VIDEO/ Rama vulos qeverinë e re: Nesër votojmë Ruçin, do nisë kapitull i ri. Nëse PD nuk voton atëhere...

8 Shtator 2017, 12:26Politika TEMA

Në mbledhjen e grupit të PS Rama u shpreh se “Nesër për disa këtu nis rishtaz më këtë grup të ri që i ka të gjitha cka duhen për t’ia dalë me sukses.

Unë ndihem shumë mirë me energjitë të reja dhe jam shpresëplotë se pjesa me përvojë e grupit do të jetë një mbështetje e sigurt për ata që kanë ardhur rishtaz.

Jam i bindur se në atë sallë do të nisë një kapitull i ri i jetës parlamentare me zgjedhjen e Gramozit, dhe dua ta nënvizoj se Gramozi është njeriu i duhur për të investuar besimin tonë.

U them demokratëve se nëse nuk e votojnë Gramozin gabojnë njëherë sepse refuzojnë deputetin me eksperiencën më të gjatë, ndërsa duke e shënjestër me topat e politikës së baltës gabojnë 100 herë.

Shqiptarët e shpërfillin lojën me topa balte, pasi duan shtetin dhe punën e mirëqenin. Ne do ta konfirmojmë me votën e shumicës së 25 qershorit.

Fillim javën e ardhshme do të paraqesim në Kuvend qeverinë e re dhe programin, do të zgjedhim ekipin drejtues dhe kryetarët e komisioneve parlamentare.

Së bashku me kryetarin e ri të grupit dhe Asamblesë kemi hartuar tekstin e marrëveshjes mes qevrerisë dhe grupit e partisë për të nënshkruar.

Disiplina e grupit dhe e qeverisë janë faktor kyç në këtë legjislaturë, ashtu sikur edhe një shprehi elementare dhe e domosdoshme”…

1 komente në “VIDEO/ Rama vulos qeverinë e re: Nesër votojmë Ruçin, do nisë kapitull i ri. Nëse PD nuk voton atëhere…”

  1. Dn says:

    Energjit e reja …me gramoz Rucin,qe eshte aty qe 30 vjet!….
    Dicka te re a ka,vertete te re?
    Apo e reja e kesaj qeverisje eshte kthim tek baballaret?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje