Aleati i afërt nuk ia përton Bashës: Këto 27 vite Ruçi ka qenë në krah të tyre në Parlament, tani u zgjua PD?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryetari i partisë Balli Kombetar Demokrat Artur Roshi, njekohesisht aleat i kryetarit të PD Lulzim Basha,  thote se Partia Demokratike duhet te heqe dore nga gjurmet dhe te merret me ujkun, ne menure figurative, duke iu referuar ketu antikomunizmit.

Duke komentuar ne rrjetet sociale debatin e ngritur kohet e fundit për zgjedhjet e Gramoz Rucit si kryetar te Kuvendit, thote se ai ka qene ne Parlament ne krah te PD keto 27 vjet.

 Statusi i plotë

Çengeli i antikomunizmit të PD është ndryshkur

Këto ditë thjesht për të ruajtur fenomenin e kundërshtisë politike,por pa patur idenë se çdo të thotë të jesh antikomunist Partia Demokratike nisi një betejë false për antikomunizmin,por pa sukses.Që të kesh sukses në një aksion politik sot duhet të kesh me vete të shkuarën dhe të ardhmen.

E shkuara lidhet me rrënjët në historinë politike të vëndit.Antikomunizmi i ka rrënjët në idetë e Mid’hat Frashërit dhe tek partia e tij politike që krijoi në Regio Emilia të Italisë në 1945 Balli Kombëtar Demokrat si kundërshtare e partisë komuniste.E ardhmja lidhet me aplikimin e të shkuarës në të tashmen.Pra sa janë ngjizur në sistemin tonë shoqëror idetë antikomuniste këto 27 vite ?

Këtu futet Partia Demokratike që ka qeverisur për 16 vjet në emër të së djathtës dhe në emër të këtyre ideve.Të gjithë e dimë se PD është munduar të rakordojë sistemin komunist me atë kapitalist duke goditur atrecaturat e sistemit komunist,por jo sistemin vetë.Këto ditë është ankuar se po vjen Ruçi si ish-ministër i diktaturës kryetar kuvendi.

Partia Demokratike këto 27 vite që Ruçi ka qenë në krah të tyre në parlament ka qenë duke ëndërruar për antikomunizmin ?

Dakort në se është kështu ,në ëndrrat e ëndërrua shumë gjatë,zgjimi është i tmerrshëm.

Ruçi u zgjodh kryetar i deputetëve nga kuvendi pa asnjë debat (si brënda asamblesë së PS).
Pra çengeli i Partisë Demokratike për antikomunizmin është ndryshkur.

A ka kuptim që mbasi Ruçi zgjidhet deputetët e PD dalin dhe mbështesin protestën që kishte qëllim mos lejimin e zgjedhjes së tij.

Unë them se është një retorikë që PD përdor kur humbet truallin e besimit politik.

Termi i antikomunizmit lidhet me kujtesën e dhimbjeve të komunizmit dhe shfaq njëherësh emocion dhe dhimbje ,i cili nuk ka logjikë dhe orienton njerëzit të kthejnë kokën mbas atij që bërtet për të shpëtuar nga dhimbja.

Unë besoj se ne kemi nevojë të shembim një sistem të komunizmit ku ende egziston i padukshëm, i shnderruar në një trajtë demokracie të rreme me vese despotike.

Në këtë kontekst Balli Kombëtar Demokrat në krye të disa partive të tjera tradicionale të djathta hartoi një platformë të dekomunistizimit të shoqërisë.

Pra në se duam të ngrejmë një sistem demokracie të vërtetë duhet të krijojmë mekanizmat e mbrojtjes,ku prevalon dekomunistëzimi i sistemit drejtues politiko-shoqëror.

Unë them se duhet veprim politik për të ndikuar pozitivisht tek e ardhmja e shoqërisë dhe jo gjest politik siç kërkoi PD që vlen thjesht si një demagogji e vërtetë.

E djathta në përgjithësi,por edhe qendra e djathtë (PD),operon me përmbajtjen ndaj parimeve.Këtu parimi është krijimi i burimeve njerëzore për një sistem demokratik, jashtë sistemit të djeshëm te diktaturës.

Mbi parimin ngrihet ligji.Konkretisht Ligji i munguar i lustracionit.

Individët janë gjurmët,ndërsa sistemi i padukshëm komunist që luan fijet e demokracisë së rreme që përjetojmë janë Ujku.

Përfundimisht Partia Demokratike duhet të heqi dorë nga gjurmët (ku edhe këto nuk i ka seriozisht por taktikisht)dhe duhet të përballet me ujkun(sistemin e padukshëm komunist) ose të bashkpunojë dhe mbështesë Ballin Kombëtar Demokrat që ka një platformë,të shkuarën dhe të ardhmen me vete.

Balli Kombëtar Demokrat nuk është një “far” që tregon rrugën,për shkak të konkurencës politike të pakuptimtë,por gjithsesi ngelet “një dritë qiriu” e ideve të konsevatorizmit moderrn europian të Mid’hat Frashërit nga kalon rruga e së ardhmes.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Aleati i afërt nuk ia përton Bashës: Këto 27 vite Ruçi ka qenë në krah të tyre në Parlament, tani u zgjua PD?”

  1. .......... says:

    UN do ngre shoqaten e antishqiptarve dhe te tradhtrve te kti vendi , ga te gjitha ngjyrat nga kolaboracionistet dhe bahkepuntoret e nazifahizmit siç ishte balli komtar dhe legaliteti gjat luftes dyt , si dhe te ter agjentet qe kan sherbyer kunder kombit shqiptarne interes te sherbimeve te huaja inteligjente grekut serbit anglezit e amerikanit , por qe kte e kan ber per te sjell demokracin ne kte vend , te tera tradhtit dhe krimet kunder kombit ton , ne do luftojm kunder komunizmit jo se ai do vij prap , por se naj ka ber fiksim qe nuk arritem ti benim dot as gje , por erdhi dhe iku kur i desh qfi ,dhe pe kte ne tani do luftojm kunder teoris se tyre , qe fatet e kombit ti marim ne tradhtaret dhe pjellet e tradhtarve se te paret ton luftuan kunder SHQIPRIS ekombit ton , por ama e ben per demokracin , keshtu qe fatet e kombit na takojn ne tashti ,jo pasardhesve qe lufonin per tembrojtur lirin e vendit , siç e quajn ata pra kunder duçes dhe hitlerit apo serbit dhe grekut , kta pra hitleri duçja asfalia greke udbja etj , kta qe te ter kan luftuar bashk me teparet e antarve tan te shoqates ton kunder kombit por per demokracin se demokracia per ne nuk ka atdhe , rrofshin tradhtaret spiunet dhe antishqiptaret si e vetmja forc qe jemi ne kte vend per te dhjer me falni per te ber kte vend.

  2. Lili says:

    O mos u merrni me PDne,lereni te vdese vete nga luli e berisha…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *