Gramozi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Bedri Islami

Nga të gjithë liderët socialistë, ai, me të cilin nuk u takova asnjëherë, ishte Gramoz Ruçi. Megjithëse në të njëjtin Kongres ishim bashkëzgjedhur anëtarë të Forumit të lartë Socialist, largimi im që nuk u mirëprit prej tij, siç duket, do të ishte edhe fundi i një lidhje që nuk filloi asnjëherë.

Por, nuk do të thotë se kam qenë i ftohtë ndaj aktivitetit të tij, pasi, nëse ka disa figura politike të cilat janë, si të thuash, pamja e parë e socialistëve, mund të përmblidhet në disa emra, njëri nga të cilët është pikërisht Gramozi.

Sot, e shtunë, ai do të jetë pikëtakimi i parë i opozitës dhe i shumicës qeverisëse. Të parët do të jenë kundër tij, të dytët do e mbështesin.

Në fakt ky është një refren që është përcjellë në çdo fillim legjislature dhe kjo që do të ndodhë sot nuk është asgjë e re dhe asgjë e paditur.

Demokratët kanë refuzuar kandidaturën e Kastriot Islamit, i cili më pas, si shenjë zemërimi donte t’u hapte kafkat, ( kishin qenë të gabuar, pasi ai ishte i gatshëm në një lidhje dashurie politike me ta), ndërsa socialistët e mbështetën, megjithëse ai lehtësisht ua ktheu shpinën.

Ndoshta pak më shumë konsensus kishte me Arbnorin, por, megjithëse nuk ishin të një mendje, socialistët ishin më të lehtësuar me të, pasi edhe ai vetë ishte diçka më i urtë se ish-komunistët që u bënë demokratë. Natyrisht, nuk kishte marrëveshje për Topallin, dhe nuk kishte arsye të ishin në një mendje. Harbutëria, me të cilën ajo e drejtoi parlamentin dhe shpenzimet budallshëm marramendëse, ishin nga ato shenja që të largonin nga statura e saj politike, që kurrë nuk u bë e plotë, kurrë civilizuese dhe e pranueshme.

Tani është radha e Gramozit. Njeriu që për tre dekada është aty, në parlament, një zë i veçantë dhe kurdoherë i njëjtë, në një sallë me disa nga ato që i rrinë ballas, nuk është i panjohur. Ndoshta, nga e majta, është më i njohuri, më i përballuari dhe, duhet saktësuar, në më trimat. Sepse parlamenti kërkon edhe trimëri, sidomos kur të ujkojnë rreth e rrotull.

Gramozi do të jetë sot, nga ora dhjetë, shënjestra e re e opozitës.

Do të ketë përballë dy lloj opozitash: njëra që ka dalë nga e njëjta linjë si edhe Gramozi, dhe, tjetra, që njërën këmbë e ka tek e shkuara dhe tjetrën në një llum korrupsioni banal e tragjik njëherësh.
LSI është opozita bashkëqeverisëse me Gramozin.

Kanë qenë bashkë në të njëjtën strukturë politike, bile në majën e saj, miq prej dekadash dhe e kanë mbrojtur njëri-tjetrin, kanë bërë bashkë punë të mira dhe kanë fshehur gjëra që nuk duheshin bërë, kanë qenë të sulmuar nga Berisha sa herë i ka rënë rasti dhe e kanë sulmuar atë rast e pa rast; nuk ka pasur mes tyre humnerë ndarje, edhe kur opozita e sotme ishte hedhur në krahët e Berishës, edhe kur kishte përfunduar në përqafim me Ramën. Gramozi kishte menduar gjithnjë se mes tyre ka një rrugë që mund të jetë e përbashkët dhe, duam apo nuk duan opozitarët e së majtës, ata janë mbështetur tek ai, ai vetë ka qenë gjithnjë pika e takimit ku janë sheshuar grindjet dhe sherret, jo aq të paktë tek socialistët, sidomos kur janë në pushtet.

Nuk e di përse LSI ka vendosur të bëjë tragjiken ndaj një figure politike, me të cilin nuk e ka ndarë thuajse asgjë dhe që, duke e vënë veten në pozicionin e Nëntë në një fushatë elektorale, dëshmoi se mund të sjellë përmbysjen, duke e nxjerrë veten në sipërfaqe dhe pa mbytur të tjerët.

LSI e ka ditur me kohë se Gramozi ka qenë në një kohë ministër i Brendshëm, e po ashtu, e ka ditur fare mirë se vrasjet e ndodhura në Shkodër, në 2 prill 1991, jo vetëm nuk kanë lidhje me të, por fajtorët dihet se ku duhen kërkuar.

Nëse ky është shkaku i mosmiratimit të Gramozit, atëherë e gjithë qenia e tyre në politikë është një kotësi, e cila ka rrjedhur përmes konfiguracionit politik e jo sipas të vërtetës.

Opozita e majtë ndaj shumicës së majtë, më shumë se gjithçka tjetër, ka dëshirën të tregojë se është një opozitë ndryshe, e fortë, agresive, se ajo do të qëndrojë përballë qeverisë si një shkëmb graniti dhe se, loja e deritanishme parlamentare do të shndërrohet në një fushë beteje. E pranuar kështu, ajo që do të dëmtohet më tej do të jetë vetë kjo pjesë e opozitës, e cila, duke dalë mbi të djeshmen e saj, nuk hedh një themel qëndrese për të nesërmen, por thjesht fillon e bëhet shtojcë e lojës politike të opozitës së djathtë.

Shqupasit nuk e duan Gramozin për një mijë e një arsye. Janë ndeshur me të në 27 vite pluralizëm, i kanë provuar të gjitha, që nga shantazhi politik e deri jetëprerës, janë bërë aluzione rreth ikjeve dhe bizneseve të tij, i janë sjellë në atë sallë gjithëfarë emrash dhe ngjarjesh, e përsëri, ai është aty e tani do të bëhet, si i thonë, i pari i asaj salle.

Alibia e ngjarjeve të 2 prillit është e rënë prej kohe, së paku për tre shkaqe themelore:
-sepse askush nuk e ka sqaruar deri në fund ditën e 2 prillit, kush qëndronte pas tyre dhe kush ishin të vërtetë vrasësit realë,

-sepse, si nuk ndodhte më parë, ai ishte i pari ministër i Brendshëm, i cili, mes rrëmetit, ku të gjykuarit gjuheshin me këpucë dhe thirreshin vrasës, ku salla e kinemasë ishte një kopje e gjyqeve të viteve të para të komunizmit, megjithë kërcënimet, vajti në sallë, tha çfarë kishte për të thënë, u përgjigj në pyetjet e dërguara me faks nga Tirana drejt prokurorit dhe gjyqtarit , dhe askush nuk kishte guximin ta trajtonte si fajtor, -sepse, në këto tre dekada, vetë PD-ja ka ngritur akuza dhe i ka cilësuar vrasësit e 2 prillit, që ishin brenda saj, e njërin nga të cilët, pasi e nxorën në pritë, e bënë Hero, i ngritën buste, ia pasuruan familjen dhe ia bënë pasardhësit deputetë, si për të shlyer mëkatet e tyre.

Shqupasit kanë në kokën e tyre një njeri pjesë të 4 vrasjeve dhe të vjedhjeve masive, i cili i ka mbyllur gjërat me procedurë, nuk është përgjigjur ende për vrasjet e ndodhura, është fshehur pas kurrizit të babait politik dhe i ka bërë gjëmën këtij vendi.

E djathta, e cila në fakt thirret kështu pasi nuk ka asgjë të përbashkët me të djathtën, do të kishte qenë kundër secilit deputet që do të kandidonte në atë post. Pa asnjë dyshim. Ajo ishte kundër “ të vetëve”, që u rebeluan fare pak kur mbetën jashtë listave deputetllëku, e jo më ndaj “armiqve” të së majtës.

Gramozi do të jetë, me shumë mundësi, kryetari i Kuvendit më institucional, më i saktë dhe më i rreptë.
Është e vërtetë se ai vjen nga shkolla e vjetër, por ajo shkollë qeverisje, megjithëse në një sistem sakat, ishte vërtet shkollë e jo strukturë hajdutësh, siç po ndodh në kaq vite. Ajo ishte shkolla e qeverisjes me një kontroll të fuqishëm dhe, edhe kur njerëzit nuk e donin pushtetin, besonin se ka një shtet të rreptë mbi veten e tyre.

Përzgjedhja e tij kthen edhe një herë vëmendjen ndaj atyre që mungojnë në atë sallë dhe që ishin bashkëthemelues të një linje të re të politikës shqiptare. Mungojnë aty shumë nga themeluesit, të cilët nuk janë të përjetshëm në poste, por Gramozi është aty dhe duke qenë, në një farë mënyre sjell edhe miqtë e tij të dikurshëm.

Opozita sot do të vërdalloset ndaj figurës së tij me të gjithë vreret e mllefet që ka. Është e pritshme dhe njëkohësisht e natyrshme që të kundërshtojë, por jo pa mend dhe jo vetëm se është opozitë.
Të jesh opozitë nuk do të thotë të hidhesh përpjetë edhe kur të thonë mirëdita, pasi kjo e fundit është një ditë e gjatë dhe të papriturat e saj kanë nevojë për një urim normal, njerëzor dhe të arsyeshëm.
Nëse opozita do e mbështesë mendimin e veprimin e saj politik vetëm në çjerrjet e zakonshme në Kuvend, të jetë e sigurtë se edhe pas katër viteve do të jetë e detyruar të shohë në rolin e të parit të tyre Gramozin dhe do të jetë krejt ndryshe nga sa janë mësuar.

Deri tani kemi pasur kryetarë Kuvendi mallkastriot, shkodranë, dy herë radhas, kuksian, skraparli, tani do të kemi një lab….

Unë i respektoj lebërit…më ngjaJnë me drenicakët, por me dëshirën e madhe për politikë të zgjuar.
Gramozi është njëri prej tyre. Sot, pas sherreve dhe debateve, ai do të jetë edhe më i afërt për të majtën dhe do ia largojë të djathtës edhe më shumë pushtetin.(Dita)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

18 komente në “Gramozi”

  1. Bravo Rama says:

    Mozi asht nja zgjedhje gjeniale e Kryekrimit shqiptar.Ai a mik i ngushte si me armiqte,Saliu,Meta,Islami dhe me socialistat e ndershem me brek te grisuna etj dhe kjo tregon sa demokrat i modh a enveristii diktatures Gramoz Amerika.

    1. cthua more says:

      LOL, Gramoz Amerika …

  2. Lili says:

    E moj bedri zeza qe kujton se ende je ne kohen e Partise kur armiket duhet me i larguar ! Pse jo edhe me i vra apo jo!
    Nuk kupton se demokracia kerkon pikerisht qe pushteti mos te jete vetem ne doren e pushtetareve po edhe mundesisht te opozitareve,sepse keshtu veprojne gjithe demokracite ne Parlament sepse parlamenti nuk eshte pushteti i nje shumice as pushteti i nje pakice po perfasimi i gjithe kombit,pra vendi kur edhe fjala e pakices duhet te degjohet ,jo se na pelqen po pse perfason nje pjese te popullit…pra nuk mundet ai vete me ia larguar asnje pushtet,se pushtetin nuk e fitojne Parlamentaret nga Njeshi i Parlamentin,po nga populli qe perfasojne. E i cili ne demokraci nuk eshte armiku po vetem nje pjese qe nuk mendon si ju e qe ka te drejte mos me menduar si ju.

    Une asgje nuk kam si njeri me Gramozin, bile e respektoj ma shume se sa nje berishe qe ndryshoj xhaketen ,po si institucion nuk mundem me respektuar n’ate post per pikerisht ate qe thoni: ishte ne pushtet ne kohen e gabuar,ishte pergjegjese institucional per ngjaret e prillit,qofte duke mos marr masat per mos me ndodh kjo, edhe sidomos eshte edhe ma shume pergjegjese per pse nuk arrestoj autoret qe ju aq mire po i njiheni ashtu sikur ai.
    Pra ju po na thoni mbylleni gojen se ky ka pasur mundesi me arrestuar autoret nga radhet e PDse qe u bene hero , e zgodhi me i lane te lire edhe me u mjaftuar me nje kercenim ne parlament cdo here qe donte Berishen vegel apo jo…dy here fajtor qenka pra ky burr shteti i juaj…
    Problemi eshte se per ate qe ka perfasuar eshte i papranueshme per nje pjese te madhe te shqiptareve: per gjithe ato qe kane vuajtur per faj te regjimit para 90 shit,deshtet s’deshtet,qofte burr i mire a jo. Edhe po te ishte vertet burr i mire e burr shteti e kishte kuptuar kete edhe kishte vazhduar rolin e tij ne Parlament, ku askkush nuk i ka thene gje qofte si kryetar i parlamentareve te PSse qofte si parlamentar i thjesht.

    Pra lind pyetja pse kjo kembngulesi per Gramozin kryetar te Parlamentit,me cdo kushte e me cdo çmim?
    Se çmimin per nominimin e tij vetem sa keni filluar me kuptuar,kur i dillni ne ´mbrojtjé kekeshtu ketu…

  3. Mos vptimi i Gramoz Rucit nga LSI-ja eshte sa foshjarake aq dhe idiote. Si ka mundesi qe ta kesh shoke e bashkeudhetar per 4 vjet ,e t’i kthesh krahet aq me shume kur Gramozi eshte nje figure e respektueshme edhe midis demokrateve te thjeshte. Ende pas 30 vjetesh flitet per komunist ? O idioter ,me dashjen tuaj qe tu quajme keshtu? PO Saliu nuk ka qene komunist ? NUk ka qene vrases edhe me dashje si 21 Janari ? Po Besnik Mustafaj ish- minister i jashtem nuk ka qene si Fatmir Xhafa puninjes i administrates komuniste? Sa komuniste jane ne PD? PO i ati dhe e ema e LUlzim Bashes, apo Vokshit,Dumes ku kane punuar? End e do merreni me budullalleqe si 20 vjet me pare? MIre PD -ja se dihet se cilet jane ,po ju ,o trushkulurit e LSI-se nga Monika ish-socialitja e bashkeshorti i saj? PO ti mor i dituri Petrit Vasili nga vjen ? Po ti mor Luan Rama i Martaneshit ,nga vjen ? A nuk vjen nga Komunistet-socialist? A ke qene bashke ne nje parti me Gramozin? PO ai gjyq i Shkodres , qe drejtohej nga PD,e avokat mbrojtes ishte nje i persekutuar ,cfare thane ? I vrau Gramozi ? Ndaj ua beri mire populli me 25 Qershor.Madje jemi bere pishman qe u kemi dhene aq shume deputet. Me pak duhet te kishit marre. POr kini kujdes se nuk ka ikur koha . Erdhe zgjedhjet vendore e kini per te ngrlur me bishtin e luges edo ta perdorni per te kruajtur menderen . Keshtu vazhdoni alla Sali Berishece.. .. vazhdoni -vazhdoni se s’kini pare gje akoma ,po vazhdoni me budullalleqet tuaja………..

  4. O MUT MUTI says:

    ora 1.00….lejoi komentet o zagari shkerdhesa MERO

  5. Kujtimi says:

    Ruci Bure SHTETI
    Nuk do te jete Meta per PD

  6. fieraku NGA ferrasi says:

    Ore ti mire flet per gramozin
    Po’ sepse me dukesh bythlepirs.
    Po’ i lini more keto
    E dini da te ulet dukeni ne sy te njerezve qe ju lexojne.
    Gramozin eshte ne ate vend ka 27 vjet ne
    Parlament
    Kam degjuar se te perndjekurit do te protestojne
    Une i perndjekur jam po’ sot nuk dua te protestoj
    Jo se è dua gramozin ne krye te kuvendit.
    Por kjo proteste me duket kot fare.
    Ku ishin keta te persekutuar kur nexhmija ramizi denoheshin per kafe dhe merrni Shperblimin e burgut me nje kest?
    Apo po’ ndanit shoqaten e ish te perndjekurve ne socialist dhe demokratet
    Atehere mund te kishin formu partine e vet kishim gati 23% te votave atehere
    Ishim ish te perndjekurve ,ish pronare
    Por i ndate, (percaj e sundo ) e beri punen e saj dhe dot jeni nda si dhite e qerosit
    Nebil cika PD e Bilal Kola PS ky i fundit me duket edhe si ftyre ligaveci.
    Ju e shkaterruat kauzen e tradhetuat per ca kacidhe e noj vend Pune.
    Dhe sot une nuk dua te jem me ju.
    A po’ te kishit kerku gjyq per genocid per dy te paret do ju kishte hije sot te protestonit per gramoz rucin
    Rrini neper shtepite tuaja MOS u beni qesharake keni 27 vjet qe komuniste sigurimsa po’ Tallin b me ju
    Pronat jua shkaterruan ,demshperblimin si lypsa,te pushkatuarit jua vleresoi me 2 milion leke dhe ju Doni te ngriheni
    Per cfare per tu bere qesharake
    Jo
    Une do ja kursej vetes jete poshterim.
    Nuk doja ti them keto por kam shume dhimbje ne shpirt kur ju shoh ne kete derexhe.

  7. Bogonica says:

    Gazetari Islami nuk ka lene vend per komente,megjithate ne nuk i shpetojme dot deshires per te perseritur ndonje gje.Per mendimin tim protesta e opozites sot eshte thjesht alibi,nuk ka baze.Nuk ka baze, sepse akoma nuk eshte thare boja e verdiktit popullor te 25 Qershorit,ku nje shumice e papare ndonjehere(perjashto zgjedhjet e viti 1992) i dhane vorbesimin kesaj shumice per te ndertuar institucionet e parlamentit dhe per te qeverisur e vetme.Nuk e di se c’pune jun prish spikeri i paralamentit opozites,nuk e di se cpune ju prishi socialisteve i nderuari Arbenori,jemi ne ato pozita.Por mendoj se zgjedhja e z.Ruci eshte mjaft e goditur per palen e qeverise.A nuk kemi te drejte te themi:Po ata qe kane votuar z.Ruci, a nuk kane te drejten te brengosen me kete proteste te opozites?Mirpo, duke qene se dyshja Rama-Ruci perben nje korpus te qendrushem aq sa te duket se “nuk do te munden kurre”,kjo eshte arsyeja e vertete e “protestes” opozites.Ne se qeveria do te mbaje premtimet,ne se qeveria do ti heqe nga shpatullat e shqiptareve burokracine parazite e te korruptuar,atehere nuk do kete vend me per opoziten.Lidhur me figuren e z.Ruci mund te them se eshte politikani me i paster e i pa perfolur per korrupsion apo ceshtje te tjera,eshte burre-burri qe nuk luan para te vertetes dhe te drejtes,i qete,i afte te gjeje zgjidhjet me racionale per cdo moment.Shqiperia ne te ardhmen e afert do te kete nevoje per mendje te tilla te qeta,te qarta e te vendosuar.Por une sot per kete proteste do te doja te degjoja te shpreheshin dy burra:Z.Berisha,dhe z.Meta!

  8. Luli i vocer says:

    O Mozi , i je bere dordolec i perhershem . Po boll o derbardh se na e shpife , ja ke kaluar dhe busteve , ti dhe Sala jeni bere boze . Ai pengese per pd.- ne , dhe ti per ps- ne . Do ngordhni ne parlament , do lini nam . Lehtesoe Ramen , largou pa zhurme po je i zgjuar , te largohesh pa zhurme eshte xhest teper gjenial dhe tregon nivelin tend . Po jo or jooooo atje Mozi dhe Sala si lamasher . Ishim djem te rinj , beme femije , u riten femijte e u bene burra , dhe Mozi me Salen ne kuvend , e pik e zeze . Po kaq te pazevendesushem jeni ????? Nuk jeni te pazevendesushem jo , por jeni te pangopur , a se desh harova , ty Mozi te ka hequr te drejten ambasada amerikane te shkelesh Ameriken ??????? …………………. bukur fort …………

  9. Albana says:

    Gazetar sorrogat. Ju te poshter qe mbroni dhe lartesoni figurat e komunizmit. Nuk e kam idene se si eshte Ruci ne jeten private dhe si njeri i thjeshte qe jam as nuk me intereson fare, por si figure publike eshte i konsumuar dhe nuk besoj qe mund te sjelli vlera si per te qene ne politike aq me teper si kryetar kuvendi. Eshte shume e trishtueshme qe ne Shqiperi pas komunizmit vazhdojne te udheheqin ish komunistet ose bijte e tyre, nuk mund te sjellin demokraci ato njerez qe i kane shkaktuar kaq dhimbje ketij populli. Ato mund te punonin ne fusha te tjera por jo direkt ne strukturat e rendesishme shteterore. Si ka mundesi nje ish minister qe ne kohen e tij u vrane njerez te pafajshem pas 26 te marre nje post kaq te rendesishem? Ne nje demokraci normale pervec pergjegjesive ligjore do kishte dhe pasoja politike. Po keto njerez nuk ikin sepse jane te vendosur te mbajne pushtetin me cdo kusht dhe jo te krijojne shtetin. Gramoz Ruci si kryetar parlamenti eshte treguesi me i mire se kush eshte shteti shqiptar sot. Dhe ti Bedri “gazetar” e kupton qe ne populli i thjeshte nuk duam me shkollen e vjeter te diktatoreve qe na dhuruan edhe strukturen e hajduteve? apo ben sikur nuk kupton? E di ti qe demokracia e vertete nuk funksionon keshtu? Ne nuk duam nje kryetar kuvendi te rrepte diktatorial, por nje njeri te kualifikuar me karte morale qe njeh shkollen e re te demokracise.

  10. a says:

    ALPINI.
    Te lumte dora Bedri.artikull i goditur.Por per PD dhe LSI eshte nje kafshate qe mezi do te kaperdihet.prandaj i ka zene edhe trishtimi.Ne parlamentin tone nuk do te kete me ha nuco dhe pi muco.Nuk ka me te bejne si kane dashtur.Ky eshte personi qe do ti veri per brazde..

  11. kleptofagos says:

    Ne kupolen e Mafies, ka disa lapanjoze por ka edhe ndonje serioz..

  12. bregdetari says:

    KJO LSI-JA QE NGA EMRI NUK ESHTE NJE FORCE POLITIKE.AJO ESHTE NJE LEVIZJE PER INTEGRIM.SHKURT I BIE TE JETE PJESE E DIKASTERIT TE MINISTRISE SE JASHTME QE MERRET ME INTEGRIMIN EUROPIAN.
    SHUME KOLLAJ MUND TA QUASH SHOQATE.
    VINI RE !
    TEK LSI-JA MUNGON VIZIONI.
    PSE E THEM KETE ? SEPSE ESHTE FORCA PA KUALITETE KU JANE GRUMBULLUAR NJE MORI TE PAAFTESH DHE NJEREZ MEDIOKER PA KENDVESHTRIM DHE LARGPAMESI TE QARTE POLITIKE.
    PA OBJEKTIVITETE TE SAKTA E TE QARTA.
    KU JANE FITORET SI CIPRADIT NE GREQI DHE E MACRON NE FRANCE ?
    MOS HARRONI SE KETE DEKLARATE E JEP VETE N/KRYETARI I PERHERSHEM I KESAJ FORCE.
    KJO FORCE NUK KA TABSN APO BAZE IDEOLGJIKE KU TE MBESHTETET.
    PRESUPIZON SE MBESHTETET TEK RINIA DHE E NESERMJA E SAJ.
    AJO THJESHT ME RININE(NJE PJESE TE SAJ) MANIPULON ME FASADA SI SJO E JALIT KU ME SHKUMA PARTI MBLIDHEN E HARBOHEN NATEN,MBULOHEN ME SHKUME NGA SISAT E POSHTE , FEMRAT NGRENE DUART LART DUKE KERCYER DHE MESHKUJT FSHEHIN DUART POSHTE SHKUMES … E KESHTU ARGETOHET LSI-JA E TERBOHET RINIA.
    ME KESI GJERASH E KANE TERHEQUR E GENJYER PO ME PAS…!
    KOHA DO TA TREGOJE SE KJO NUK ESHTE FORCE POLITIKE QE TE REZISTOJE GJATE.
    KJO FORCE U FORMUA NGA INATI DHE DO SHKOQET PREJ TAKATI .KY MANDAT MUND TE JETE I FUNDIT.
    PARASHIKOJME QE NE ZGJEDHJET LOKALE DO TE MARRE HIC MANDATE DHE NE ZGJEDHJET E ARDHSHME FIGURAT E SOTME TE SAJ DO TE MARRIN ARRATINE SA ANDEJ-KENDEJ.
    TE PRESIM E SHOHIM.

  13. Boby says:

    Këta këlyshët e kuq nuk na u hoqën qafe, po bëhet treçereku shekulli, farë e keqe.Ky fytyrë qëni kryetar parlamenti, ai vjedh hajduti presiden. Vaj me det e koçi mare se më iku mëndja farë.

  14. bedrana says:

    O Bedri sharlatani qe mbete nje komunist i felliqur dhe i pandreqshem. o spiun serb qe mban akoma ison e gramozit e te servetit e te gjithe mbeturinave te ppsh. si mund te justifikosh zgjedhjen e gramozit, qe edhe shba e abandonoi sepse nuk i jep vize. eshte turp qe nje ish-anetar i komitetit qendror, nje minister i dyshuar per 2 prillin, nje person non-grata ne Shba, nje person djali i te cilit eshte dyshohet per vrasjen e turistes ruse e cfare nuk ka bere me kultivimin e kanabisit, e tjere pa fund, nje individ me dy vjecare, nje person qe nuk di asjje gjuhe te huaj, nje person qe thote prekurori, e tjere e tjere zgjidhet ne 2017 ne krye te kuvendit. o bedri bastardi si nuk te vjen turp qe shkruan ne kete menyre o monster e ppsh…

  15. Alban Dega says:

    SHTYLLA E PS-SE DHE BURRERISE SHQIPTARE
    E KA EMRIN GRAMOZ RUCI

    Analize e shkelqyer e nje krijuesi mendjendritur si Bedri Islami.
    Sa per ata qe lehin me ham- hame antikomuniste po ju kujtoj fjalet e nje ish- oficeri te Sigurimit te Shtetit ne nje intervista me nje nga agjencite kryesore ligjzbatuese te Shtetit amerikan…
    ” Shume shqiptare ish- te persekutuar vertete nga ish diktatura komuniste me pyesin per pseudonimet e ish- hafijeve te Sigurimit te Shtetit… E di si u jam pergjigjur:
    Shkoni ne kafenete, baret, restorantet, dasma e funerale. ne gazeta e televizione shqiptare apo te huaja.
    Shihni ata qe bertasin, shajne, ulerasin me shume kunder ish- Sigurimit te Shtetit. Mbi 90 per qind e tyre Jane ish hafije, spiune vullnetare te ish – Sigurimit…
    Tani per te lare gjynahet, mekatet, poshtersite, spiunimet deri edhe te prinderve, vellezerve e motrave, grave e deri edhe femijeve te tyre lehin dite e nate kunder tij… Kesaj i thone te lashe shurren me mut, jo e kunderta…!!!”
    Ndaj nuk ka thene kot disidenti antikomunist cek Vaclav Havel se ” Nuk ka komunist me te keq se komunisti antikomunist “…
    E mos harroni se edhe vete Haveli eshte akuzuar disa here se ka qene hafije jo vetem e Sigurimit cekisllavak dhe i KGB-se ruse ….

    1. .................... says:

      PLEhRA ALban spiuni i deges…ala gjalle ti mbeturine e komunzmit

  16. Rita says:

    Turpi i rradhes e duhet kaperdire !! Vettingu cfare thote e kur do te zbatohet ???? Ja pyetni ambasadorin amerikan Lulune per Rucin ; eshte e drejte ,e ligjshme !! S”besoj te kete kundershtime kur ne godinen e tij (Ambasaden ) prej kohesh ka punesuar vetem ish zyrtare e punonjes te ish sigurimit !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *