Ish-deputeti i PD-së plas "bombën": Basha cinik, SHBA e bojkoton, PD e voton Ruçin

10 Shtator 2017, 11:14Politika TEMA

Reagimet e demokratëve për zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të parlamentit edhe me 3 vota të opozitës kanë qenë të shumta.

Ish-deputeti i PD-së Sherefedin Shehu madje thotë se marrëveshja Rama-Basha është ende në veprim dhe këtë sipas tij e tregoi vetë kryeministri me falënderimin e tij publikt për pjesëmarrjen në votimin e Ruçit.

Ai e quan cinike pjesëmarrjen e Bashës në protestën e të përndjekurve.

STATUSI I SHEHUT

SHBA e Bojkoton, PD e voton zgjedhjen e Ruçit
PD e ka kundërshtuar publikisht zgjedhjen e Ruçit si Kryetar Kuvendi madje edhe e ka akuzuar se i ka “duart me gjak”, ndërsa dje mori pjesë në votimin e tij dhe i ka dhënë edhe 3 vota. Kështu ne nuk bëjmë opozitë por retorikë. Dhe kjo e bën cinike pjesëmarrjen e Bashës në protestën e të përndjekurve pas zgjedhjes së Ruçit.

Me sa duket marrëveshja Rama-Basha është në veprim. Këtë e konfirmoi vetë Rama, e cili e falënderoi publikisht PD-në për pjesëmarrjen në votimin e Ruçit, jo për 3 votat, sepse nuk kishte nevojë për ato. Prandaj në vend që të bëjmë sikur protestojmë më mirë të reflektojmë. Dhe reflektimi duhet të jetë shumë i thellë, sepse:

1. Po të kishim ligjin e lustracionit Ruçi nuk mund të emërohej Kryetar. PD ka folur shumë por një ligj lustracioni sipas modelit të vendeve të tjera ish-komuniste nuk e bëri asnjëherë.

2. Në “demokracinë” tonë nuk bëhen zgjedhje por emërime. Kështu emërohen fillimisht kryetarët e partive, dhe më pas ata emërojnë kryetarët e bashkive, deputetët, Kryeministrin, Presidentin dhe Kryetarin e Kuvendit.

3. Po të kishte fituar PD-ja 71 deputetë Ruçi nuk mund të emërohej Kryetar.

4. Po të mos kishte fituar PS-ja shumicën në Kuvend, përsëri Ruçi nuk mund të emërohej Kryetar.

5. Në Shqipërinë tonë nuk ekziston morali duke filluar nga kokat që ne i quajmë liderët e partive, të cilët shumicën e deputetëve që i emërojnë e kanë kriminelë, adoleshentë, të pashkollë, të paaftë, servilë dhe spiunë.

Pra në demokracinë që ndërtuam të gjithë së bashku nuk është ndonjë çudi që Ruçi u zgjodh Kryetar Kuvendi. Atëherë pse çuditemi dhe gjoja protestojmë sot?

1 komente në “Ish-deputeti i PD-së plas “bombën”: Basha cinik, SHBA e bojkoton, PD e voton Ruçin”

  1. Alban.ny says:

    Eshte idiotizem t’i gjykosh gjerat me “sikur “, “po te…”, Sherefedin. Ke pj… dhe ti, mungesa e karriges te ka erresuar llogjiken.
    Dhe jo vetem ti. Shiko “analizat ” e Patozit, Zhelefines, Gjekmarkajt….,madje dhe Besnik Mustafaj nuk po e gjen vehten.
    Arsyeja eshte se ju paragjykoni, percmoni dhe nenvleftesoni voten e popullit. Ju i urreni votuesit Ti vete e pe qe edhe dibranet nuk deshen, te peshtyten, te felliqen.
    Ju nuk doni ta kuptoni se PD ka vdekur, ka mbaruar, ideologjikisht, parlamentarisht, moralisht… Me komuniste e bij komunistesh ne krye,di Berisha e Basha, me kriminele e hajdute ne krye si Berisha e Basha, me tradhetare e atdheshites te kombit e te tokes shqiptare si Berisha e Basha, me perfaqesues me nivel mendor, moral, intelektual si Paloka, Duma, Salianji, Strazimiri, Murrizi, ajo parti eshte e shterur.
    Dhe ti thua…po te…po te…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje