Veliaj: Fokus të madh te fëmijët dhe të moshuarit, po vijojmë me investimet në çdo lagje të Tiranës

8 Shtator 2017, 12:01Sociale TEMA
Veliaj: Fokus të madh te fëmijët dhe të moshuarit, po

Banorët e Njësisë Nr. 7 në kryeqytet, pranë zonës së njohur si ish NSHRAK-u, do të kenë një hapësirë të re çlodhëse për të moshuarit dhe argëtimi për fëmijët. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për ndërtimin e këndit të 23-të në sheshin “Shefqet Musaraj”, një investim i munguar prej vitesh në këtë zonë të kryeqytetit dhe një premtim i mbajtur për banorët.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi nisjen e punimeve dhe siguroi një vëmendje edhe më të madhe ndaj të vegjëlve dhe moshës së tretë.

Jam shumë entuziast për faktin që sot fillojmë punën për këndin e 23-të në Njësinë 7. Është lajm i mirë, kryesisht për ata që janë të moshuar dhe që nuk kanë një hapësirë poshtë lagjes së tyre. Gjithmonë është menduar vetëm për të ndërtuar banesat, por jo për njerëzit dhe hapësirat çlodhëse për ta. Ndaj më vjen mirë që për herë të parë një fokus më të madh e kemi tek të moshuarit, jo vetëm për stola, por edhe për mënyrën si ta kalojnë kohën e lirë. Një komunitet që nuk mendon për të moshuarit dhe për fëmijët, është një komunitet pa të ardhme”, tha Veliaj.

Duke garantuar banorët e kryeqytetit se Bashkia e Tiranës do të vijojë investimet, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se në dy vitet në vazhdim ato do të shtrihen në nivel kapilar në çdo lagje.

“Nëse nuk mendojmë për ekstremet e jetës, kur dikush ka nevojë për ndihmë dhe për dorën e bashkisë, është shumë e vështirë që të kemi komunitete të shëndosha. Ndaj, pasi kemi rregulluar qëndrën e Tiranës, kemi filluar në nivel kapilar në të gjitha lagjet dhe komunitetet e vogla. Mezi pres që këndin ta mbarojmë përpara se të fillojë moti i ftohtë, ku të gjithë banorët e zonës të shijojnë një ambient çlodhës poshtë pallatit të tyre”, u shpreh ai

Veliaj tha se përmirësimi i infrastrukturës ka dhënë rezultate pozitive, numri i qytetarëve të cilët preferojnë që ta kalojnë kohën e lirë në natyrë po rritet dita-ditës.

“Fatmirësisht gjithmonë e më shumë njerëz po dalin jashtë. Nga statistikat tona është 3-fishuar numri i njerëzve që kalojnë kohën e lirë në natyrë. Kjo do të thotë se hapësira si sheshi “Skënderbej”, transformimi i liqenit, këndi i lodrave, Bulevardi i Ri, Pazari i Ri, nuk po transferojnë të njëjtët njerëz nga blloku në këto vende. Përkundrazi, po nxjerrin më shumë njerëz nga shtëpitë e tyre dhe në një qytet ku jetohet 24 orë, është në fakt një qytet ku ia vlen të jetohet”, u shpreh Veliaj.

Projekti për ndërtimin e këndit të 23-të të lojërave parashikon krijimin e një hapësire të re çlodhëse, shtimin e gjelbërimit, ndriçimin, vendosjen e stolave, si dhe instalimin e moduleve të ndryshme lojërash për argëtimin e fëmijëve.

1 komente në “Veliaj: Fokus të madh te fëmijët dhe të moshuarit, po vijojmë me investimet në çdo lagje të Tiranës”

  1. F u all says:

    Pse ia mohove banoreve te kryqezimit te rruges se kosovareve me rrugen grigor heba semaforin bastard??!! Ti ndyresire e di shume mire se si katranoset qarkullimi tek ai kryqezim sidomos tani qe fillon shkolla! Vetem semafori mund ta disiplinonte, por ti bajge ua mohove atyre banoreve te kalojne te sigurt rrugen! Me propaganden tende te felliqur dhe filmimet 1080 p mund te genjesh shume bageti dykembesh se gjasme po punon, por jo njerezit me dy pare mend ne koke!!! And fuck in advance all those cock suckers who feel the urge to negatively reply to my comment!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje