FOTOT e rralla: Kur mblidhej parlamenti në kohën e Nolit dhe Fishtës…

9 Shtator 2017, 09:36Politika TEMA
FOTOT e rralla: Kur mblidhej parlamenti në kohën e Nolit dhe

Nga Avni Dani

Jeta parlamentare në Shqipëri ka nisur në një ndërtesë që ekziston edhe sot në Tiranë (shiko fotot). Një dykatëshe e bukur me kolona të larta, e dekoruar me flamurin kombëtar dhe një tabelë ku shkruhej “Parlamenti”.

Në brendësi siç edhe shihet në fotot e marra nga arkivi gjerman, një sallë modeste.

Në ballë të sallës së seancave një portret i madh i Skëndërbeut. Mure të veshura, tryeza modeste të ndara në dy grupe dhe lozhat funksionale. Ngrohja ishte me sobë.

Kjo është pamja e sallës ku janë ulur njerëzit më të ditur të vendit në atë kohë.

Për nivelin e tyre e kotë të flitet, mjafto të kujtosh vetëm dy emra: Gjergj Fishta e Fan Noli, që sigurisht kanë patur plot “konkurentë”, patriotë, të ditur e të mirëshkolluar.

Ndërtesa e Parlamentit të dikurshëm sot është Teatër Kukullash. Pas një urrejtje patologjike për “baballarët” e parë të Kombit, një mendje djallëzore, gjatë viteve të diktaturës, mori atë vendim. Një metaforë tallëse që vazhdon edhe sot…

… Sot, e shtunë, më 9 shtator, mblidhet për herë të parë Kuvendi i ri i Shqipërisë. Nis Legjislatura e tij e nëntë. Ndërtesë më e madhe e sallë luksoze. Ka nga ata që thonë se sot fillon Teatri i vërtetë i Kukullave. Është një këndvështrim. Unë për vete nuk thashë gjë.

3 komente në “FOTOT e rralla: Kur mblidhej parlamenti në kohën e Nolit dhe Fishtës…”

  1. fredi says:

    PO pse o gazetar idjot hedh teori te ksaj natyre , qe u be teater kukullash per ironi te baballarve te kombit , si thua ti ta linin bosh , ju kurva shkaterruat çfar ndertuan baballaret tuaj per 50 vjet , ty injorant te vjen keq se u be nje vend aktiviteti per femij , kokrrat e palaçove çdo gje e lidhin me sistemin e shkuar per ta ber kte artikull pa vler sa me interesant ,

  2. vera e nxehte says:

    Pse ka pasur parlament ne Shqiperi para 1990-es?! Sot u hap seanca e pare e legjislatures se XIX-te, do te thote qe ne Shqiperi s’ka pasur parlament me pare, pra do te thote se s’ka pasur shtet shqiptar, ai u themelua ne vitin 1992. Cila eshte historia e vertete? Atehere korigjoni legjislaturen se nuk eshte e XIX-te por ndoshte e 109-te, pra korigjoni historine e shtetit qe eshte fallsifikuar. Apo s’ka gje, ne te gjithe fallco jemi.

  3. spartaku says:

    Sa kohera te qeta dhe te mirekuptueshme kane qene.Kane qene te tilla,se ka patur burra te mençem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje