Ralf Gjoni, me ane te nje statusi ne “Facebook”, ka bere te ditur se ka dhene doreheqjen nga posti i Sekretarit Ndërkombëtar te Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Statusi i plotë
Të nderuar miq gazetarë e kolegë,
Ju bëj me dije se sot i kam paraqitur Kryetares së LSI znj. MonikaKryemadhi, dorëheqjen time nga pozicioni i Sekretarit Ndërkombëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ishte një hap i natyrshëm, i vonuar dhe që synon kalimin e këtij sektori të rëndësishëm në duart e një brezi tjetër.
Kam patur kënaqësinë t’a mbaj këtë detyrë dhe përgjegjësi që prej shkurtit të vitit 2012 dhe sot pas 5 vjetësh ndjehem krenar për atë ç’ka kemi arritur në drejtim të vendosjes së një standardi koherent, profesional dhe evropian të praktikës së marrëdhënieve ndërkombëtare në raport me forcat e tjera politike në vend.
I kam uruar njëkohësisht suksese znj. Kejdi Mehmetaj, e cila në cilësinë e Nënkryetares së LSI merr stafetën e marrëdhënieve ndërkombëtare të partisë, si dhe kam uruar znj. Kryemadhi për drejtimin e mëtejshëm të LSI-së, duke i dëshiruar sukses në reformimin e ridimensionimin e LSI-së në përballje me sfidat e ardhshme politike në Shqipëri.
Dua të falenderoj të gjithë kolegët e Trupit Diplomatik në Shqipëri, Ambasadorë e punonjës të institucioneve të huaja, kolegët e mi në Parlamentin Evropian, veçanërisht në Grupin Socialdemokrat, të gjithë kolegët e Komisionit Evropian dhe të Shërbimit të Jashtëm të BE-së në Bruksel, dhe patjetër kolegët e dashur amerikanë të Departamentit të Shtetit dhe institucioneve të tjera në Washington DC – për baskëpunimin e ngushtë, të sinqertë e profesional që kemi patur gjatë këtyre 5 viteve të fundit.
Një falenderim të veçantë për të gjithë kolegët e nderuar të medias, të cilët kanë qenë gjithnjë të gatshëm të pasqyrojnë angazhimet dhe aktivitetet tona.
Marrëdhëniet ndërkombëtare mbeten fusha ime e preferuar politike, ndërkohë që unë personalisht mbetem në pritje të sfidave të reja në të ardhmen e afërt.
Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë miqtë virtualë që nuk rreshtin kurrë së ndjekuri angazhimin tim politik…
Mos ik te lutem se ke lene gjurme ne shqipri? Si te ja bejme pa ty tani? Nje hajdut me pak.
e dhe vete apo ta kerkoi mona-like-linza? do ja le stafeten nje brezi tjeter!!!??? Ta thoshte Spartak Braho edhe mundet ta kuptoja po nga goja jote more djale duket qe ke qene i detyruar. Tani shkeli syrin andej nga PS se mos te gjejne ndonje vend se ju qe jeni marre me politike nuk dini te beni gje tjeter.
Ky eshte nje person anonim e qe kerkon ta beje veten te rendesishem. Nje jesmen i zellshem, 0a asnje vlere.
legen asgje me shume si pune e atyre k…ve mos se po rritet LSLESHIA NA BETE HATANE
Mooooos! Po i shkaktoni kombit nje dem shume te madh! Aman, ju lutem rrini, sepse ndryshe na mori lumi! Medet ne se c’na gjeti! Si do i a bejme hallit tani? Ka ikur nje koke e jo shaka! Mjere Shqiperia!
OMG…ky një copë injoranti që vetëm me lëpi veten në pasqyrë çdo ditë dhe bythën e shefit….po falenderon gjithë botën ky se po ikën nga puna…dhe gjithë këta njerëz që ky i flet në shqip në FB ndalën një moment për ti dhënë lamtumirën….hahhaha sa karagjoz