Doktor, mbrëmë të vrau “vetja”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Flogert Muça

Rrjedhja e votave të PD-së në momentin e votimit për Gramoz Ruçin në krye të Kuvendit për legjislaturën e IX ishte e bujshme. Me Berishën dhe Bashën në sallë, dy deputetë të Partisë Demokratike votuan ndryshe nga grupi parlamentar në votimin e fshehtë për kreun e ri të Kuvendit.

Ky zhvillim politik ka bërë që sot selia e Partisë Demokratike të kthehet në një arenë boksi. Të gjithë lënë faje. Ka nga ata që fajtor bëjnë Bashën, ka të tjerë që bëhen qesharakë dhe thonë që “nuk ishin votat tona”.

Megjithatë, të gjitha i ka sqaruar doktori sot në mbledhjen urgjente të grupit parlamentar të paradites. Siç thonë burimet mediatike, Berisha i është përveshur keq Salianjit e Dumës pse këta të fundit reaguan mbrëmë pas votimit ku rrodhën votat, pa u konsultuar me grupin parlamentar.

Berisha  mbrëmë ka përjetuar ditën e tij më të dobët në historinë e parlametarizmit, dhe këtë e ka shprehur sot kur ka thënë në mbledhje se “Kam dalë me kokën ulur. Jam ndjerë i fyer dhe i lënduar”. Ai, Berisha që s’ia ka bërë syri tërr as në 1997, 1998, Gërdec e 21-janar, mbrëmë është  vrarë politikisht.

Shpjegimi është në fakt shumë i thjeshtë. Doktorin mbrëmë e ka vrarë krijesa e tij politike. Vendosja e Bashës në krye të PD-së ka qenë ndoshta gabimi më i madh politik i Berishës. Atë mbrëmë e ka vrarë pikërisht krijesa e tij politike. Ai mbrëmë ka qenë viktimë e veprimeve të veta.

Për fatin e keq të Partisë Demorkatike, mbrëmë është vërtetuar argumenti i kryeministrit Rama para ca muajsh (kur PD-ja ishte në çadër), kur thoshte se “Nuk ka asnjë krizë tjetër veç krizës në të cilën ndodhet Partia Demokratike, e cila krizën e saj do ta trajtojë si krizë të përgjithshme”.

Mbrëmë dhe sot është vërtetuar dhe vazhdon të vërtetohet se për fatin e keq të Partisë Demokrtike, por dhe të opozitarizmit në vend, Rama kishte të drejtë. Kriza në PD që nga çadra e deri sot veçsa zgjerohet. Krijesa politike e Berishës po varros përfundimisht Partinë Demokratike. Pa asnjë kauzë, pa asnjë propozim, një ndër dy partitë më të mëdha në vend sot është drejt shpërbërjes. Përgjegjësi është vetëm Sali Berisha, i cili i ka folur edhe deputetëve sot si kryetar partie, siç de fakto ka qenë gjithmonë. Pra, ai ka marrë vetë përgjegjësinë.

Përveç hedhjes së baltës mbi Shqipërinë në mediat e huaja, për asgjë tjetër nuk bihet dakord më në partinë demokratike. Aty tanimë secili e sheh tjetrin si puçist, e sheh shokun e ekipit si dezertor, si të atij dhe këtij Brenda familjes politike ose jashtë saj. Kjo frymë po e vret Partinë Demkratike dhe e gjitha kjo është “meritë” e Sali Berishës. Ai është vrarë mbrëmë nga krijesa e tij politike, i cili nga budallallëku apo me ndonjë plan në kokë, po e turpëron doktorin çdo ditë e më shumë, si asnjëherë më parë.  Berisha u vetvra nga lëvizjet e tij.

Çdo akuzë që Partia Demokratike do të bëjë do të jetë asgjë më shumë se një tantativë për të fshehur atë që nuk fshihet, krizën dhe përçarjen që po zhduk një aset kombëtar siç është Partia Demokratike.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

26 komente në “Doktor, mbrëmë të vrau “vetja””

  1. Koba says:

    Artikull i qendisur bukur.Fajtori i vetem per kete gjendje te mjeruar te PD eshte vete AI Sali Gerdeci.Vuri ne krye te saj nje HU si Lul-Hajduti .Nje Herif pa shtylle kurrizore.Ai cdo gje e ben ne menyre qesharake dhe feminore.Eshte plotesisht Aguridh.Neser thote Neser do ti rregullojme dhe drejtojme punet po e nesermja tingellon KURRE -NEVER-JAMAIS.Eshte nje kenge femijesh :DEMAIN DEMAIN JE SERAI SAGE :BONNE MERE JE TE PROMETS:ENFANT JE COMPRENDS TON LANGAGE:DEMAIN TU VEUX DIRE JAMAIS:Luli e ben si Kurvat kurre nuk thote JO dhe nuk realizon asgje.Kurvat ,qe thoni ju ,kur i kerkon per takim thone PO ,po nuk vijne .keshtu dhe Lulka te gjitha do ti rregulloj NESER.Me mire 100 here Sale -Gerdeci do te bente te vinte Argiten e Tij se sa kete Ronxho-Bonxho Qesharak.

    1. Kujtimi says:

      Sali qeni dhe Luli adoleshent votuan per Rucin
      Nuk kish ruge tjeter
      Tashi ja ven fain te tjerve dhe thon jan puciste

    2. amy says:

      eshte turp te thuhet qe PD-ja e Berishes eshte aset kombetar, nje parti qe te ishte ne nje vend te zhvilluar demokratik do ishte shpallur e jashteligjeshme, PD-ja ketu me saliun ne krye kane vrare, mashtruar, vjedhuer, djegur, shkaterruar asetet e ketij vendi dhe kete popull, mire tu behet te shkojne njehere ne zero si parti, dhe pastaj le te ringrihen, pa berishe dhe bashe, basha eshte dhenderrushi numur 2 i berishes, sepse familja e tij e ka vendosur ne ate pozicion qe ka, nuk eshte i zgjedhur nga te tjere

  2. RROSPIA ISLAMIKE
    SALEH RRAHMAN ABDULLAH KARAXHIXH BRRISHOVIC :
    VRIT VETEN SONTE PERPARA SE VETTINGU TE MARRI ZVARRE RRUGEVE TE SHQIPERISE

  3. Shqiptar says:

    Partia Demokratike aset Kombëtar thotë artikullshkruesi në mbyllje të artikullit të tij?!Kurse unë them se PD-ja është kancer kombëtar deri në momentin që ajo do i shërbejë “Trustit të gështenjave të Tropojës” që paguhet nga buxheti i shtetit Serb.

  4. viktor says:

    O Sale largoje Sumqinën se ku asht fut ajo i ka q…te gjith.

  5. joel shkodra says:

    Matematikisht 2 eshte numri minimal i votave te PD ne favor te G. Ruçit, por mund te jene edhe me shume perderisa votat jane te fshehta. Mundet qe brenda partise se tij G. Ruçi te kete marre vota kunder e keshtu numri i votave nga PD ne favor te G. Ruçi te jete me i madh. Meqe vota eshte e fshehte nuk ka “burre nane” te gjenden tradhtaret brenda PD. Mund te jete edhe vete Sala, edhe vete Luli etj. etj.

  6. lulashi says:

    Shume bukur e ke qendisur.

  7. albani says:

    Z. Gazetar, vetem aset nuk ka qene dhe nuk mund te jete kurre kjo parti. Piro dhe Aleksander ka me mijera njerez qe quhen keshtu, por asnje nuk eshte as Piro dhre as Aleksander. Kjo parti vetem e ka emrin demokratike, por nuk ka qene kurre etille, as ne diten e pare te krijimit te saj, pale me pas.

    Nese ju i thoni aset kesaj partie, cfare duhet t’u thomi Lulzime Bashes dhe Sali Shiqere Karaxhicit?

  8. Termal says:

    Nuk eshte puna se ne krye te PD u vendos Basha nga Saliu.Cilido qe te vihej keshtu do te ndodhte.PD nuk ka pasur kurre nje kauze te drejte e reale per zhvillimin e Shqiperise.Gjithmone kane qene blofe.Persa kohe ato funksionuan ajo parti mbijetoi qofte edhe me sforco te medha qe mes se shumti i takonin perpjekjeve mbinjerezore te Berishes.Tani qe gjithcka ajo thote dhe ben nuk bind me askend jo vetem jashte por edhe brenda vendit.Egzistenca e saj eshte vetem inerci e mungeses se gjykimit te ftohte te shume njeresve dikur.Sot shumica derrmuese e shqiptareve e dine shume mire se kjo force politike eshte e keqja me e madhe e Shqiperise brenda vendit e njejesuar tashme teresisht (me qellim apo jo kjo mbetet te sqarohet )me qarqet me armiqesore historike antishqiptare ne rajon e me gjere.

  9. shushica says:

    Termal ,shume qarte ,,,do te shtoja qe PD …ka rezistuar ne nje fare menyre ,por kurre nuk ka fituar edhe ne saje te perkrahjes te te djathtave europiane….te cilat …per cudi ..mendonin se komunizmi ka lindur ne Shqiperi …dhe jo ne Gjermani ,France …dhe me vone ne Rusi…Si rrjedhim ato i shkuan deri ne fund gjuetise se shtrigave kunder te majtes se nje vendi te vogel ,te varfer ,pa ndikim ne arenen nderkombetare…duke mbyllur syte perballe anarkofashizmit primitiv te Berishes…Mbas 27 viteve …me se fundi e kane kuptuar se kundershtari ideologjik ,politik, ekonomik dhe ushtarak eshte Kina dhe se konkurente gjeostrategjike jane Rusia ,,,me vone India ,Brazili…Prandaj duket po kerkojne ne forma te ndryshme qe Shqiperia e vogel te behet nje vend normal…dhe kjo natyrisht kerkon shuarjen e berishizmit anadollak dhe ringritjen e nje te djathte moderne …Por per fat te keq ,,,edhe kundershtaret e Berishes dhe te Bashes nuk kane kuptuar akoma se cila eshte rruga drejt te djathtes moderne ….Midis tyre ka filluar nje beteje fjalesh me syte nga e kaluara,,nga idete e vdekura ne 44..ten te te djathtes bashkepunetore te pushtuesve…Askush nga personazhet e PD ,disa te shkolluar edhe ne perendim,,,nuk kuptojne se baza e tyre ideore duhet te mbeshtetet ne pervojat e partive qendres se djathte perendimore ,qe jane liberale ,sociale ,antifashiste ,

  10. Besniku says:

    Keshtu i zi, terr i zi, sic ka dale ne kete foto, te zi, sterre te zi ka edhe shpirtin. I zi ka lindur dhe i zi do te vdese. Amen!

  11. Baffo says:

    Vetem Pd nuk mund te jete. Kjo quhet Wc demokratike.

  12. bregdetari says:

    NUK E KUPTOJ KETE.
    KA VETEM NJE SPJEGIM.
    HAJDUTI BERTET KAPENI HAJDUTIN.
    VOTIMI ME 3 VOTA NGA OPOZITA KA VETEM NJE PLAN TE STISUR NA VETE BERISHA.
    NGRIHET NJE PYETJE.
    PERSE KUR VOTIMI ESHTE I FSHEHTE BASHA DO TE TREGONTE VOTEN E TIJ ???
    PRO RUCIT KA VOTUAR BERISHA DHE TRITANI SI BYTH E BREGE ME NJERI TJETRIN VETEM ME NJE QELLIM PER TE MBAJTUR NEN SHTYPJE E TUTELE GRUPIN PARLAMENTAR TE PD.
    PIKERISHT PER TE NISUR GJUETINE E ZAKONSHME TE LUFTES BRENDA LLOJIT SE KESHTU MUNDET TI TELEKOMANDOJNE SI MARIONETA.
    NE TE KUNDERT THERRASIM NE KUJTESE ZGJEDHJEN E BAMIR TOPIT SI PRESIDENT KU SALI BERISHA BLEU NGA GRUPI I PS NE ATE KOHE MBI 5 VOTA.
    E LIGJSHME QE TE MERRTE VOTA PD NE ATE KOHE NGA GRUPI I PS E NDERSA SOT UL KOKEN NGA TURPI SE I RRODHEN VOTAT PET ZGJEFHJEN E RUCIT KRYETAR PARLAMENTI !
    KY ESHTE NJE I PAFYTYRE E I PACIPE QE I HARTON DHE ZBATON PLANET PER PRESION PSIKOLOGJIK JO VETEM NDAJ GRUPIT POR SEPSE KETIJ LLOJI NUK I RRIHET PA NDERTHURUR INTRIGA E PRAPASKENA TE PISTA.
    KY ESHTE TEATRI I FELLIQUR I POLITIKES SHQIPTARE DHE BINDUNI SE NE KETE LLOJ TEATRI E LOJE BERISHA ESHTE NJE AKTOR JO I DOBET !

  13. Qytetari durrsak says:

    Ky qelbesire e kombit shqiptar, qe arriti te shkaterroje edhe Akademine e Shkencave ne Shqiperi, ky kriminel i pangopur per pushtet personal dhe te korruptuar deri ne palce, e trajton grupin parlamentar te PD sic trajtohej KQ PPSH. Ka goje te flase ky ekzemplar i tradhtise antishqiptare per demokraci dhe ne emer te popullit ?!

  14. shqip says:

    Hiqini spinen . Sa me shpejte , aq me mire . Saliu ben lojra flalesh . Si mund te ndihet i turperuar nje qe s’njeh as turp e as moral . Mos Na beni te qeshim . Pd aset ? Po , aset shkaterrues vlerash . Ore mblidhni trute . Kush hyn ne Shqup , e di mire pse hyn aty . Principi i vetem qe ata njohin , eshte pabesia . Dhe sidomos çvatja .

  15. Lili says:

    Ai eshte vrar qe moti,po nuk e ka kuptuar ende i bindur se eshte kurdohere i plotfuqishme. Shqiptaret qe moti i kane thane ´dégages’ po vetem marreveshja me Ramen per ligjin e shemtuar te zgedhjeve e mban gjalle…
    populli ,edhe tash populli demokrate ,ashiqare po i thot ´dégages’ po i duhet PSse, edhe vetem tek PSja e ka jetegjatesine e tij politike ,prandaj ai bashke me bashen votuan per shefin e tyre te dikurshme…
    Edhe bertasi kapetin hajdukin me pafytyresine qe i karakterizon.

  16. zi says:

    Vertet i zi, i veshur si dhender me nje kostum pa ngyra politike,
    me kollare te neveritshme shumngjyrereshe, letyre.
    Politika reshqet rithshem ne luginen e qete te fortifikuar vitesh,
    nga mekatet e te[pajfajshme],
    qe vajtojne akoma fatin e tyre.

  17. Lili says:

    Gramoz Ruci ka qene eprori e tij dikur edhe cdo here para Gramozit Berisha do heshte,prandaj vetem per kete pune,Rama ka ba zgedhjen e mire… Tash cka po blihet e cka po shitet ketu,iu mbetet shqiptareve me vendos: asnje hajr prej puneve me Berishen shqiptaret nuk kane,se ky eshte mendje perverse, edhe cdo marreveshje me te si ligji per zgedhjet, ligji per presidentin , apo marreveshja basha rama vetem sa do e demtojne Shqiperine e shqiptaret…
    Loja eshte imuniteti i berishes e bashes, edhe a do blihet imuniteti me dy vota. Ketu do ta gjykojme qeverine Rama 2. Me ndeshkimin e Bashes e Berishes a jo.ne qofte se i lene te lire Rama nuk vlene ma shume se basha e berisha…

  18. Bozen says:

    Sali Berisha ka qene dhe eshte nje koqe gomari.Habitem me disa gazetare kur thone qe , Sali berisha u be pishman per ate apo kete gje , sikur ky na qenka nje koke e madhe dhe po habitet bota sikur Shqiperine ky njeri na e paska bere nje superfuqi , d.m.th. sipas gazetareve Shqiperia nuk paska perobleme te tjera , por vetem lajme per Salen.Ky njeri e ka vendin vetem ne burg, qe ne dhe Shqiperia te shpetoje nga ky mikrob Serb.

  19. Bushi says:

    Me nje mendje dhelpre,ka vepruar Monika Kryemadhi,qe bojkotoi votimin ne parlament.Ajo jo vetem qe nuk la mundesine e rrjedhjes se votave nga LSI-ja,por nxori ne shesh edhe rjedhjen e votave te pd-ke,te cilet u turperuan.Po te ishte brenda dhe LSI-ja,atehere Berisha dhe Basha do thoshin me 100% se rrjedhjet ishin nga LSI-ja.Ne kete menyre ata dilni jo fajtor dhe te lare para publikut.Por shejtanka MONIKA ua hodhi demokrateve.I la me gisht ne b…e.Bravo Monika.

  20. sadna babul ka bidai says:

    PO TE KESH DURIM GJITHCKA FITOHET PER TE PASUR ATE QE DUHET ME REALIZU SI PS SI PD

  21. sadna babul ka bidai says:

    PO TE KESH DURIM GJITHCKA FITOHET PER TE PASUR ATE QE DUHET ME REALIZU SI PS SI PD

  22. Adam says:

    Dy vota jane nje e Sales e nje e Lulit si vote qe tregone solidaritetin PS PD plumb per perendimoret se sa per Shqiperaret kane hyp trenit te degjenerimit socjal e nuk dine sa vete ku shkojne

  23. poli says:

    po ata jane nje mor nive se nuk jane budallenj te zihen me njeri tjetrin e ti hane te tjerit me de mek ne jemi kunder rucit por na rodhen votat nuk rjedhen apo kane rjedhur ata po ju qe ju ka zene truri tul

  24. lll says:

    po ata jane nje mor nive se nuk jane budallenj te zihen me njeri tjetrin e ti hane te tjerit me de mek ne jemi kunder rucit por na rodhen votat nuk rjedhen apo kane rjedhur ata po ju qe ju ka zene truri tul

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *