Shpërthen Tomor Alizoti: PD e shitur, arkitektët e së keqes u rikthyen

Ish-drejtuesi i Departamentit për të Përndjekurit në PD, Tomor Alizoti ka hedhur akuza të forta për PD-në, duke e quajtur parti e qendrës së djathtë të shitur.

Përmes një postimi në facebook Alizoti numëron vuajtjet e gjithë të përndjekurve politi gjatë periudhës së komunizmit , të atyre që u varën në litar e mijëra të tjerëve që thërritën për liri e demokraci, duke theksuar se sot shqiptarët kanë sërish në krye një ministër të Brendshëm, dikur hetues dhe sekretar të Rinisë Komuniste.

Reagimi i Alizotit

Arkitektet  e të keqes u kthyen sërish në këtë vend. Ata ishin, por sot ata janë sërish në majat e shtetit shqiptar. A thua do kishte dalë të brohoriste Arben Broci, ‘Liri Demokraci’, sikur të shihte të ardhmen ku eprorët më të lartë, të cilët i morën jetën u kthyen më të fortë se kurrë?

A do protestonte ai, a do duronin vuajtjet mijëra të burgosur, a do ta pranonin litarin shumë burra fisnikë të këtij kombi?

A do jenë të qetë trupat e humbur nëpër tokën e vuajtur shqiptare? A vlejtën lotët, dhimbjet për fëmijët e tyre të mbyllur nëpër kafazet e komunizmit?

Kur sot, pikërisht sot, Sekretari i Rinisë Komuniste, Hetuesi, është Ministri i Brendshëm i Republikës Popullore Socialiste, sot mbi  shpirtrat e gjallë dhe të gjallëve me shpirtra te vdekur.

Me një parti të qendrës së djathte TE SHITUR.

Sot këta do të drejtojnë tempullin e demokracisë shqiptare e shoqërinë shqiptare. Nga Ausshvici shqiptar, pikërisht nga këtu ka filluar e djathta e dëshira për liri, nga këtu do fillojë dhe qëndresa jonë.

Hapja  e parlamentit shqiptar eshte turpi me i madh i kombit dhe i te djathtes shqiptare. Jemi sot pikerisht në Spac per t’ju kujtuar ekzekutuesve dhe bijeve te  tyre, por edhe partise se qendres se djathte, perfaqësuesit e te ciles nuk e kane marre asnjehere mundimin te shohin vendin e vuajtjeve te shqiptareve.

Ky vend u ndertua per ata qe mendonin ndryshe. Dhe sot perfaqesojnë Shqipërinë ata qe i dhunuan, ata te cilët menduan dhe luftuan ndryshe.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...