SHBA-të kërkojnë arrestimin e ish-ministrit të Erdoganit

9 Shtator 2017, 17:33Bota TEMA

Nga Benjamin UEISER

Reza Zarrab, i arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, akuzohet nga autoritetet amerikane për shkeljen e sanksioneve të SHBA-ve ndaj Iranit përgjatë dekadës së fundit.

Prokurorët federalë në Nju Jork njoftuan të mërkurën se kanë paraqitur një akt-akuzë të re, ku ish-Ministri i Ekonomisë turke i qeverisë së drejtuar nga Erdogani para se të zgjidhej president dhe tre turq të tjerë akuzohen për përfshirje në një komplot të gjerë, shkeljen e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit.

Joon H. Kim, Prokurori në Detyrë të Distriktit Jugor të Nju Jorkut dhe Dana Boente, Ndihmëse e Prokurorit të Përgjithshëm për Sigurinë Kombëtare, Uilliam F. Sueenej Xhunior, Ndihmësdrejtori i ngarkuar i FBI-së në shtetin e Nju Jorkut, njoftuan akuzat e reja ndaj z. Mehmet Zafer Çaglayan, i njohur ndryshe si “abi”, Suleyman Aslan, Levent Balkan dhe Abdullah Happani dhe sipas aktakuzës, personat në fjalë kanë shkelur ligjet e SHBA-ve duke përdorur sistemin financiar amerikan për të kryer qindra milionë dollarë transaksione në emër të qeverisë së Iranit dhe entiteteve të tjera iraniane, të cilat ishin në listën e zezë të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës; mashtrimin e zyrtarëve të qeverisë së SHBA-ve për ato transaksione; pastrimin e shumave të lidhura me transaksionet e paligjshme, përfshirë miliona dollarë në pagesa ryshfeti për z. Çaglayan, Aslan dhe persona të tjerë që përdoreshin për të lehtësuar funksionimin e skemës; dhe mashtrimin e disa institucioneve financiare, duke fshehur burimin e vërtetë të këtyre transaksioneve. Aktakuza pretendon se të gjithë të pandehurit, Reza Zarraf, i njohur ndryshe dhe si Riza Sarraf, Zafer Çaglayan, Mehmet Hakan Atilla, Mohamad Zarrab, I njohur dhe me emrin Can Sarraf (Kartalsmd) Camelia Jamshidy ose Kamelia Jamshidy, dhe Hossein Najafzadeh, të cilët më herë janë akuzuar për të njëjtat vepra penale – morën pjesë në të njëjtën skemë gjithëpërfshirëse për të shkelur dhe shmangur sanksionet kundër Iranit në sistemin financiar të SHBA-ve. Çështja i është caktuar gjykatësit Richard M. Berman.

Prokurorët akuzojnë z. Zarrab, një tregtar ari dhe më dyshtetësi, iraniane dhe turke, dhe të pandehurit e tjerë se kanë bashkëpunuar për ngritjen e një skeme, e cila lehtësonte transaksionet

e miliona dollarëve për llogari të Iranit dhe subjekteve të tjera të përfshira në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke përdorur kompani të tjera dhe dokumentacione të falsifikuara.

Një nga personat e akuzuar është dhe Mehmet Zafer Caglayan, 59 vjeç, ish-Ministër i Ekonomisë i Turqisë nga viti 2011 deri në vitin 2013 në qeverinë e drejtuar nga Erdogan dhe aktualisht është deputet në parlamentin turk, thekson akt akuza.

Në akt akuzë theksohet se gjatë kohës që z. Caglayan ishte ministër, ai ka “marrë dhjetëra milionë dollarë rryshfet në para dhe bizhuteri nga përfitimet e siguruara nga skema, si shpërblim për ofrimin e shërbimeve” për qeverinë iraniane dhe i ka fshehur këto shërbime nga institucionet rregullatore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Skema funksiononte kryesisht duke përdorur bankën në pronësi të qeverisë turke, në të cilën Asllan ishte Drejtor i Përgjithshëm, Atilla Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Bankave Ndërkombëtare dhe Balkan Zëvendës Drejtor i Bankës Ndërkombëtare dhe përfshinte kyerjen e transaksione në shkelje të sanksioneve amerikane kundër Iranit. Të pandehurit kanë përdorur Halkbank për t’i krijuar lehtësira Reza Zarrab për të përdorur rrjetin e kompanive të tij për të furnizuar me valutë dhe ar qeverinë e Iranit, subjektet iraniane, veprime këto në shkelje të e sanksioneve të SHBA. Happani punonte për llogari të Reza Zarrab dhe kishte rol kyç në implementimin e skemës përmes rrjetit të kompanive të tij. Çaglayan, i cili në atë kohë ka qenë Ministër i Ekonomisë së Turqisë dhe akuzohet se ka pranuar rryshfete në dhjetëra milionë dollarë në para dhe bizhuteri nga të ardhurat e skemës, për të ofruar shërbime për qeverinë e Iranit dhe për të fshehur këto shërbime nga zyrtarët e qeverisë amerikane. Duke përdorur pozicionin e tij si Ministër i Ekonomisë, Çaglayan ka patur një rol drejtues për pjesëtarët e tjerë të përfshirë në këtë skemë, përfshirë drejtuesit e bankës, që të angazhoheshin në lloje të caktuara të transaksioneve, ka miratuar hapat e ndërmarrë nga anëtarët e tjerë për zbatimin e kësaj skemës dhe se ka mbrojtur skemën nga konkurenca e palëve të tjera të interesuara, dhe mos hetimin e kësaj skeme nga autoritetet. Si rezultat i kësaj skeme, ata kanë nxitur bankat e SHBA-së që pa dijeninë e tyre të procesonin transaksionet financiare ndërkombëtare në kundërshtim me IEEPA.

Përveç kësaj, sipas akt akuzës, krerët e një banke, ku shumica e aksioneve janë në pronësi të qeverisë turke “rezultojnë të përfshirë në hartimin e skemës së transaksioneve që kishin si qëllim të mashtronin rregullatorët e SHBA-ve dhe bankat e huaja”. Sipas informacioneve, banka e përfshirë në këto transaksione është Halkbank.

Akuzat e reja vijnë në një kohë kur marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dy anëtare të NATO-s, janë përkeqësuar ndjeshëm kohët e fundit. Javën e kaluar, Erdogan denoncoi një tjetër aktakuzë federale – ndaj tre prej truprojave të tij të përfshira në dhunën e ushtruar ndaj protestuesve gjatë vizitës së tij në maj të këtij viti. Dymbëdhjetë oficerë të tjerë turq u akuzuan më herët në qershor.

New York Times: https://www.nytimes.com/2017/09/06/world/middleeast/turkey-charges-iran-sanctions.html?smid=tw-nytimesworld&smtyp=cur

1 komente në “SHBA-të kërkojnë arrestimin e ish-ministrit të Erdoganit”

  1. Glaur says:

    Google Facebook etj, funksionojn ne iran!:pse nuk vlejn sanksionet ndaj ketyre kompanive, Edhe sanksionet ndaj russis jan klasifikuar e seleksionuar ne ate menyre qe nuk prekin fare korporatat dhe bizneset qe kontrollojn Qifutet e russis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje