Kukësi e nis me fitore sezonin e ri, vendos një 11-metërsh i shënuar nga Bakaj

9 Shtator 2017, 17:53Sport TEMA

Kukësi e ka nisur me fitore edicionin e ri në Kategorinë Superiore.

Kampionët e Shqipërisë fituan në sfidën e pare të zhvilluar në “Zeqir Ymeri”, kundër skuadrës së sapogjitur këtë sezon Kamzën.

Skuadra e drejtuar nga trajneri, Milinkoviç, arriti që të fitojë me rezultatin e ngushtë 1-0 duke marrë tre pikët e para për këtë sezon.

Një start pozitiv për verilindorët, por ajo u vu re ishte mungesa e tifozave në shkallët e stadiumit i cili ishte i boshatisur në këtë ndeshje të parë.

Autori i golit për Kukësin ishte sulmuesi i afruar gjatë kësaj merkatoje vere, Elis Bakaj, që shënoi në minutën e 64-të nga pika e bardhë e 11-metërsisht.

Një sukses i rëndësishëm për vendasit që e nisin mbarë kampionatin e ri.

Ndërkohë, në orën 19:00 do të luhën dhe dy takimet e tjera të ditës së sotme Skëndërbeu-Flamurtari dhe Teuta-Luftëtari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje