Zyrtare, Albert Bunjaki largohet nga drejtimi i kombëtares së Kosovës

Albert Bunjaki do të jetë trajner i Kosovës dhe për dy ndeshjet e tjera eleminatore të kampionatit botëror dhe më pas do të largohet nga drejtimi i përfaqësues kosovare.

Në një konferencë për mediat, se bashku dhe me presidentin e FFK-së, Fadil Vokrri, është konfirmuar se ky është një vendim i përbashkët dhe se Bunjaki do ta udhëheq ekipin dhe për dy ndesshjet e tjera.

Madje, Vokrri ka zbuluar se Bunjaki ka ofruar dorëheqjen që tani, por Federata e ka refuzuar duke i dhënë mundësinë që të jetë në krye të stolit deri në fund të eleminatoreve.

“Për mua Kosova ka qenë një sfidë dhe një moment shumë i rëndësishëm. Qëllimi ynë ka qenë krijimi i Kombëtares. Besoj se kemi bërë një punë të mirë që jep shpresë për të ardhmen. Tashmë varet më shumë prej lojtarëve, të cilët tani duhet të rriten në skuadrat e tyre.

Takimi ndaj Kroacisë më jep shpresë se Kosova ka një të ardhme shumë të mirë me një grup të lojtarëve me prespektivë. Vendimi për t’u larguar nuk ka qenë i lehtë. Do te jem falenderues gjithmonë për këtë mundësi që më është dhënë pasi kjo periudhë do të ketë vend në pjesën kryesore të karrierës sime”, u shpreh Bunajki.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *