Znj. Shamku.
    Urime nxenesve, prinderve dhe mesuesve!

  4. lk says:

    Po sikur, sikur them, te ndiqnim modelin finlandez ku nuk ka detyra shtepie? Ku detyrat nisin e mbarojne po ne shkolle, ashtu si puna duhet te mbaroje ne pune e jo t’a marrim ne shtepi duke na mare kone e lire aq te vyer!

  5. Kapit Tupalla says:

    Bravo, znj Shamku ! Uddhëzime shumë të qëlluara.
    Këtë duhet shkruar në një afishe dhe t’u shpërndahet çdo prindi në fillim të vitit shkollor.

  6. Zonjusha thirren vetem prostitutat says:

    Shko moj debile. Ne boten e qyteteruar termi zyshe eshte ofendim. Madje ketu ku jam une ta therrasesh ndonjeren zyshe, (qofte dhe zonjushe) ta fusin menjehere me shpulla. Zysha zonjusha perdoret vetem per ato te rrugeve. Madje dhe ato apo transeksualet ofendohen se duan t u drejtohesh me zonje. Ti po me te drejte vazhdo ta konsiderosh veten zyshe. Se e tille je.

  7. Se pari GEZUAR VITIN E RI Shkollor te dashur nxenes mesues-kete vit te “550 vjetorit te Heroit Kombetar-
    Gjergj Kastrioti- Skenderbe.
    A moj zusha Ledi Shamku,qe me shokove sa me emri(e mbeses) dhe nbiemrin e njuhur si koleg sot pesionist),
    E lexova shkrimin ne prag te fillimit te vitit te Ri shkollor,Ju pershendes,(teksa mundohesha te gjeja nonje shkrim per kete dite.
    kaluar te 80 vite jete ,(26 vjet ne pension,deri tej oqeanit),mes nenesve e mesuesve jetojani se ne emigracion.
    Ndihem mire pasi na nderojne ne te gjitha kategorite e shkollave,deri ne universitet femijet tane nga mbaretrojet..i falenderoj sa ju uroj fillim te mbare te ketij viti te ri shkollor qe pa tjeter na imponon pos te tjerave ka te vecanten e vet:50 vjetorin e Herroit tine Kombetar Gjergj Kastrioti -Skenderbe…Vereni dhe ju si mesuese, ne qender te punes suaj edukative.
    Ai shqetesimi juaj,qendron, po them, se duhet trajtuar me me hapesira, sa si thote komentuesi “Ik”te marim eksperiencat me te
    arrira. Ai rasti “finlanez”, thuajse zbatohet dhe ketu ne Toronto te Kanadase. Mesim e studim ne shkolle,natyrisht dhe me
    detyra krijuese ne shtepi. Kjo, pregatitia ne shkolle, ka avantazhet e veta,po femija, do dhe pauza clodhese. jo nga mesimi ne studim.
    Po ketu ka kushte per kete proces… Mjedise clodhese e pas saj,pregatitia e mesimeve per te nesermen.Kjo gje e mir po, per kushtet tona,
    puna ne familie apo me gupe femijesh;(“patronazhi”i quanim dikur),do ritej cilesia e pervetesimit te mesimit marre ne shkolle.
    Sa per sa trajtoni ate komunikimin e families me prindet,keni te drejte,ju mbeshtes,duhet ruajtur autoriteti mesueses para femijes.Natyrisht kur ajo apo ai,mesues,s’ eshte korrekt me nxenesin.Po para femijes,nuk duhet komunikuar per keto probleme ne sy te demijeve. Me ju jam. Po si fillim i vitit te ri shkollor, do te doja… te benit nje shkrim ndryshe. Nje shkrim urimi sa mobilizus,per nxenesit, qe nisin vitin e ri shkollor.(2017-2018).
    Vit te Mbare mesues e nxenes e pa tjeter, komponenti Mesues -NXENES-Prind. eshte baze e ecurise ne jeten e femijes sa shkolles.
    Juve personalisht mesuese Ledi Shamku, suksese dhe c’tu doje zemra arritur.
    Me shume Konsiderate e nostalgji-81 vecari- mes JUSH.
    Guri Naimit D.

  8. lato says:

    Kjo eshte e semure nga mikrobi DHIDHASKALICES.Shkolla nuk eshte qellim ne vetvete.Shko moj budallaqe luaj zyshash tek shkallet e pallatit!

  9. Arsimtari says:

    Gjithmone me kane pelqyer shkrimet e tua, por ky eshte vertet i goditur. Uroj te jete nje keshille per qe prinderit qe e kane lexuar.
    SUKSESE nxenesve, prinderve dhe mesuesve ne kete fillim viti shkollor.

  10. shushica says:

    Jo …o Ik….. modeli finlandez eshte i bazuar ne nje nivel te larte zhvillimi shoqeror ,ne nje vend ku hapsira e madhe dhe popullsia e vogel te krijojne mundesi te medha..Eshte modeli japonez apo i Singaporit qe duhet te zbatojme,,,,femijet shqiptare kane nevoje te marrin njohuri te thella sidomos ne fushat e shkencave egzakte dhe te aplikuara ,te edukohen me nje disipline te rrepte ,te kuptojne se kush impenjohet dhe studjon me shume ka te ardhme…..femijet shqiptare ,,ne se duhet te dalin nga varferia ku i kane zhytur prinderit e tyre ,duhet te rebelohen ndaj pertacise ,jetes boshe ,vjedhjes se vehtvehtes me vleresime te blera me para….duhrt te futen me guxim ne boten e konkurences se dijeve ,si femijet gjermane ,ki eze ,japoneze …Prandaj Shanku ka te drejte…Ka qene nje kohe kur mesuesi shikohej si …..shenjt…..nuk ishte e gabuar ….mesuesi ,profesori ..jane e ardhmja e nxenesve dhe studenteve…

  11. a.f. says:

    Nje hartim i pranueshem, per nivelin e nxenesve te shkolles se mesme……. shkruar nga:
    Ledi = prind,
    Shamku = goce zyshe, me perberje dhe biografi te mire politiko-familjare.
    Ledi Shamku = zyshe dhe deputete (+ figurante e rilindjes).
    Ledi Shkreli = familje e spikatur e partise, me akses te dukshem mediatik, politik dhe sidomos financiar (Shkreli), nje nga ato, te stanit te Ram-kes, qe perfaqesojne dhe “elit-kat” e dekorit te rilindjes..

  12. Mirushi says:

    Shume shkrim i bukur, profesioniste e vertete!

  13. Ylli says:

    Pak me pare lexova Moniken .Tani Ledin.O Mero te lutem jo te dyja ne te njejten dite.Eshte vajtuese dhe irrituese kur mendon se pa akses ne politike ,keto dy zonjat do ishin ne rastin me te mire ,mesuese te emeruara fshati ,por pa vargjet e poezise se Kadarese.
    Sa per vitin e ri shkollor….femijet qe degjojne gjithe diten Despacidon ,do shkojne ne shkolla te marrin mesim nga mesuesit qe degjojne gjithe diten ,po Despacidon.!!!
    Another brick in the wall….PINK FLOYD.

  14. sadna babul ka bidai says:

    BUKUR NXENESIT MERITOJNE TE TRAJTOHEN SI DUHET ,SE ATO JANE E EARDHMJA E KOMBIT SHQIPTAR TRAJTIMI TYRE NGA MESUESIT ,ESHTE SI TE JENE PRINDER TE DYTE PER TO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje