Unaza e madhe/ Enno Bozdo akuza Ramës dhe Veliajt: Mjeshtra në vjedhjen e meritave të të tjerëve, falenderoni Bashën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo ka reaguar pas inaugurimit të Unazës së Madhe nga kryebahskiaku Veliaj.

Përmes një postimi në facebook Enno Bozdo thotë se “….Unaza duhet te kishte perfundur ne vitin 2014. Por mesa duket, 2.1 km e saj nuk ishin asnjehere prioritet as per qeverine Rama dhe as per K/Bashkiakun Veliaj”.

Më tej ai akuzon Rama dhe Veliaj si po vjedhin punën që ua bënë gati të tjerët, pasi sipas Ennos minimalisht duheshin falenderuar kryeministri dhe kryebashkiaku i meparshëm për kete veper.

Reagimi i Enno Bozdos

Sot me ne fund u perurua segmenti 2,1 km i Unazes se Madhe te Tiranes. Tutje ekzaltimit te pavend te Rames dhe Veliajt, me duhet te rikujtoj se stafi i Bashkise se Tiranes, kur kjo drejtohej nga Basha, punoi plot nje vit, nga viti 2011 deri ne 2012 per te pergatitur kete projekt, ndersa qeveria Berisha siguroi financimin e saj qe ne vitin 2012.

Unaza duhet te kishte perfundur ne vitin 2014. Por mesa duket, 2.1 km e saj nuk ishin asnjehere prioritet as per qeverine Rama dhe as per K/Bashkiakun Veliaj.

Megjithe zelllin e ketyre dy te fundit sot per ta shitur si nje “pune te tyren te kryer”, fakti esht qe ky segment kaq i rendesishem duhej te ishte ne funksion 3 vite me pare.

Ne keto tre vite trafiku i Tiranes do te ishte ndjeshem me i lehtesuar, Tirana do te kishte me pak ndotje dhe zhurme, qytetaret e Komunes se Parisit dhe te Unazes se Re nuk do tu duhej te humbnin ore te tera per te mberritur ne shtepite e tyre, por edhe ata qytetare qe leviznin nga veri ne jug te vendit dhe anasjelltas, nuk do tu duhej te humbnin ore te tera dhe shpenzime karburanti ne trafikun rraskapites te Tiranes.

Prandaj nje thirrje me shume qytetari per Edi Ramen dhe Erion Veliajn: me pare te se nxirrni video apo te beni selfie, me pare se te gezoni mbi “suksesin e nje pune te kryer”, kerkoni nje ndjese qe e zvarritet per 3 vite kete veper.

Tutje faktit qe tashme jeni bere “mjeshtra” ne vjedhjen e meritave te te tjereve, minimalisht duheshin falenderuar kryeministri dhe kryebashkiaku i meparshem per kete veper.

Dhe eshte hera e trete qe silleni keshtu, pas projetit te “Pazarit te Ri” dhe te Bulevardit te Tiranes. Te pakten mos e perserisni me per here te katert!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Unaza e madhe/ Enno Bozdo akuza Ramës dhe Veliajt: Mjeshtra në vjedhjen e meritave të të tjerëve, falenderoni Bashën”

  1. Kellira says:

    O Eno loqja me dy oo!
    Unaza eshte projekt qe ne kohen kur ti merreshe me basketboll qe te zgjateshe. Aty ke ngel.
    Po meqe e ke kompleks kete fakt nuk e permend fare ate kohe. Do te shpikesh kohen tende por s’ke per t’ia dale

  2. sale says:

    Mbete kopan Ennno !
    Idete kane vlere kur vihen ne pune,kur shikohen ne enderrat e tua dhe te Bshes mbeten utopi.
    Ndoshta pas 30-40 vjetesh mund te behet realitet edhe trami ne Tirane;sipas teje meritat jane te Bashes?!???

  3. Bledi says:

    Flenderoni Banken Boterore qe dha paret,ku te PD-se mbylleni gojen,ju e zvarritet qe nga 2007.

  4. Kombi says:

    NGADAL , MOS U NXEH KAQ SHUME , NUK PO JA MEHON ASKUSH KONTRIBUTIN E BERISHES DHE BASHES . ATA JANE KAMPIONE TE PUNIMEVE TE LENA GJYSMAKE .
    SHYQYR QE PERFUNDOI !!! SHUME TE TJERA DO TE INAGUROHEN NGA GJYSMAKET E PD.

  5. ILIRIA says:

    Sa per merita keni shume por vetem per prishjen e Zogut te Zi dhe per sheshin Skenderbej per keto nuk jua heq njeri meritat. Faleminderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *