Pranga efektivit të FNSH-së, përplasi rëndë me makinë një person: Ishte i dehur…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
Një efektiv i FNSH-së është arrestuar për akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit.

Riza Kenga, me detyrë trup shërbimi në Komisariatin e Policisë së Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë, akuzohet se në gjëndje të dehur aksidentoi një person që lëvizte me motor.

“Arrestimi i efektivit të Policisë u bë pasi në datën 7 shtator, nën efektin e alkoolit ka aksidentuar rëndë me makinë në fshatin Laknas shtetasin Q.D 65 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak nen kujdesin mjekesor.”

Arrestimi i tij u be nga shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *