Manchester City shkatërron Liverpoolin

9 Shtator 2017, 15:56Sport TEMA

Manchester City ka marrë një fitorë spektakolare kundër Liverpoolit  me rezultatin e thellë 5-0, sfidë e cila u zhvillua në “Etihad Stadium”

Golat për ekipin e drejtuar nga trajneri, Pep Guardiola, u shënuan nga ana e Sergio Agueros në minutën e 24-të, Gabriel Jesus dhe Leroy Sane që realizuan që të dy nga një dy golësh në të super sfidë.

Në këtë takim, Liverpooli ka luajtur pa sulmuesin kryesor, Sadio Mane, i cili në minutën e 37-të u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes së ashpër kudnër portierit të Manchester Cityt, Ederson Moraes.

Pas kësaj fitore, Manchester City është ngjitur në krye të tabelës në Premierligë me 10 pikë të grumbulluara.

Kurse, Liverpool ka mbetur në kuotën e 7 pikëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje