Spartak Ngjela: Erdogan vjen në Shqipëri në shtator, Rama do marrë një shumë të majme nga presidenti turk

9 Shtator 2017, 16:39Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Kryeministri Rama fton për një vizitë miqësore në Shqipëri Presidentin turk Erdogan.

Menjëherë Presidenti turk e pranoi ftesën dhe mendon që të vijë në Shqipëri në datën 25 shtator.

Rama ndërkohë duket shumë entuziast, sepse mendon të marrë një shumë të majme nga Presidenti turk, për rolin që ka marrë me inisiativën e tij për të vendosur otomanizmin në Shqipëri, sidomos pas gjestit kuptimplot të mbulimit të monumentit të Gjergj Katriotit.

Po ta sigurojë këtë shumë, Rama e kapërcen embargon që i ka vënë Merkeli për reformën, dhe me Saliun e bllokon reformën në drejtësi.

I gëzuar emocionalisht, Rama mblodhi menjëherë qeverinë e re, dhe kërkoi që, me rastin e vizitës së Presidentit turk, qeveria e tij duhet të ndërronte veshjen, e cila duhej t’i përshtatej modës së veshjes osmane.

Në takim ishte edhe myftiu i Kavajës, si ekspert i çallmës, brekushes dhe çitjanes.

Tre ditë përpara ai ua kishte bërë të qartë ministrave të tij veshjen, një nga një, dhe, tani pas tre ditësh, të gjithë ishin të gatshëm të paraqiteshin me rrobat osmane te zyra e tij e stërmadhe.

Stilin e brekusheve dhe çitjaneve Rama e kishte bërë vetë në copa letre.

Njoftohet se:

Sotn, në datë 9 shtator, në ora njëmbëdhjetë të paradites, të gjithë ministrat ishin prezent me veshjet e reja. Nga qeveria ende në detyrë merrte pjësë vetëm Mimi Kodheli, ministrja e Mbrojtjes.

Ministrat hynë me rradhë:

E para u duk Olta Xhaçka, me një palë çitjane të zeza me refleks, që mendohet se ia ka zgjedhë vetë kryeministri.
Ajo kishte veshur edhe një bluzë si xhamadan mbi çitjane, dhe një shami tyli ngjyrë qiellore në kokë.

Dukej e gëzuar, se kryeministri e priti me buzëqeshje. Kishte veshur dhe një palë atlete të kuqe. Të parën gjë që pa kryeministri, ishin atletet dhe çitjanet. I shkonin shumë.

“Po si e ka katandisur kështu këtë budallaqe ky”; mendoi Mimi Kodheli, por nuk e bëri veten kur Olta i dha dorën me një gjest superior të kokës.

Pas Oltës hynë të gjithë me rradhë: burrat me brekushe dhe atlete të zeza, dhe gratë me çitjane dhe me atlete ngjyra- ngjyra.

Me brekushe kafe tepër të gjera dhe më një brez leshi të kuq me vija të zeza ishte i veshur edhe kryeministri. Stilisti turk i ka thënë Ramës: “duhet të lësh mustaqe të mëdha, se e ke buzën e sipërme të gjerë si ne turqit”.

Me brekushe ishte veshur edhe Endri Fuga, por sikur e nxirrnin shumë të shkurtër, dhe kjo e mërziti ca kryeministrin. Por që i kaloi shpejt, se nuk e kishte për vete këtë paradë, por për Erdoganin.

Olta befas e ndërroi shaminë e tylit, dhe hodhi mbi kokë një shami tjetër të mëndafshtë, që e lidhi pak poshtë mjekrës.

“Edhe kjo i duhej kësaj tyryfyles” – tha me vete Mimi Kodheli.

Por, më bukur brekushet i rrinin Damjan Gjiknurit, i cili ishte i mërzitur, dhe në fakt, ia shprehu hapur kryeministrit pakënaqësinë. “ Kujdes! Se ke miliona Damian”, i tha kryeministri gjithë inat, dhe shtoi:. “Duhen mbrojtur”.

Çuditërisht Fatmir Xhafa nuk ishte veshur me brekushe, dhe po kështu as Gramoz Ruçi; por Rama nuk e bëri veten kur i pa, sepse e dinte që i kishte kundër. “Mi kanë kapur amerikanët këta”, tha, dhe e hoqi vështrimin prej tyre.

Gjithë elegance i rrinin çitjanet dhe atletet zëvendes kryeministres. Edhe kjo shkelqente nga gëzimi dhe këndonte me pak zë një këngë turke, por ishte pa shaminë e kokës. “Ku e ke shaminë ti?” – e pyeti Rama, dhe ajo e mërzitur i tha se ende nuk ia kishte sjellë robaqepsia e kryeministrisë.

Rama kishte sjellë nga Stambolli pesë rrobaqepësa turq, që të pestë barkalecë dhe me mustaqe. Njëri i ngjante shumë myftiut të Kavajës, sikur të ishte binjak me të.

“Kjo provon se myftiu qënka turk”, tha Mimi.
“Mos shaj myftiun ti plehrë!” – tha Rama se e dëgjoi.
Kurse Olta po fliste në telefon me rrobaqepësin turk, që po i shihte nga kamera dhe po i bënte komplimente.

Niko Peleshit i rrinin shumë mirë brekushet, se i shkonin me mustaqet alla turka. Ngjante mu si një osmanlli i vogël. Rrobaqepësi turk nuk ia ndante sytë.

Por kryeministri ishte ende në dilemë si ta shkruante në kartvizitën e ministreve: Zonjë, apo Hanëm? Ai donte “hanëm”, por e kishte shtyrë. “Do të vijë koha”, tha, dhe u qetësua.

“Duhet të keni parasysh një gjë esenciale” – iu tha me zë të lartë Rama kur filloi fjalimin e tij:
“Atletet dhe brekushet dhe çitjanet duhet të mos hiqen fare nga trupi, a ka mundësi që të flini me to derisa të mësoheni!”

Ministrat dhe ministret duartrokitën gjatë, për disa minuta.

Rroftë Taip Rexhep Qerim Mahmut Erdogani – bërtiti njëri befas nga dhoma, dhe të gjithë duartrokitën sërish. Gjatë, madje shumë gjatë, duartrokiti edhe kryeministri.

Mimi u habit se e njohu atë që bërtiti: ishte roja kryesore e kryeministrit. Të gjithë shprehën një gëzim të madh, kurse guzhinjeri turk, nga gëzimi, përqafoi me radhe Oltën dhe zevendës kryeministren.

Ramën nuk e mbante vendi se nuk po i vinin të tjerët. Pa nje herë me inat nga Ruçi dhe Xhafa, por nuk e beri veten.

Ramës ndërkohë i ra telefoni. “Qënka Basha”, tha Mimi me vete, se ishte shumë pranë tij dhe e njohu nga zëri.

“Taipi vjen në datën 25”, i tha Rama, “thuaji dhe Saliut”. Dhe e mbylli telefonin dhe pa gjithë inat nga Mimi. Kurse Mimi nuk e vuri re se po shihte nga Gramoz Ruçi. “Që tani e ka marrë paraqitjen si kryetar partie ky”, mendoi Mimi kur e pa Ruçin që rrinte me duar në xhep dhe shihte me qesëndi. “Njeri normal, tha pas pak, di të komunikojë dhe jo si ky halldupi ynë që nuk ka lidhje fare me token.”

Mimi rrinte si e shokuar, prandaj shihte sa andej këndej; por mendja i shkoi te Saliu dhe Basha, që do gëzoheshin. Qeshi dhe Mimi me një lloj ironie, se në mëngjes ishte takuar me përfaqësues të lartë të Pentagonit.

Pastaj Mimi kërkoi me sy për Koçon. “Ku e ka Koçon ky?”, pyeti me vete, dhe u kujtua që Koçoja ishte në Moskë.
Por shpejt u kujtua gjithashtu kur mendoi: “ le që bashkë do jenë, në një apartament të katër: Saliu, Koçoja, Basha dhe ky yni”, tha, dhe iu kujtua se Koçon do e kthenin në guzhinjer që t’iu shërbente të treve.

“Do të kalojnë mirë”, tha me pak zë Mimi, kur të gjithë po vazhdonin duartrokitjet e gjata për Taipin.

48 komente në “Spartak Ngjela: Erdogan vjen në Shqipëri në shtator, Rama do marrë një shumë të majme nga presidenti turk”

  1. tfgs1 says:

    hhahahaaha,do te shkoi muti ne gju……………allah akbar!

    1. Timi says:

      Spartak po behesh qesharak. Te paska kap keq inati me Edi Ramen qe nuk te dha nje post. Edi Rama eshte katolik dhe nuk ka pse vishet me brekushe turke. Kij parasysh qe Europa e re eshte veshur me brekushe sepse kjo eshte moda e re. Po ashtu shume te rinj e te reja vishen me brekushe edhe ne Ameriken Veriore. Pra nuk na impresionon me faktin qe brekushet jane dcka anti-perendimore sepse perendimi i ka vesh me qejf brekushet. Kjo eshte vetem nje mode apo stil te veshuri i perkohshem dhe nuk do te thote qe je pro-otomanist. Pro-otomanizmin ne Shqiperi e solli Berisha. E mbushi Shqiperine me xhami dhe na futi ne Konferencen Islamike sipas porosive te UBD-se. Por ti harron ta thuash kete. Madje ti si i pacipe qe je, u bere edhe Minister i Drejtesise i Berishes (esadisti i jot), packa se nuk te eci dhe u zure me te. Nese Erdogan eshte gati te sjelle miliarda investime ne Shqiperi, pse jo? Nese ata qe hiqen sikur na ndihmojne na japin therrime per te na pare ne gjunje, ne duhet te mbijetojme. Keta evgjitet, fqinjet tane, kane qene me fat sepse kane marre me shume se 1 trillion dollare borxhe dhe jane si mos me keq, ne pike te hallit. Jepi evgjitit para dhe evgjiti nuk di te beje tjeter pervecse aheng cdo dite ne buzuqi. Prandaj lere Edi Ramen te punoje per Shqiperine dhe mjaft me budallalleqe. Po ja u ben Shqiperine Europiane. Ja kane hapur dyert e gjithe Europa dhe ulet si mik me ta mu ne mes te kancelerive me te medha te Europes. Prandaj beh burre e mos u sill si evgjit, pertype interesin personal dhe egon dhe lere Shqiperine te behet. Shqiperia do te behet me Edi Ramne. Per kete nuk kemi dyshim dhe kjo eshte aresyeja se pse populli votoj per te.

      1. kujtesa says:

        Taku,si ke lene gje kesaj radhe,stilit te shkrimeve te Saliut. Nuk nxirret keshtu inati. Po behesh me keq se dallkauk.
        Nese njerezit te ndiqnin dikur me shkrimet e tua,kete e benin se gjenin veten aty.
        Por tani je bere me te vare teneqen.
        Keqardhje Taku. Tani do shof emrin ne krye te shkrimit dhe nuk do futem per te lexuar. Qofte edhe shkrim si dikur.

    2. greece (grease) is shit says:

      nuk e dua turqiren, absolutisht jo….por…por kurva Europe dhe jevgjiterit e greqires e duan nje pergjigje,por sa me te forte ama. Boll me me perralla europe dhe greqiren e lashte….ajo toke eshte Shqiperi dhe pike….te dhjefsha francen, gjermanine me princin otto dhe frau merkel dhe rusine e putankes….LONG LIVE the friendship USA-ALBANIA, We are the best and FUCK the rest….te fala janulles dhe te fala janulles

      1. ti je muslimon,mos luaj ''shqiptarin'', vendi yt eshte mes sumave ne Karadak gyzel's..........allah uakbar! says:

        USA i do shume sumqiret muslimone,ik o plehre turkoshake se qelb ere arabi…………………..

    3. floriri i Bençes says:

      Mor Spartak, po ti paske nje talent te pa pare. Kam qeshur me te madhe, rezultati i artit te arritur ky eshte, ja ke arritur qellimit, si nga ana artistike ashtu edhe nga mesazhi qe i dergon personazhit kryesor, por edhe lexuesve, te cilet jane gjithashtu te interesuar per argumentin.
      Komplimentet e mia, me vjen keq qe zbulove talentin artistik ne kete moshe.

    4. EDVINBEU Al-BANI says:

      Lajm sensacional nga burime te sigurta:

      Edvin Rama biri i Kristaqit dhe katolikes, do ta inaguroi Erdogani i Vllazerise Islamike si musliman. Emri i ri qe do njihet Edvin Rama do te jete:

      EDVINBEU Al-BANI
      ose Al-AlbaniEdbeu

      Ruci do bahet i Krishtere dhe META do ti qendroje besik, as muslimon as i krishtere.

  2. Gjini says:

    Iku edhe ky. S’paska patur faj Jovan Bregu për një çikë magazinier ?

  3. Ismail says:

    Cfar Frike apo demi te behet ty more Plak tutkun qe Rama mere Shuma te majme apo jo?Je bere per te ardhur keq te betohem Per ALLAHUN…

  4. Miku says:

    A mund te na thuash pse gjith ky inat?
    Sarkazma nuk eshte arma e nje avokati profesionist!

  5. Aureli says:

    Mire jua ben o Taku! ketij anadollakut tone nje pale brekushe i duhen ti veshi me addidas

  6. Lexues i TemA says:

    Besoj se ku shkrim eshte per rubriken ANTENA o Mero djali?!!

  7. Tirana says:

    Kodosh i madh u bere ,oSpartak! Jo vetem nje analist i “Thekur” kur e mburrje Ramen per reformen ne drejtesi ,duke thene : ” he -he ,nuk ka c’bene saliu e Lulushi! Rama ka Ameriken e Europen per vete” Po si duket kjo qevria “Rama2” na doli me e poshter se ajo “Rama1″,per ty o Spartak e jo per popullin.Populli i dha 74 deputet. Thone ,o Spartak se dardha bie nene dardhe ‘ e kjo eshte evertet. Mund te themi se molla bie nen molle,por meqenese populli ka thene ate te paren e ne keshtu po e lem. Kjo thenie e dardhes shkoka per shtat se : Mjerani mbetet mjeran e kete e verteton ti. Ka dhe te tjera.Psh : Mburraveci mbetet mburravec e populli thote: ” MOs ia ver veshin se eshte mburravec. POr ajo qe me cudit eshte se qenkerke bere edhe humorist. PO humorin ku e mesove ne burg? E kam fjalen per ato frazat e fundit me MIMin e te tjre……… Qe ke bredhur hu me hu e di gjithe dynjaja,por qe qenke edhe humorist tani e mesuam … Bravo Spartak.

  8. Shigjeta says:

    O jeniceret e erdoganit , mos haroni te mbuloni bustin e Skenderbeut ……………..allah akbar

  9. saliu says:

    Fantazi e semure nga nje trurrjedhur i Spacit.

    1. shqipe says:

      Ç’ka xhanem Ngjela,
      qe bluan tërshërë!?
      Me sa duket burgu
      punen e ka bërë….

  10. Hajduti says:

    Pyesni Edushken ku i ka fshehur parate, ne Turqi, ore ne Turqi, atje jane ato te shkreta. Vazhdo Edushka ne kete menyre, se 1997 do u duket lule. Nuk e dini se cfare po u vjen verdalle.

  11. TOMORI SHBA says:

    Mbeti gjith jeten llapaqen ky moster. Vetem se si afruan post shteteror deri minister keti karieristi,. Para zgjedhjeve fliste e shkruante ne mbeshtetje te qevris dhe kryeminist Rama, ndersa tani qe sju afrua asnje post ministror, sidomos ai i drejetesis, cdo dit i bie boris te prishur, duke ditur se se njeh dhe e degjon kush. Mjaft me me urejtje Spartak. Qytetaret e vendit ton kan nevoj per dashuri dhe jo per urejtje. Nese vjen presidenti i Turqis ne vendin ton, esht mir per qeverin dhe popullin shqiptar, qe Turqia si shtet i madh dhe i fuqishem ekonomik mundet te ndihmoi ekonomin shqiptare nepermjrt investimeve strategjike, jo per te ndertuar xhami e tyrbe, por atostrada, rezorte turistike, areoporete qe ka aq shum nevoi ekonomia ton.
    Ska pse te bej xheloz askend kur shikon vizita te dersjellta, me interes reciprok, pa nderhyr ne punet e brendeshme te askujt.

    1. Fiamuri Arberit says:

      Edhe Rusia eshte shtet i madh dhe i fuqishem…por ne nuk e duam ndihmen e saj.

      1. Toni says:

        Sepse Rusia do te na shkaterroje, eshte dhe ka qene armike e shqiptareve dhe ne dobi te serbeve. Prandaj or tej ‘Flamuri i Leshit” mos fol budallalleqe.

        1. Fiamuri Arberit says:

          Edhe turqit i kemi pasur dhe i kemi armiq dhe njejte si ruset duan te na shkaterrojne. Kete nuk e kuptojne vetem ata qe jane adhurues te pushtimit dhe pushtuesve turq, o turkoshak leshi.

  12. Gaetano says:

    Dikur kur ne stadium binte heshtja,ja ipte qamushi,penallti albitro,e kapi luarasi me dore.dhe vete policet qeshnin pasionin e qamushit per te qene nje ansor ne gjykim.nje ansor qe u ndiente kreshnik iku,ke ngele ti o spartak gladiatori,po rama sta dha e sta dha nje flamur ne dore.mesoje o taku,shqiptaret ndien dhe do jene gjithmon shqiptar nder vedi.

  13. Vedat Shehu says:

    O Spartak Ngjela, qenke atiturk me i tmerrshem se ata qe theren, heluan mesueset e shqipes dhe shkrumbezuan gjoja si turq qytezat dhe fhatrat myslymane te Shqiperise se Jugut. Qenke njeri qe leh per ata qe te perkedhelin si nje kryqetar modern. Je me servil se yt at qe e hengri nga ai te cilit i sherbeju. S’paske gjak (gen) shqiptari.

  14. Qifja - dv says:

    DUAJENI SHQIPERINE SI EDVINI TURQINE

  15. Ela says:

    E menderose avokat!

  16. Kombi says:

    SARKAZEM E BUKUR !!

  17. po tani u kujtove, t’a quash brekushe mutin, mik te osmaneve ti, apo te censuroi ndonje shkerdhate, neper medja dhe s’i ke shpreh keto mendime me pare?????? po pse, s’i ke kerkuar ndihme, be-se ti ,bile grekeve e ruseve ti, per otomanizimin e shqiptareve nga plehra berisha, pasuesi rama dhe xhihadisti erdogan, t’ shkerdhenin genin ketyre bastardeve ne shqiperi, ne ballkan e anadoll ??????

  18. DETARI Atllantidhes? says:

    Sa u krijua qeveria e re,vapa iku ,por me vjen keq qe spartaku paska pjerdhur……

  19. BE says:

    Spartak, sindroma e karriges, qe se more dot te ka erresuar syte dhe mendjen. Po humbet shume pike.

  20. neda says:

    Talent i vecant, bravo, te kritikosh qeverine eshte gjeja me e vogel qe mund e duhet te beje nje intelektual ndaj vendit te tij, problemi nuk jane ata qe kritikojne por ata qe servilosen, ata qe kane hallin e ish deputeteve se ku do te punojne etj.etj.ata qe i bertasin me te madhe per rritjen ekonomike e mbrekullin e qeverise shqiptare kur ne fakt vendin po e braktisin perdite shqiptaret nga varferia e mungesa e perspektives, ndersa disa gjejne dhe kohen per te bere edhe artikuj gazete e mendojne per ish deputetet se ku do te punojne ,ne vend qe te dalin me nisma qe deputetet kur nuk zgjidhen dhe jane pa pune te marrin nje asistence si gjithe qytetaret e tjeter. Disa te tjere vazhdojne te servilosen ne menyra te tjera, ne menyren e tyre per te bere servilin, por problemi eshte qe servilat nuk mund te kontriubojne ne mbarvajtjen e punes te nje shoqerie, ata pergjithsisht jane njerzit me te paafte qe mund te mendohet, te gjithe thone dhe eshte fakt qe vendi qysh nga vitet 90 e deri tani ka kryeministerin me te mire e te afte ne raport me paraardhesit e tij, por kjo nuk do te thote te mos kritikohet, sepse praktikisht ne duhet ta krahasojme me ate qe duhet te ishte dhe jo ta krahasojme me paraardhesit e tij qe nuk bene asgje per vendin por vetem per veten e tyre

  21. Pasword says:

    Bravo avokat .Pak a shume ngjarjet do te rrjedhin ashtu si e pershkruan ti……
    Rama po kontribuon ne anadollizimin e Shqiperise.
    Sander Cok Gyzelin e Klanit duhet ta emroje minister arsimi.

  22. vera e nxehte says:

    Iku dhe ky, shkoi tek Lubonja. Po si nuk e kupton tani qe te gjitha sa ka shkruar e then i permbys dhe vetem per nje post Nuk e kuptojme ne? Ahaa , Spartak, je drejte perendimit jetesor ti tani, Shqiperia ka nevoje per gjak te ri se ata do ta çojne perpara sido qe te jete, s’ka kush tjeter. Ja, Saliu u kerrus pa vajtur ne burg akoma.

  23. SKENDER says:

    humor brilant.bravo spartak.bjeri kokes ketyre anadollakeve.USA

  24. timo says:

    Take mos e shaj më Edin. Vish brekushet edhe ti e bëju gati se mora vesh që do të të bëjë ministër të drejtësisë.

  25. miri says:

    Avokat deri dje na flisje per shtet ligjor dhe demokratik…. sot po flet si Papa ne kryqezata, rracizmi nxitja e urrejtjes nacionale e fetare jane shkelje kushtetuese dhe jo vetem. deri dje ndjeja keqardhje sot neveri…. ik mbyllu ne cmendi

  26. Jimi says:

    Po c’keni bre qe merziteni me Takun? Si gjithemon gazetat kane edhe kendin e tyre te kllouneve. Taku si Taku, dje i mburrte, sot i shan, neser perseri do ti mburri! C’ka ketu per tu merzitur e per tu marre seriozisht nga Taku?

  27. I POSHTER says:

    po ti o spartak qime vyshket cfar pantallonash ka pas veshur yt tat!Se po na tregon brekushet e shqiperise e gjith shqiperia e mesme ka kulturen e vet dhe traditen e vet ti spurdhjak a spartak katunar katiliar nga gopin e somes vjen se po hiqesh me shume se shqiptaret!

  28. Mentari says:

    Edi Rama dhe qeveria e tij Ortodoke ka per te marre ate te Gjatin nga Erdogani Turk.Edhe Lakuriq te dali Edi prap e prap Turku nuk kenaqet me Sumen e Edit.Kuh ka hedhur Para ne nje shqiperi me qeveri te super-korruptuar qe do te hedhi Turku?Shqiperia eshte vajmedet Zeneli Nenes ke te qaj me pare popullin injorant apo qeverine Gomar.

  29. tarasi 2 says:

    Avokat nje keshille miqsore nga nje njeri qe te simpatizon,mos e lejo inatin te fitoje mbi llogjiken tende,pershendetje

  30. neseba says:

    Po ta kishte futur Rama në qeveri nuk do fliste kështu, ky megalloman.

  31. TOMORI SHBA says:

    Neda, te mungon arsyja per te dhen mendime objektive. Une qe kritikoi Avokat Ngjelen, sja kam nevojen skujt, kam mbi 20 vjet qe jetoi e punoi ne SHBA, por me dhimbset vendi e populli une. Prandaj sjam nga ata qe ti servilosem askujt, me dhombset SHqiperia, shoh varferi e papunesi, si dote zhvillohet ai vend , kur ska mundesi ekonomike, nese nuk investojn te huajt.
    Vizitat e ndrsjellta me vende fqinj, te BE, SHBA, dhe vende te tjera te fuqishme ekonomike nga Kina, India, Brazili e Turqia, duhet te jen te mirepritura dhe bashkepunuse, nuk jan keta qe kan nevojen ti ndihmojm e zhvillojm ne , se dhe te duam skemi mundesi, ndersa ata kan mundesi te investojn dhe interesi esht i dyanshem. Nese Turqia dote ndertoi nje aredrom apo aroppppport ne Vlor, ska gje me te mir per zhvillimin e Turizmit ne vendin ton. Keshtu esht zhvilluar ter bote me investime e kapital te huaj, vec ati te brendeshmit. Rendesi ka te respektohet marveshjet , pa nderhyr ne punet e brendeshme, apo tu krijohen koncesjone politike qe demtojn interesat kombetare.

  32. alphade says:

    Si polemist e debatues,zoti Ngjela te shkon,por si fejtonist lerja
    kete profesion Ymer Monxhozit ,Ai t’i thuri mire fejtonet. Nejse.
    Megjithate ,keto thumbime tusja ndaj Rames e kane nje shkak,
    ndaj te cilit une si cdo qytetar tjeter i Shqiperise hamendesoj :
    Mos valle te ka mbetur qejfi diku me Rames sepse keto ” katilinare”
    dikur ia atriboje shume ,Sali Vicidolit, tash e ke kthyer “dograne”
    kunder Edit. Me sa duket me ” Ramen 2 ” Ti shpresoje ndonje post,
    gje qe s’ndodhi dhe prandaj po koketeon me opoziten tani. Une, si
    qytetar i zakonshem i ketij vendi ,kam per Ty nje keshille permes nje
    pyetje: cfare i bente Drakula, Vlladi ,kundershtareve te tij ? Mos kalo
    nga nje hu ne tjetrin se ka shume rreziqe ! Kaq kisha per sot ,neser
    na pret nje dite e re . Stafit te gazetes ” Tema ” i uroj nje dite te kend-
    shme plot prodhimtari : lajme,kritika,analiza, etj.etj. Mirupafshim !!!

  33. alphade says:

    Shenim , Avokat mos imito ,presidentin Trump, me ate doren
    me gishterinjt ne forme vezake apo rrethi,eshte xhesti i zotit
    Trump! Sepse ka nje aresye fare te thjeshte qe ta them kete :
    Je vite drite larg presidentit te shtetit me te fuqishem ne bote ,
    SHBA -s !!!!!

  34. D. Didani says:

    Te pakten te kishe qendruar ne ate krahe qe ishe edhe ca kohe akoma o Taku,ose te heshtje pak kohe..por me kete mikrokomedi qe ke bere sot i dhe fund vetes..U bere bajat,u bere inatci,u bere ziliqar,u bere smire zi,u bere legen,u bere kameleon,u bere i pa fytyre,u bere i vockel,ke dhene shenja qe ke rrjedhur,ke dhene shenja qe ke pjerdhur,askush nuk po qesh :te siguroj une,nuk do qeshin ,as te djathtet as te majtet,as miqte e tu as armiqte e Rames dhe e di perse? Sepse te gjithe e dine perse i ke shkruar keto budallalleqe…dhe mbi te gjitha inatet e tua jane te lidhura me nje rast qe Shqiperia mund te marr ndonje peshqesh nga Erdogani! C’te keqe ka??? Ato budallalleqet e tumaneve dhe brekusheve do bejne te qesh edhe vet Turkun Erdogan…Turqia i ka hequr ato qysh me 1925 me Ataturkun,ndersa ne i zvarrisnim ato neper pazar deri nga vitet 50-60!!!!

  35. karakas says:

    o taku ti vetem nga surati qe ke une po te isha kryeminister do te caktoja nje pune si brigadier ne ndonje farme me derra ose do te coja si fermer ne greqi per te ndihmuar emigrantet ne vjeljen e ullinjve

  36. ta says:

    te gjithe qe komentoni jeni llapaqene?njeri daulles tjetri tiganit.

  37. fieraku NGA ferrasi says:

    Vere e nxehte
    Si thua te beje edhe
    “Stop Ahengu “nje koment?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje