Perëndimi i senatorëve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

“Themelues të PD-së e PS-së pas rrëzimit të sistemit komunist, qëndrestarë demokratë, KOP-istë të PD-së dhe reformatorë të PS-së. Thuajse të gjithë janë larguar. Janë ndryshuar elitat në të dy krahët e politikës.

Në këtë parlament të ri të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit nuk janë më pjesë e tij ish-drejtues të rëndësishëm të PS-së e PD-së, si Arben Imami, Eduard Selami e Genc Ruli i PD-së, nuk janë Namik Dokle, Arta Dade e Shkëlqim Cani, intelektualët e orëve të para të PS-së, nuk do të jenë qëndrestarë si Jozefina Topalli, Ridvan Bode e Astrit Patozi të PD-së, apo ata të KOP-it si Majlinda Bregu. Por as Valentina Leksaj, e prej kohësh nuk është Fatos Nano, ish-kryetar i PS-së dhe Arben Malaj ish-drejtues i rëndësishëm i kësaj partie. Mungon edhe Ben Blushi e Mimoza Hafizi.

Mungojnë shumë të tjerë ish-studentë të dhjetorit të PD-së apo edhe politikanë me karrierë të rëndësishme që u përfshinë në  PS nëpër valët e shumta të reformimit të kësaj partie. Janë politikanë që kanë nxitur apo udhëhequr debatet jo vetëm brenda partive të tyre, por edhe mes palëve të politikës shqiptare.

Kanë mbajtur poste të rëndësishme në institucionet e larta shtetërore në 27 vitet e qeverisjes postkomuniste në Shqipëri. Kanë në biografitë e tyre politike përvojën e gjatë dhe angazhimin e fortë, por edhe kostot për keqqeverisjen, sepse edhe pas 27 vitesh Shqipëria është ende një vend në tranzicion, ndër vendet më të varfra në Evropë, me demokraci të cunguar, e ku ende nuk zhvillohen zgjedhje të lira”.

Kështu shkruan Luljeta Progni për revistën “Mapo”, në një shkrim të titulluar “Perëndimi i senatorëve”.

Senatorët e kryen misionin e tyre, sepse u bënë më shumë se 25 vjet aktivizim në politikë. Do të ishte krejt normal ky konstatim nëse në paralment nuk do të ishte Ruçi, Xhafa, Berisha, Anasatas Angjeli, Tritan Shehu, e ndonjë tjetër, sepse do ta mirëprisnim si qarkullim elitash. Por nuk është i tillë.  Është veçse spastrim i dy partive nga kundërshtarët e liderëve respektive”, vijon shkrimi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *