Astrit Patozi ironizon Berishën për Bashën

9 Shtator 2017, 13:20Politika TEMA
Astrit Patozi ironizon Berishën për Bashën

Ish- deputeti i Partisë Demoktarike Astrit Patozi ka reguar pas deklaratës të Sali Berishës i cili tha sot se “ka qenë një gabim në legjislaturën e kaluar, kur Basha nuk ishte në parlament”.

Përmes një postmi në facebook Patozi izonizon Berishën ku shkruan se “...sot po thuhet, parlamenti shqiptar nuk mund t’u kuptoka kurrë pa Lulzim Bashën dhe Shqipëria e paska vuajtur shumë mosqenien e tij”.

“Por ja që, si gjithmonë, Zoti vonon, por nuk harron. Tani Lulzim Basha është rikthyer, gabimi është ndrequr më në fund dhe Shqipëria thjesht duhet të falenderojë krijuesin dhe duhet të presë frutet e shpejta të kësaj mrekullie”– përfundon Patozi.

Postimi i plotë i Astrit Patozit

TË FALENDEROJMË ZOTAT QË NA KTHYEN LUL BASHËN

Sot mësova me habi se mungesa e Lulzim Bashës në parlamentin e 4 viteve të shkuara paska qenë gabim. Zakonisht në raste të tilla kërkohet falje, por ky nuk është ndonjë zakon që pëlqehet shumë në Shqipëri.

Por nëse ishte vërtet kështu, kujt duhet t’ia dimë për nder që na e bëri këtë gjëmë, njeriut apo Zotit?

Atij vetë, që vajti e u “internua” si kryetar i Bashkisë së Tiranës, atyre që e propozuan, atyre që e mbështetën dhe e votuan si të tillë, apo kundërshtarëve që nuk ndryshuan rregullat, kur erdhën në pushtet?

Sepse, me sa po thuhet, parlamenti shqiptar nuk mund t’u kuptoka kurrë pa Lulzim Bashën. Dhe Shqipëria e paska vuajtur shumë mosqenien e tij.

Por ja që, si gjithmonë, Zoti vonon, por nuk harron. Tani Lulzim Basha është rikthyer, gabimi është ndrequr më në fund dhe Shqipëria thjesht duhet të falenderojë krijuesin dhe duhet të presë frutet e shpejta të kësaj mrekullie

4 komente në “Astrit Patozi ironizon Berishën për Bashën”

  1. Argita_B says:

    Tani qe PD ja apo Berisha te lane jashte pushtetit fillove te jesh kritik!! Ka pas me dhjetra raste qe nuk te kemi degjuar te hapesh gojen e te kritikosh o fshatar Kavaje!! Apo kur te jepnin ty poste, ishin te mir Basha me shoke, kurse tani sbejn nje lek!!
    Bashkpunetor i keryre mostrave ke qen deri para ca vitesh, apo kaq shpejt harrove.

  2. timo says:

    Sidoqoftë, Patoz, emrin prapë nuk ja thua dot. Mbase unë e kam gabim. Ti mund ta kesh haruar se si quhet ish shefi yt zyrtar. Mos quhet Sali Berisha? Mister!!!

  3. Mondi says:

    Lereni Patozin ne punen e vet,ai eshte e keqja me e vogel e ketij vendi.Nje deputet i PD me tha qe patozi kishte frike ti binte deres se Berishes dhe kur e dinte se ai ishte ne Bruksel.

  4. qerosi says:

    Basha mund te kete shume mekate mbi supet e tij, por sa per ate qe te la jashte parlamentit ty, Topallicen e disa te tjere (jo te gjithe po i fus ne nje thes) i lumte dora qe su vuri ne liste, e keni pas hak. Tani e treguat cfare surrati jeni ne te vertete. Mos i kerkoni te keqiat vetem tek Basha por tek babi juaj politik e shpirteror Sal Krimineli. Po su distancuat te gjithe ju nga ai, poshte e me poshte do te firaksi PD derrave dhe e dosave bashke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje