Vizitë në shtëpinë e të fundmit të familjes Popa: Jam e vdekur për së gjalli. Zbulohet dokumenti, Kristaq Rama negocioi me familjen Popa për t’i nxjerrë nga Ambasada italiane

8 Shtator 2017, 09:18Politika TEMA

Në historinë e Shqipërisë ata cilësohen heronj, por jeta e tyre shkoi aq ters si të ishin dënuar me vdekje.

Atë 12 dhjetor të vitit 1985 teksa futeshin në ambvsadën italiane në Tiranë dhe kërkuan azil politik, 2 vëllezër dhe 4 motra të familjes Popa i dhanë grushin më të rëndë regjimit komunist.

Pas 32 vjetësh pesë prej kanë vdekur.

Gjallë është vetëm Ermioni, vajza e vogël e familjes që sapo ka mbsuhur 75 vjeç. Jeton mes skamjes dhe pamundësisë së jetës. E braktisur dhe e rrënuar nga gjithçka, ajo është në kufijtë esktremë.

Gazetari dhe drejteusi i emisionit “Debati në Channel One” Roland Qafoku ishte në shtëpinë e saj në një apartament në katin e parë të një pallati parafabrikatesh në Durrës dhe solli me zë dhe figurë vuajtjet e heroinës.

Fraza e përsëritur më shpesh gjatë intervistës: Jam e vdekur për së gjalli.

Por në emsionin e dytë të këtij sezoni të ri, gazetari Roland Qafoku ka bërë një zbulim që vjen për herë të parë për opinionin publik.

Në janar të vitit 1987 presidenti Iiregjimit komunsitr Ramiz Alia dërgoi në Ambasadën itailane për të negocuar, Kristaq Ramën, babain e kryeministrit të sotëm Edi Rama.

Gazetari Qafoku publikoi mbrëmë të gjithë raportin që Kristaq Rama, deputet dhe anëtar i presidumit të Kuvendit Popullor hartoi për Ramiz Alinë, pas takimit disa orësh me familjen Popa.

Më poshtë është e zbardhur një pjesë e këtij raporti të hartuar nga Kristaq Rama.

“Sot më datë 23 janar 1987, ora 10.00 u bë takimi në Ambasadën italiane.

Në hyrje të ambasadës na priti një punonjës i ambasadës i cili na drejtoi në një studio ku na priste ambasadori (Claudio Gentile). Paraprakisht, mbasi u ulëm, ambsadori filloi të më pyesë a po punoj për statujën e shokut Enver në sheshin “Skënderbej” dhe biseduam për monumentet që kam punuar unë…

Në dhomë u futën një burrë dhe një grua që ishin Akili dhe Liljana. Kur u futën ata as nuk na përshëndetën por na shihnin pak të çuditur. Vumë re se ishin shumë të irrituar dhe ishin veshur me rroba shumë të përdorura shqiptare që nga këpucët e deri te palltot.

Kur i tha ambsadori që e njihin zotin Rama, ata e mohuan atëherë unë i thashë se njihemi se jemi durrsakë dhe me Liljanën kemi qenë në shkollë, në Liceun Artistik, ajo prapë nuk dha të njohur.

Ishte shumë e zbehtë dhe e zbardhur komplet. Kur u ulëm I thashë ku janë të tjerët? Kjo pyetej I befasoi, panë njëri-tjetrin dhe thanë këtu janë.

Kur i pyetëm përse nuk duan të vinë unë dua të bisedoj me të tërë, përgjigja qe se janë të sëmurë dhe jemi ne dhe ska nevojë ëpr ta. Po kaq keq janë sa nuk mund të lëvizin? Unë desha të bisedoj dhe takoj edhe ata që të dëgjojnë edhe ata. Por dhoma ku ishim ne dhe nga karriget që ishin vendosur dukej që paraprakisht  ishte menduar se ato do të ishin vetëm dy vetë.

Akili më pyeti përse kisha ardhur. Unë i shpjegova që si deputet në takim me popullin më kanë pyetur për ju  dhe më kanë ngarkuar tju takoj tju shpjegoj dhe sqaroj pozitën tonë duke ju bërë thirrje të reflektoni. ….

Herë pas herë ata bënëin këto ndërhyrje: Ne nuk kemi punë me ju. Jemi italianë se jemi në tokë italiane. Çështjen tona do ta shqyrojë OKB dhe gjyqi i Hagës. Nuk kemi puën me autoritetet tuaja.

Unë i thashë që ambasada është në tokë shqiptare. Unë ju përgjigjem se ne jemi shtet sovran e I pavarur që lirinë e kemi mbrojtur gjithmonë vetë dhe asjë armik nuk na tremb. Këtë e ka treguar historia. ….

Akili falenderoi ambasadorin italain dhe u largua pa na përshëndetur. … ambsadori më tha se policia shqiptare nuk mund të futet në godinën e ambasadës italiane se kjo është tokë e padhunueshme. Ai më tha se Sigurimi kishte përgjuar bisediat e tij me Popajt por unë e kundërshtova.

.. Gjatë gjithë koëhs Liljana fliste italisht. Gjatë gjithë kuhës më drejtoheshin me fjalën juve, qeveria juaj duke nënkuptuar që ata nuk ishin shqiptarë.

Mua më thanë se i kishim burgosur, internuar dhe persekutuar. Unë iu thashë se ju nuk keni qenë as të burgosur e as të internuar dhe se lëvzinin si ju donte qefi.

I siguroava që  ata se nga territori shqiotar ata nuk kishin për të dalë kurrë prej andej nëpërmjet ambasadës, por të dalin vetë dhe se do jenë të lirë. Do përfitojnë edhe nga amnistia.

Në këtë moment Liljana nxori nga xhepi një pilulë dhe tha: Unë pi këtë dhe nuk dal prej këtej. Atëherrë Akili brofi në këmbë dhe tha po atëherë përse për Aleksandër Kondon iu drejtuan Gjykatës së Hagës?

Kristaq Rama

17 komente në “Vizitë në shtëpinë e të fundmit të familjes Popa: Jam e vdekur për së gjalli. Zbulohet dokumenti, Kristaq Rama negocioi me familjen Popa për t’i nxjerrë nga Ambasada italiane”

  1. Abc says:

    Shkrim ibret plot gabime. Gazetarì leshi!

  2. Donald says:

    Lereni te ndjerin dhe te nderuarin Kristaq Rama, POR shikoni kalifatin qe ndertoi e drejton Sali Berisha me boten arabe. Dhe perse nuk ju pergjigjet Italia ketyre popajve kur ne itali ka dhjetra shqiptare qe marin pension. Aq perdoret limoni, le ti mbajne ere.

  3. arben says:

    Nuk po kuptoj gazetën Tema që boton të tilla idiotësira.Kapitulli i familjes Popa është mbyllur njëherë e mirë për shqiptarët.Çështja e tyre nuk kontriboj për asgjë për shqiptarët pasi ata realizuan atë që dëshironin.Ikën në atdheun e tyre Itali ku i mbajtën me petulla,mjaltë e akullore.Jetuan pa punë se helbete ishin të dërguarit e Zotit dhe italianët e kishin për detyrë të punonin për ta e kur u mbush kupa e i sollën si thasë në Shqipëri nuk lanë mallkim pa lëshuar kundër atdheut të tyre Itali.Sot jeton duke mbledhur kanaçe epo kapitalizmi që ëndëruan ky është.Shqiptarët kanë halle më të mëdha këto të shikojnë gazetarët e jo të meren me pordhët e Popajve dembelë e bukëshkalë ndaj italianëve që në dallim me qindra e mijra emigrantë që me punë fituan bukën e gojës këta deshin të jetonin në kuriz të italianëve.

    1. Kryqi says:

      Familja Popa hapi NJE KAPITULL te ri ne historine e Shqiperise.Nje grusht
      dermus ne themelet e pusht-shtetit te diktatures malinje te izolimit
      te levizjes se lire.Shembull per mijera Shqipetar qe
      vershuan ne dyert e ambasadave per te kerkuar lirine jashte trojeve te
      “atdheut” BURG te Nexmije panteres e Ramiz lakeut..Popajt jane dallandyshet e para
      qe sfiduan inkuizicionin e regjimit te Tiranes mbrenda folese se saje.

  4. spartaku says:

    Keshtu e peson kur shkel me kembe nderin e atdheut tende.Popajt nuk u kerkohej asgje dhe ishin te lire te shkonin kudo ne shqiperi.Nuk i eshte mohuar asgje,por si gjithe shqipetaret e tjere.Ata jane bukeshkalur dhe e meritonin ate qe shteti Italian as qe ua vari fare,por i injoroi sa u katandisen keq e me keq.Kete jete te keqe,ata e kerkuan vete,dhe nuk kane te drejte te ankohen.Atyre nuk u ka dhene ndihme asnje qeveri shqipetare.Keshtu qe ata kane gjynahun dhe mallkimin e atedheut qe kerkuan t’a braktisin.

  5. ani says:

    Familjen Popa e kam njohur nga afer.Jetonin ne fshatin Kulle , njerezit i shikonin sikur te kishin lebren se ishin te internuar.Ishin familje intelektuale qe regjimi i at’hershem i ndrydhi dhe i beri te rrinin ne heshtje seps askush nuk i begeniste.Ishin persona qe me kulturen e tyre impononin respekt, ata u larguan per nje jete me te mire edhe pse fati i tyre ishte i pakthyeshem deri ne fund.Liljana zoteronte disa gjuhe te huaja dhe ishte nje femer per tu admiruar per zgjuarsine dhe inteligjencen e saj.Lerini te prehen te qete atje ku jane, mos hapni plage tek i vetmi person qe pret e vetme fundin e saj, pa asnje ndihme e perkrahje.

  6. Skrapari says:

    Si ka mundesi ! ? Une e di se kur zbriten ne token Italjane ,sigurisht ne “atdheun” e tyre ,sepse thone qe i kane sherbyer ,une e kam me te degjuar. Une e them me bindje se ne viziten e tij ne Corrovode, pas kthimit nga Korca, Ramiz Alia foli edhe per ceshtjen e familjes Popa. Ai tha se ne nuk e djegim Jorganin per nje plesht. PO te jet per ti nxjerr nga ambasada i nxjerrim qe ne kete moment,por s’kemi pse prishemi em Italine per Popet. Por lete kthehemi te vajtja e tyre ne Itali. Pse a nuk i priti Italia me nderime ? Si more edhe ata nuk i paskan dashur Popet?
    Pse pse i perzune xhanem? Apo nuk ishinme te afte te “punonin” Paskan vuajtur te shkretet. Te lire paskan qene .Leviznin nga te donin. Hanin buke gruri si gjithe te tjeret. Plazhoheshin tere diten ne plazhin e Durrsit…. Po edhe ne pune do kene qene …. Po ,po paskan vuajtur……. NUk kamc’te them…..

    1. Arrnaut says:

      Vete thua qe s’di gje per ta, pastaj llomotit e ben ironi idiote.

  7. Emigranti-UK says:

    Duhet ndihmuar nga shteti dhe nga shoqeria shqiptare. Nuk meritojne te ndershkohet nje plak 75 vjecare ore njerez. Sali Millosheviqi, Ilir Karaxhic edhe Edis Ramos jane klysh dhe hajduta
    Sa per Kristaq Ramen nuk mun te them se ai ka bere ndonje gabim ne lidhje me to

  8. IP says:

    Kur jam larguar nga Shqiperia si emigrante e ligjshme, kam qene pak me e madhe ne moshe se kjo zonje kur u largua per ne Itali. Kam punuar qe javen e dyte timen ne kete vend ku jetoj, dhe vazhdoj te punoj me kohe te plote. Punova 23 vjet ne vendin tim dhe 21 vjet ketu dhe do vazhdoj te punoj sepse jam mesuar te mos shtrij doren per lemoshe a ndihme, nuk dua as femijve t’ju shtrij doren e t’ju behem barre. Ketu nuk shkova kurre zyrave te kerkoj, cdo gje e kam perballuar vete. Kjo familje nuk ka punuar qe ne 1985, si, besoj, askush ne Shqiperi. Keta dobesuan komunizmin? hahahaha Zoterinj gazetare, mos shkruani e flisni brockulla po studjoni e mesoni. Komunizmi kolapsi vetvetiu, se brendeshmi si nje system qe s’mund te funksionoje. Keta artikuj tuaj nuk me kane bere te ndjej respect per kete familje. Kjo zonje eshte ne kontradikte me ato qe thote vete. Me vjen keq per varferine e saj ne kete moshe, por s’ka asgje interesante, historia e tyre perfundoi ne rruget e Romes duke ngrene akullore e ne Rinas si thes me patate. Kaq. Sa per Kristaq Ramen, monumentet e tij per te gjithe patriotet e heronjte shqiptare flasin se kush ishte ai. Sa per kujtese keni Ismailin, zevendesin e Nexhmies, deputet, nenkryetar te Frontit Demokratik, antar I KQ e te tjere, Salen etj etj.

  9. mire kjo pune..... says:

    Or gazetar cope MUTI!
    Ne historine e Shqiperise ata cilesoihen heronj!!?????
    Mor cope M…ti gazetar, di ti se cfare cilesish duhet te kete nje person qe te cilesohet HERO !!!!!
    Ata u futen ne ambasaden italiane!
    Po te pyes :
    Ku qendron heroizmi ne kete rast!
    DEEEEEEEBIL, GAZETARUC-inj

    1. hic po Habibi says:

      Heroizmi qendron per ata qe vrisnin njerez ne kufi dhe i
      terhiqnin kufomat me tel neper rruge, “trimave” kriminele te sistemit !
      Popajt ju hiken nen hunde,nuk i kapet dot ti vrisnit (ju sylesheve te partise)
      Me qe permend mu…in, ju a hengret te gjithe,ja u lane topin ne dere.
      Ja ky eshte heroizmi i tyre!

  10. Ilir says:

    Edhe nga provokimi i hapur qe R.Qafoku kujdeset te na beje me kete shkrim, shihen qarte me cfare jashteqitjeje te shqiptarise ka pase te beje Kristaq Rama, shihet qarte reagimi dinjitoz i Tij karshi sjelljeve te hapura antishqiptare dhe mosperfillese te dy prej Popajve. Tashme e mbijetuara e fundit po vuan, sic edhe mijera e mijera pensioniste qe njesoj jane duke vuajtur pasojat e Sistemit “Demokratik” per te cilen, sic shkruan nje komentues: Popajt sakrifikuan, bene “heroizem”. Por, or R.Qafoku, plaka e ngrate nuk eshte e vetme qe po vuan vetmine. Ne shkallen tone gjysma e apartamenteve banohen nga te moshuar vetmitare, pasi te gjithe femijet e tyre jane te larguar ne emigracion, familjarisht. E di kete fakt ti R.Qafoku apo jo ! Edhe ata po keshtu ndihen, fatkeqe. Sistemi i imponoi pleqerimin pa ndjere ngrohtesine e femijve te tyre, lumturimin e shpirtit nga cicerimat e niperve dhe mbesave.
    Meqe je duke bere lajm viziten tende tek kjo e moshuar e mjere, o Roland, merre ne shtepi dhe krijoi nje ambjent shoqerimi me Ju, familjen tuaj, me fisin dhe shoqerine tuaj. Ky po do te perbente lajmin me te bukur te ketij viti. Berja publike nuk ia zgjidh hallin, pasi me c’degjuam ne TV-report ajo nuk eshte e bindur per shkaqet e verteta te mjerimit te saj, te vuajtjes se vetmise, e vetpohuar me shprehjen : e vdekur e pa-kallur.

  11. Rita says:

    Ku qendronte heroizmi i tyre ??? Ne s”e ke jetuar kohen e murtajes komuniste te sqaroj se ne vitin 1985 ,,viti i shpreses per te gjithe ( vdekja e tiranit ) masat ,vigjilenca ,e terrori aspak nuk u zbuten por perkundrazi u shtuan me shume se kurre !! Te ishte vonuar dhe nje dekade se paku perestrojka e Gorbacovit , Dhe as nje vit nga ky revolucion ekonomik ) ne Katovice mblidhen perfaqsite e paktit te Varshaves ku shpall si falimentimin e sistemit komunist ashtu dhe daljen nga ky sistem me fitoren ,e fituesve te djeshem !! Faktet flasin qarte sot , Pra ,te mos vinte falimentimi i sistemit te kuq ,ai Ramiz e ai sitem do te hynte ne ambasade e skenarin imagjinoje vete ti qe pyet se ku qendron heroizmi , Ne s”kishim lidhje dipllomatike me shume shtete perendimore ,le te rradhitej dhe Italia si e rradhes !!Ata vellezer e motra jane e do te mbeten ne histori si heronj qe moren parasysh vdekjen e realizuan planin per liri !! Vetem koha e ri-internimit mbrenda ambasades 5-se vjet flet per heroizmin e tyre dhe egersine e sistemit qe sundonte vendin,Tash mbas lirise se tyre me 1990 si kane shkuar punet une s”dij gje qe te shkruaj !! Ne moshen e tyre duhet te ishin te sistemuar ,me pune ,pensione etj , Por ardhja e emigranteve te metejshem ,me mijera e mijera ,ka bere qe ata te shikohen nga autoritet vendase me antipati ,pse jo dhe urrejtje sa jane shikuar se jane keto qe na prune vargun e gjate te shqiptareve te tjere ,Dikush komenton se ishin te lire ne kohen e internimit ! Te lire dhe ne internim ,kete llogjike s”e kuptoj !! Duke qene vite te tera i internuar e pa ndonje kundervajtje serjoze kishe te drejte te shkoje ne qytet nje here apo dy ne muaj !! S”e dij se sa ore ,apo nje nate ,Ne mes te komentuesve do te jete dhe ndonje ish-operativ apo ish-hetues qe din mire ligjet pet te inernuarit e mortajes komuiste .te kete miresine te na shkruaje ,jo per mua por per ato qe kuptojne inernimin e asaj kohe te zeze se ishte baraz me lirine !!Kete cfryzezuan dhe familja Popaj qe udhetuan ne Tirane te veshur me shije e bukur sa ushtari i gjore i shebimit i mori per turiste italiane , Nje skenar per nje film , Vite te internuar e 5-se vite te izoluar ne ambasaden italiane !!

  12. TIRANA says:

    Nuk e kuptoj dot, çfare te keqe ka bere Kristaq Rama ? Ai eshte munduar te sqaroje Popat se nuk mund te largoheshin ne Itali pa aprovimin e qeverise Shqiptare. Dhe ashtu ndodhi.
    Popat ne vend qe te degjonin, se çfare mund te perfitonin, qendruan 5 vjet te mbyllur brenda ne ambasade. Ata kane ikur ne itali vetem kur u be largimi me ambasadat ne vitin 1990 ! Per ta nuk eshte folur fare, dhe per ikjen me ane te ambasadave nuk ishin ata qe shkaktuan futjen masive ne Ambasada.
    Sot, ata qe rrojne akoma nga Popat, jetojne ne mjerim. Çfare i beri Italia ? Mbase Kristaq Rama do ti kishte shpetuar me nje vit interrnim, kur kishin gjithe jeten te internuar !
    Sidoqofte, me kete supozim, Kristaq Rama ishte derguar si negociator, si i tille nuk mund te kete asnje faj, perkundrazi ne relacionin e bere ka thene te verteten dhe tregon se eshte njeri i njerezishem. Une e kam njohur kur isha student ne vitet 1979 ishte burre i mire njeri i shkelqyer ! Mos shani kot Kristaqin nga shkaku i te birit ! Kristaqi nuk eshte fajtor çfare ben Edi Sot ! Ne kohen e qelbur te rregjimit Kristaqi Rama ishte nga ata burra qe te qanin hallin, dhe kur kishte mundesi, ai ndihmonte !

  13. Besa says:

    C’te presesh nga nje popull qe nuk njeh heronjte e tij te vertete. Popull qe arsyetim te vetin ka “deshet kapitalizem, ja ky eshte kapitalizmi”, nderkohe qe ne Shqiperi thjeshte ka vazhduar diktatura maskuar ndryshe. Juve nuk ju bejne pershtypje as mijera burra e gra te pushkatuar pa gjyqe ose me gjyqe te stisura, ndaj s’ka si t’ju beje pershtypje as pensionistja komshie, qofte kjo Popa apo jo. popull egoist, i nevereritshem, qe heronj ka Hoxhen, Berishen e Ramen. Degjenerim total! trure shpelare!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje