Demokratët nuk e meritojnë këtë përfaqësim poshtërues

10 Shtator 2017, 10:24Politika TEMA

Nga Astrit Patozi

Në korrik të vitit 2007 disa deputetë socialistë bashkuan votën me kundërshtarët e tyre, të Partisë Demokratike dhe të aleatëve të saj dhe për pasojë Bamir Topi u zgjodh President i Republikës. Nuk e kujtoj mirë, po atë ditë apo të nesërmen, kryetari i grupit të PS në atë kohë, Ben Blushi, dha dorëheqje të parevokueshme. Argumenti i vetëm ishte marrja e minimumit të përgjegjësisë ndaj një ngjarjeje të rëndë politike nga partia kryesore e opozitës.

Fiks 10 vjet më vonë, pikërisht dje në sallën e Kuvendit, 3 deputetë të Partisë Demokratike votuan pro zgjedhjes së Gramoz Rucit kryetar parlamenti. Në fillim pati një lloj heshtjeje hutimi dhe pas disa orësh, jo vetëm nuk u pa njeri të turpërohej, por u akuzua kundërshtari se na kishte vjedhur votat.

Mjafton kontrasti i fortë i këtyre qëndrimeve publike për histori të ngjashme shqiptare, që të kuptosh katandisjen e ububushme të Partisë Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës. I cili mbrëmë, në rastin më të mirë, duhet të ishte mbyllur në zyrë dhe të mbulonte kokën me peshqir, sepse cdo fjalë që mund të thonte do ta bënte edhe më të neveritshme atë që kish ndodhur.

Dhe duhet theksuar se Ben Blushi asokohe nuk kishte asnjë lidhje me listën e deputetëve, që dezertuan, pasi ata ia kishte lënë peshqesh Fatos Nano, që nga viti 2005. Ndërsa 3 “antikomunistët e tërbuar”, që votuan dje ministrin e fundit të Sigurimit të Shtetit, ishin ekskluzivitet i kryetarit aktual të Partisë Demokratike. Ata i përkisnin listës fituese Basha, e cila u shpall me aq bujë dhe me aq vendosmëri, e cila ishte, sipas tij, jo vetëm më e mira dhe më përfaqësuesja, por ajo do të hidhte edhe themelet e Republikës së Re.

Dje e kam frenuar shumë veten të mos flisja, ngaqë mendova se ngjarja ishte aq e rëndë, sa turpëronte pafund cdo anëtar të Partisë Demokratike. Dhe se çdo fjalë që mund të thuhej, mund ta bënte edhe më të nderë atmosferën për çdo qytetar, që ka zgjedhur të jetë në opozitë me këtë qeveri.

Po kur shikoj se kjo “vjedhja” e votës është shndërruar në qëndrim zyrtar të partisë sime, nuk rri dot pa thënë se ky është fundi i çdo skrupulli dhe morali në politikë. Lulzim Basha duhet ta kursente këtë palaçollëk, sepse ajo është poshtëruese për ata 450 mijë shqiptarë, që me gjithë zhgënjimin e tyre të madh, sërish shkuan të votojnë siglën e Partisë Demokratike në zgjedhjet e fundit. Është më e pështirë edhe se vetë rrjedhja e votave, që në kontaktin e parë me parlamentin nga lista “e shkëlqyer” Basha.

Ajo është fyese për inteligjencën e cdo shqiptari, që ka një minimum respekti për të vërtetën, aq më tepër kur ajo konsumohet në sytë e të gjithëve. Por çdo sharlatan, që do t’i bjerë kësaj daulleje, në mungesë dhe me porosi të Lulzim Bashës, duhet të dijë gjithashtu se PD, që përfaqësohet kaq keq sot prej tyre në parlament, nuk ka detyrim vetëm ndaj demokratëve.

Si partia historike, që përmbysi diktaturën në Shqipëri dhe që ka qeverisur gjysmën e kohës që nga viti 1992, ajo ka një raport me cdo qytetar të këtij vendi dhe se kjo marrëdhënie nuk mund të telendiset në atë derexhe, që ta bëjë proçkën vetë në mes të ditës dhe në mes të parlamentit, dhe pa iu dridhur qerpiku, të thotë se ia bëri kundërshtari.

Dikush duhet t’u thotë këtyre kretinëve politikë, se edhe sikur të ishte e vërtetë që 3 votat opozitare për komunistin e tmerrshëm Gramoz Ruci të ishin vjedhur, ato nuk e shpëtonin dot faqen e Lulzim Bashës dhe të Partisë Demokratike, që drejtohet ende prej tij. Sepse, nëse kundërshtari arrin të t’i marrë votat edhe në sallën e Kuvendit, kur ti je i pranishëm me të gjithë deputetët e tu, i bie që të mos dalësh më kurrë në fushatë, se nuk ka idjot në Shqipëri që mund ta çojë ndërmend të votojë më për ty.

Por Lulzim Basha nuk e ka më fare këtë hall. Ai thjesht do të kalojë sa më lehtë këtë moment të vështirë, pak rëndësi ka fatura. Natyrisht, mua nuk më intereson fare fati i tij politik, që tashmë është i përcaktuar, por më dhimbset shumë ai i Partisë Demokratike, e cila është marrë peng prej tij. Asnjë demokrat dhe i djathtë në Shqipëri nuk e meriton atë përfaqësim turpërues, që lista Basha shfaqi dje në sallën e Kuvendit të Shqipërisë dhe unë ftoj secilin prej tyre që të reagojë, jo vetëm sot, për ta ndalur këtë rrënim të pamerituar.

Një miku im deputet aktual i Partisë Demokratike me thonte mbrëmë i nervozuar se, nëse dikush e ble mandatin për t’u bërë deputet, ai nuk ka më asnjë detyrim politik dhe moral, ndaj edhe ngjarje të tilla nuk janë të papritura. Që do të thotë se ky është vetëm fillimi, por mund të ketë thagma edhe më të mëdha në të ardhmen. Dikush tjetër tha se një nga deputetët “e shitur” ka qenë vetë Lulzim Basha, për shkak të miqësisë së njohur botërisht të familjes së gruas së tij me Gramoz Rucin.

Megjithëse nuk kam asnjë të drejtë t’i hedh poshtë këto hipoteza apo deduksione, sepse nuk e provoj dot të kundërtën, unë nuk jam i prirur t’i besoj këtë versione. Por kjo nuk e lehtëson aspak Lulzim Bashën dhe as e shpëton disi imazhin e përlyer keq të Partisë Demokratike, që në hapjen e perdes së sezonit të ri politik.

Dhe e gjitha vjen sepse asgjë nuk ka ndodhur rastësisht dhe asgjë nuk ka ndodhur në një ditë. Ky është rezultati i një lëngimi të gjatë, që u shndërrua në sëmundje të pashërueshme, sidomos në katër vitet e fundit, nga dita kur Lulzim Bashës iu dhurua në tepsi kolltuku i kryetarit të Partisë Demokratike. I cili për shkak të mungesës edhe të cilësive më elementare për një lider dhe të paaftësisë së vet proverbiale, shpërdoroi cdo shans që i doli për para, për të vënë qoftë edhe një tullë në murin e ringritjes së opozitës shqiptare, e cila nuk ngriti kurrë kokë pas humbjes në zgjedhjet e 2013-ës.

Ndaj edhe “fitoret” ndoqën njëra-tjetrën, për të kulmuar në atë plebishitaren e 22 korrikut, ku e copëtuam “armikun” e brendshëm, duke votuar edhe nga 5 herë rresht, apo duke mbushur kutitë për të rrëmbyer ditën për diell mandatin e kryetarit të Partisë Demokratike. Të atij që sot po thotë se i kanë vjedhur votat, pikërisht ato që u shfaqën drejpërdrejt në kamera para miliona shqiptarëve në godinën më të rëndësishme të shtetit. A ka demokrat normal që mund t’i besojë më atij?

16 komente në “Demokratët nuk e meritojnë këtë përfaqësim poshtërues”

  1. laoura says:

    Pershendetje! Eshte per te ardhure keq qe LULEZIM bASHA ESHTE KRYETAR I PARTISE DEMOKRATIKE PER SHUME ARESYE QE TASHME DIHEN DHE PERSERITEN CDO DITE.Tani , ai pret se cfare do ti jap Rama per te justifikuar veprimet e tij ndaj Partise Demokratike.gJIOTHESHKA MUND TE JET LULI POR VETEM KRYETAR pARTIE NUK DUHET TE JETE PER IooI ARESYE;Partia demokratike me Lulezim Bashen nuk kthehet kurreme ne pushtet sepse me shalengjiturin dhe atij qe i vjene era djerse nga debolesa nuk ka te ardhme.ESHTE BERE FIGURA ME E PADESHIRUESHME NE KRYE TE PARTISE;AI(LULI) vdes po postin nuk e dorezon, turpin e ha me buke dhe nuk skuqet as nuk zverdhet.kUSHDO TJETER NE VEND TE TIJ DO TE UDHEHEQ ME MIRE PARTINE DEMOKRATIKE;Nje pikepyetje e madhe eshte pse e lejon Berisha ?!…
    pO TI MBUSHET MENDJA bERISHES E FSHINE PER 24 ORE NGA PARTIA ; Kjo duhet bere se na trumpetoi me te madhe brockulla e budallalleqe si republika e re e te tjera fjale boshe.
    faleminderit e te presim dhe dy muaj se cfare do te katranose Luli i vogel si kacamicri ne vesh te kaut.

  2. ta says:

    ti je nje cope gomari,qe me le pa fjale,jo se jam me lulin,por me shqiperine, deputetet jane shqiptare,nuk jane armiq me njeri tjetrin,je dhe [gazetar],pika…..

  3. PDisti says:

    Si the ti mo surrat Shpulle,mo koke kuti kartoni? Si partia,historike qe permbysi diktaturen? …….., e plot brockulla? O te krypsha ment e kokes o gomar,ndjese gomarit,po diktatura ne Shqiperi kishte ikur me kohe per lesh,e ju dha peshqesh komunistit sali te udhehiqte PDne,ne rrugen demokomunizmit demokrat te Shqiperise, ku gjate kesaj periudhe pate dhe ti kontributin tend prej pseudo politikani. Deri dje i lepinit bythen saliut se skishit bythe ta kundershtonit, tani i erdhi goja memecit?

  4. AGIM kRAJA says:

    ALPINI,
    Patosı nje fjale e urte thote me mıre eshte me qene rryp se sa me u hequr sı rryp,

  5. Pilo Shpiragu says:

    Ajo që më habit mua më tepër është qëndrimi i Myslym Murrizit. Po si rri e hesht ky antikomunist i vendosur? Po ka rast më të mirë se ky për të rrahur ndonjë nga deputetët kolegë? Po qysh, or Myslym vëllai, lë të të shpëtoj ky rast pa ” i qirë kurvën, motrën, tërë sojin dhe sorollopin” atij klysh komunisti që bëri këtë mënxyrë? Nejse, mos u mërzit o shpirt, ashtu siç po duket kjo punë, do kesh raste për të shpalosur aftësitë e tua intelektuale në të mirë të edukimit politik të opozitës ku, për fatin tënd të nxirë bënë pjesë.

  6. a says:

    ALPINI,
    EDHE NJE HERE PO I THEM PATOSIT SE ESHTE ME MIRE ME QENE TRAP SE SA ME LUAJUR ROLIN E TRAPIT,

  7. Populli says:

    “Parti historike qe permbysi diktaturen” – thote Patoz Astriti.
    Patoz Astriti qe eshte edhe gazetar, e di shume mire se diktaturen nuk e permbysi PD-ja. Ishin shtate faktore dhe aktore te tjere, fiks shtate, ku nuk perfshihet PD-ja. PD-ja duhej te “shpikej”, u shpik dhe iu dha pushteti, me qellim qe pushtetin te mos e merrte e djathta historike. Kjo eshte e gjitha Patoz, e thene jo me mllef, me analize, po te duash, meqe je edhe gazetar. Pranojeni, dreqi ta haje, kete te vertete si drite dielli, pranojeni se ju ben mire, juve dhe Shqiperise. Perndryshe keshtu do mbeteni, bisht qeni…

  8. Bashkim Kopliku says:

    Z. Patozi, jam dakord qe nuk duhet te beni hipoten qe z. Basha ka votuar per z. Ruci. Bile nuk jeni etik qe e hodhet ne shkrimin tuaj kete dyshim: ka mjaft bema z. Basha, per ta kritikuar, nuk keni nevoje per te gjetur sajime.
    Por ama, z. Patozi, nuk keni asnje arsyet te jeni i sigurt se vetem 2 a 3 detputete te PD, kane votuar per z. Ruci. AJo qe eshte e sigurt, eshte se “se paku 2 deputete te PD kane votuar per z. Ruci”, sepse fare mire mund te kene qene p.sh. 10 deputete te PD qe kane votuar per z. Ruci, Kjo qe po supozoj, bazohet ne mundesine demokratike, qe asnje njeri, sado i perkrahur nga partia e vet , te mos arrije te marre 100%, te votave. Keshtu, edhe z. Ruci, sado i respektuar qe te jete–une personalisht kam shume respekt per te, dhe nuk e konsideroj fare “ministrin e fundit te sigurimit” etj. sic ben ti, gjithnje ne urine qe ke te shtosh pa nevoje, gabimet e z. Basha: po e perseris, i mjaftjne ato faktiket qe ka, dhe nuk ke nevoje te sajosh.
    Por mos te dal jashte temes kryesore. Pra z. Ruci, fare mire mund te kete marre 8 vota me pak nga deputetet e partise se tij. Pra + 10 nga PD e -8 nga PS, bejne 2 vete per te shkuar tek 80 votat.
    E fundit: njerezit presin nga ti z. Patozi, por edhe nga desidentet tjere te “pas listes Basha”, qe te bejne diagnoza pa kompromise me “djallin”, per arsyet e ketij shkaterrimi te PD-se? A kaq e veshtire eshte e keni per te gjetur shkaktarin kryersor, ate me pergjegjesi personale shume me te medha se z. Basha?
    Uroj qe te guxoni te jeni deri ne fund i drejte dhe trim.

  9. Bogonica says:

    Z.Patozi,me te vertete po me cudisni sot.Ju kam ndjekur me kujdes vecanrisht ne fushaten e 2013.Atehere thate nje te vertete te madhe per humbjen,duke aluduar per menyren se si u be ajo fushate nga lideri historik i PD-se.Ai nuk foli,nuk ju kundervu juvej.Kete vit ju filluat Opoziten tuaj per te marre PD-ne gje nuk j’u eci edhe kete radhe sepse lideri juaj historik perseri nuk j’u mbeshteti.Cfare keni me Lulzim Bashen?Ai ashtu di te udheheqe.Sot jepni kujen per rrjedhjen e tre votave,i quani keta qe votuan njerezit me te poshter te ketij vendi.As nuk e di fare kush keta qe kane votuar Rucin,por nuk e kuptoj cfare krimi kane bere.Mos valle ata jane me objektivet qe ka PD-ja dhe te tjeret qe j’u bashkuan z.Basha jane per te vajtuar? Mos jane per te vajtuar te gjithe ata qe kane votuar listen Basha atehere?Beji mire llogarite,je dhe ti pergjegjes per 8 vjet per gjendjen ku e katandiset kete vend.Ju erdhi mire kur drejtonit grupin parlamentar?Cfare prodhoi grupi i drejtuar prej jush?Ja kjo eshte kostua qe po paguan PD,puna e te gjithe lidershipit te saj prej kaq vjetesh dhe rezultatet e qeverisjes tuaj,ku dhe ju ishit pjese.Jeni edhe vete pergjegjes,nuk i ikni dot pergjegjesise.Po te siguroj se edhe ju sikur te drejtonit PD-ne do po te jete se do vazhdonit me ate filozofi qe ka ndjekur deri me sot PD(ku ju keni qene pjese) kete rezultat do kishte ne mos me keq.Kot perpeliteni,nuk dilni dot,keni ecur ne drejtim te gabuar si ekip dhe nuk kini pare gje akoma.Per mua nuk kini alternative.Lerini ata djem te shohin te verteten.Cila eshte e verteta,jane deputete te lire?Ndersa e “verteta” jote eshte se po baltonsi nje njeri pa te drejte,populli nuk e miraton kete qe beni ju si udheheqje,ai ka sy te shikoje,ka vesh te degjoje.Gramoz Ruci eshte aq pergjegjes per te shkuaren,aq sa jeni ju dhe une,kete j’u a ka thene ai gjithe shqiptareve 22 vjet me pare ne ate parlament ku ju kini qene pjese,,kur tha: “Mos me gjykoni per c’kam qene, por me gjykoni per c’kam bere atehere kur kam qene”Te tjerat jane pallavra.

  10. harillaqi says:

    Nje fshatar,i shkoi NASTRADINIT ne shtepi,dhe i kerkoi gomarin qe te shkonte ne mulli.NASTRADINI,i tha,nuk ekam,ja kame dhen nje tjeteri.Ne ate moment palli gomari ne kasolle.Ore i tha fshatari,ja gomari ne kasolle.Nastradini,kur nuk do tjeteri t’a jap keshtu do thote.Edhe Basha,me tre demokrtat qe i dhane voten Ruçit,keshtu eshte.Se mos donet Basha? Atij nuk ja vare njeri.As e pyet njeri.Me mire t’i hipin gomarit e te shkoi ne nje qebaptore e te haj qofte me rigon.

  11. spartaku says:

    Basha,me siguri ka votuar vete Ruçin.

  12. Bushi says:

    Patozi me shokeet e tij,kundershteret e Bashes,i kane paguar ata tre demokrate,te votojne Ruçin,me qellim qe te hidhen kundra Bashes.Nqs e kane bere kete,perseri ata kane te drejte,se Basha eshte i paafte.

  13. Mihali says:

    Z.Patozi eshte anti demokrat kur sulmon ata demokrate qe votuan pro zgjedhjes se Gramoz Rucit.Votimi eshte individual dhe jo kolektiv.Ai gjen rastin qe votimi eshte i fshehte dhe shperh mendimin e tij lirshem,pa tutelen e partis. Veprimi ityre shpreh pa varsin nga forumet qore.

  14. smartman says:

    Llogjika te thote se 3 votat pro Gramozit jane mga Sali Berisha, Ed Paloka dhe Flamur Noka, per te krijuar diversion ndaj Lulzim Bashes.

  15. Artan Sejko says:

    Habitem pse habiteni me “rrjedhjen “e votive. Jemi ne demokraci dhe cdo deputet ka mendimin e tij. Nese ndonje deputet socialist do votonte kundra, cfare pastaj? “Disiplina “e grupit eshte nje menyre tjeter per te thene dictature ne mendjet tona.
    Artan Sejko

  16. Gjini says:

    Ka ardhur koha (ka kaluar shumë, madje) që anëtarët apo idhtarët e PD-së të mos identifikohen me emrin DEMOKRATË. Demokrat jam edhe unë, ose më drejt: demokrat jam pikërisht unë, ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato që, pa aderuar në PD, madje në asnjë formacion tjetër politik, ndihen dhe sillen si demokratë, dmth nuk i shkelin në kallo të tjerët, sa me thënë. Kurse anëtarët e PD, ata që besojnë vërtetë te PD dhe i përgjërohen asaj, gjynah me thënë, nuk e dinë se ku bie demokracia. Pse, nëse DEMOKRATË janë rëndomë anëtarët e PD-së, po unë ç’jam?! Unë, ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato. Prandaj, më mirë thuaj anëtarët dhe simpatizantët e PD-së, zoti Patozi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje