Shpërthen Tomor Alizoti: PD e shitur, arkitektët e së keqes u rikthyen

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish-drejtuesi i Departamentit për të Përndjekurit në PD, Tomor Alizoti ka hedhur akuza të forta për PD-në, duke e quajtur parti e qendrës së djathtë të shitur.

Përmes një postimi në facebook Alizoti numëron vuajtjet e gjithë të përndjekurve politi gjatë periudhës së komunizmit , të atyre që u varën në litar e mijëra të tjerëve që thërritën për liri e demokraci, duke theksuar se sot shqiptarët kanë sërish në krye një ministër të Brendshëm, dikur hetues dhe sekretar të Rinisë Komuniste.

Reagimi i Alizotit

Arkitektet  e të keqes u kthyen sërish në këtë vend. Ata ishin, por sot ata janë sërish në majat e shtetit shqiptar. A thua do kishte dalë të brohoriste Arben Broci, ‘Liri Demokraci’, sikur të shihte të ardhmen ku eprorët më të lartë, të cilët i morën jetën u kthyen më të fortë se kurrë?

A do protestonte ai, a do duronin vuajtjet mijëra të burgosur, a do ta pranonin litarin shumë burra fisnikë të këtij kombi?

A do jenë të qetë trupat e humbur nëpër tokën e vuajtur shqiptare? A vlejtën lotët, dhimbjet për fëmijët e tyre të mbyllur nëpër kafazet e komunizmit?

Kur sot, pikërisht sot, Sekretari i Rinisë Komuniste, Hetuesi, është Ministri i Brendshëm i Republikës Popullore Socialiste, sot mbi  shpirtrat e gjallë dhe të gjallëve me shpirtra te vdekur.

Me një parti të qendrës së djathte TE SHITUR.

Sot këta do të drejtojnë tempullin e demokracisë shqiptare e shoqërinë shqiptare. Nga Ausshvici shqiptar, pikërisht nga këtu ka filluar e djathta e dëshira për liri, nga këtu do fillojë dhe qëndresa jonë.

Hapja  e parlamentit shqiptar eshte turpi me i madh i kombit dhe i te djathtes shqiptare. Jemi sot pikerisht në Spac per t’ju kujtuar ekzekutuesve dhe bijeve te  tyre, por edhe partise se qendres se djathte, perfaqësuesit e te ciles nuk e kane marre asnjehere mundimin te shohin vendin e vuajtjeve te shqiptareve.

Ky vend u ndertua per ata qe mendonin ndryshe. Dhe sot perfaqesojnë Shqipërinë ata qe i dhunuan, ata te cilët menduan dhe luftuan ndryshe.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

12 komente në “Shpërthen Tomor Alizoti: PD e shitur, arkitektët e së keqes u rikthyen”

  1. ali leshi says:

    O B..q.. i Sales dhe Lulit. Gramoz Ruci vertete ka qene minister i brendshem, por nuk ka vrare njeri, ndersa tutori yt Basha, duke qene ne kete detyre, ka vrare njerez te pafajshem ne mes te bulevardit. Pse nuk e ze me goje kete.

  2. J.Pashko says:

    KA SHUME TE DREJTE ,NE PUSHTET PRAPE BERISHA POLLO DHE DUMA

  3. Fieri says:

    Zoti Alizoti! Per te lexuar hrtime jemi ngopur sa po e vjellim per dite. Shkruani se ata qe vrane Arben brocin me shoke jane kthyer me te forte se kukke? E dini ju se cili shtiu mbi Arben Brocin e sot eshte ne organet drejtuese? Alizoti,iku koha e hrtimeve ,eshte kohe e denimeve konkrete… Po te ishit zgjedhur JU deputet ,cili do ishte qendrimi edhe ndaj shokeve t PD-se. Per cilin sekretar rinie e kini fjalen ? Mos valle ekini per Tritan Shehun sepse ai ka qene sekretar i rinise eka dale ne foto me Enverin e Ramizin. Thuaje hapur zoti Alizoti.Iku koha e hamendjeve ……

  4. Argita_B says:

    Sot ne krye te opozites qendron Lulezim Basha, firmetari i rruges se kombit ku sot e kesaj dite nuk justifikohen nje mbi pagese pre mvi 260 milion euro per firmen amerikano turke, dhe mban persiper te vraret e janarit perpara kryeministrise si minister i rendit. Po nuk duhej pritur qe Lulezim Basha te behej kryetar i PD se qe te kuptohej se kush eshte PD ja, pasi Berisha nje ish sekretar i Partise Komuniste e drejtoi per mese 24 vjet.
    Ne krye te PS kemi Kryeministrin aktual, i cili eshte dhe Sekretari i Pare i PS- qe prej me shume se 6 vitesh, prej me shume se 2 vitesh ilegal pasi nuk ka kryer zgjedhje te kryesise te partise qe drejton azhtu sikurse i parashikon statuti.
    Pra pa bere analiza te seterholluara, ne krye te dyja kraheve kemi ne krye njerez qe lignin u kerkojne te tjereve per ta zbatuar, po nuk e zbatojne vet. E thene ndryshe, njerez mashtruse dhe pa principe, kezhtu qe ska se si te behet Shqiperia kur ne krye te saj ka te rille njerez.

  5. Agron says:

    PYETE NJËHERË SA MILIARDA LEKË DHE SA PASURI KA VËNË VËLLAI GJYKATËS I HEROIT TË DEMOKRACISË ARBEN BROCI PASTAJ DIL E NA BËJ SIKUR PO TË DHIMBSEN TË PERSEKUTUARIT. PLEHRË!!

  6. timo says:

    Akoma se keni kuptuar përse jeni, edhe so, të përbuzur nga populli ju pinjojtë e feudalizmit shqipëtar!!!

  7. Kellira says:

    Ky eshte nje bythqir ordiner. Jep doreheqjen dhe bej partine tende.

    p.s. Qe te mos kete keqkuptime. Bythqir jo Gay.

  8. Aleko says:

    ne pushtet vjen at qe eshte me I zoti , keshtu eshte ne gjithe boten.Pushteti nukmerret me lutje o I persekutuar, mos jeto me i8luzione…Je I zoti behu ti kryeministre sje I tille vazhdo te vajtosh..Gramozi mund te kete qene komunist por ne parlamentin e sotem karagjoz mbetet me serjozi qe mund ti jap pak hije te mire imazhit qesharak te parlamentit..

  9. Boston says:

    Po krijo parti me vete dhe shiko sa mbeshtetes ke, pastaj fole ne emer te popullit. Mire eshte te shohesh partine tende pastaj te tjeret. Mos perdor dy matesa per te njetin problem.

  10. Amerika says:

    Si ske turp qe flet per te perndjekur mor moster,se ju qenkeni me te vertete mostra.Sa keste ju dhate te perndjekurve ju dhe sa here e ke hepur ate gojen tende te felliqur ti ne kohen qe qevqeriste i persekutuari yt sali per kete te persekutuar.Jeni me te vertete te pa pare ,prandaj do zhdukeni fare si parti se jeni mostra perfundimisht.

  11. Aleko says:

    kujt I ankohet ky Alizoti, e cfare kerkon ti falin pushtetin e ti thone byrme :Ti je kryeministri I shqipetareve”se te takon se ke qene I persekutuar ha ha , merrni ato paret qe po u jep Rama , e lere pushtetin se ska ngele per ju o zotni . mos enderro kot..Pushteti kudo merret nga at qe eshte me I forti ,akoma se ke mesuar je dhe I perndjekur politik..

  12. Faro says:

    Edhe ky, si gjithe te tjeret, nuk u turperoka ta paraqes veten kaq te varfer ne mendime .
    A ka ndonje burre kjo parti, qe i duhet shume vendit ne keto momente kritike

Lini një Përgjigje te timo Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *