Studiuesi zbardh emrat, ja cilët janë deputetët që kanë hapur seancën e parë Parlamentare ndër vite

Ditën e sotme nis punimet legjislatura e re e Kuvendit të Shqipërisë, me 140 deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Seanca e sotme plenare, e para për këtë legjislaturë, do të drejtohet nga deputeti Besnik Baraj.

Në nisje të punimeve të legjislaturës së re, ish-Drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar emrat e të gjithë deputetëve më të vjetër që kanë drejtuar seancat e para ndër vite.

Sipas tij në 27 mars 1920 seancën e parë e ka hapur Mytem Këlliçi, për të vijuar më pas me Pandeli Evangjelin.

Statusi i Dervishit 

Sot, në çeljen e sesionit të parlamentar, po kujtoj deputetët shqiptarë që kanë hapur mbledhjet e para të legjislativit shqiptar.

Deri në vitin 1944 tradita parlamentare shqiptare, mund të themi e konsoliduar, parashikonte që mbledhjen e parë të legjislativit e drejtonte deputeti më i vjetër, ose në mungesë të tij, një nga më të vjetrit. Këtij i bashkëlidhej deputeti më i ri i cili ushtronte detyrën e sekretarit të përkohshëm.

Kryetari i përkohshëm i ndihmuar nga sekretari, drejtonin parlamentin deri në zgjedhjen e kryesisë së rregullt e përbërë nga kryetari, dy nënkryetarë dhe një sekretar.

Deri në vitin 1950 zgjedhja e kryesisë është bërë çdo sesion parlamentar. Ndërsa deri në vitin 1991 në kryesi ka qenë i përfshirë edhe funksioni i sekretarit.

Drejtimi i përkohshëm më i gjatë në historinë e legjislativit është ai i periudhës 21 janar-23 shkurt 1924, sepse Kuvendi i asaj kohe zgjati tej mase verifikimin e mandateve. Në çeljet e tjera, drejtimi i përkohshëm ka qenë i shkurtër.

-27 mars 1920, Mytesim Këlliçi

-21 prill 1921, Pandeli Evangjeli

-21 janar 1924, Petro Poga

-1 qershor 1925 Gjergj (Jorgj) Çako

-25 gusht 1928, Pandeli Evangjeli

-21 nëntor 1932, Petro Poga

-10 shkurt 1937, Petro Poga

-17 prill 1940, Terenc Toçi (kryetari i emëruar)

-16 tetor 1943, Lef Nosi

-10 janar 1946, Petraq Popa

-28 qershor 1950, Petraq Popa

-19 korrik 1954, Aleksandër Xhuvani

-21 qershor 1958, Koço Tashko

-14 korrik 1962, Spiro Moisiu

-9 shtator 1966, Spiro Moisiu

-20 nëntor 1970, Spiro Moisiu

-28 nëntor 1974, Zylyftar Veleshnja

-25 dhjetor 1978, Pilo Peristeri

-22 nëntor 1982, Shefqet Peçi

-19 shkurt 1987, Spiro Koleka

-15 prill 1991, Adil Çarçani

-6 prill 1992, Pjetër Arbnori

-1 korrik 1996, Sabri Godo

-23 korrik 1997, Dritëro Agolli

-3 shtator 2001, Servet Pëllumbi

-2 shtator 2005, Lufter Xhuveli

-7 shtator 2009, Fatos Beja

-9 shtator 2013, Namik Dokle

-9 shtator 2017, Besnik Baraj

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Studiuesi zbardh emrat, ja cilët janë deputetët që kanë hapur seancën e parë Parlamentare ndër vite”

  1. vera e nxehte says:

    PO mire o drejtori arkivit ne ministrine e brendeshme , Kastriot Dervishi, qe na zbulon gjithe ato gjera, pse eshte sot legjislatura e XIX-te, ku shkuan 20 te tjera? Apo shteti shqiptar lindi kur u be Sali Berisha president dhe ti drejtor arkivi? U bete qesharak e s’doni ta kuptoni.

Lini një Përgjigje te vera e nxehte Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *