Shpërthen Topalli: Kjo nuk është PD, vendi është pa opozitë! Lul Komiku i shiti të gjitha

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Jozefina Topalli

Menjehere pas betimit si deputete, lista e deputeteve e familjes se Lulzin Bashe Isufit, kontriboi ne zgjedhjen me 80 vota te Gramoz Rucit, Kryetar te Kuvendit te Shqiperise, 27 vite pas rrezimit te komunizmit.
Reagimi i demokrateve ne rrjetet sociale ka qene nje fortune.
Dikush i shkruante:” Nuk besoj te kete votuar Lule Basha per Rucin se do ishte nepotizem”.
Dikush tjeter ” Hera e pare ne historine e vendit qe nje opozite jepet me koncesion nga nje sharlatan”.
Tjetri:”Nese ky lajm eshte i vertete dhe jane shitur qysh sot 3 deputete te opozites, atehere nuk eshte faji i Edvinit por i PD qe i eshte thyer busulla morale”.
Te tjere:” Do behesh Kryeminister ti?! Ty te vjedhin votat ne Parlament.”
Nese ambasadori amerikan bojkotoi Rucin po ti pse nuk e bojkotove?”

Ne fakt une nuk u habita qe lista e lulit votoi Ruçin.
Prej shume vitesh , Luli nuk me zhgenjen per asgje:Nuk me zhgenjen:
– as kur qan me lot krokodili per te vraret e diktatures;
– as kur betohet per opozite ballore dhe flirton me Ramen;
– as kur proteston per voten e lire , hyn ne qeveri me pm Ramen dhe vete vjedh votat brenda PD;
– as kur con pd ne humneren me minis 230 mije vota dhe thote realizuam nje fitore morale;
as kur voton Ruçin e fill pas kesaj i bashkohet atyre qe protestojne kundra ketij te fundit;
– as kur therret me sherbetoret e tij gaztore se ia vodhen 3 vota nen reflektoret e dritave te seances parlamentare, nen xhrimin e20 kamerave ne transmetim direkt, ne sy te 3 milion shqiptareve dhe me prezencen e pothuaj gjithe trupit diplomatik.; As kur e shet dhe e rishet ate qe ka mbetur nga PD.
Luli nuk me zhgenjen kur thote ekzaktesisht te kunderten e asaj qe do beje.
Luli luan te gjitha rolet ..teatrale.
Por ai luan dhe role serioze – Nga Zhulieta e Shekspirit ,Don Kishoti i Servantesit… .deri tek kryetari i ” opozites” dhe nuk ka frike se behet Lul Komiku.

Lulin dhe familjen e tij Isufi nuk e lidh asgje me PD.
Ata nuk kane patur kurre lidhje me kete force politike deri ne 2005.
Dhe qe nga ky vit , aii vetem e ka vjedhur ate deri me :
17-18 maj kur kreu aktin e tradhetise ndaj demokrateve;
me 21 maj kur shpalli si Sulltan Bashe Isufi listen e familjes dhe klienteve te saj;
me 22 korrik kur vodhi karrigen e kryetarit dhe vulen e PD permes fallsifikimit te votave e pjesemarrjes.
E deri dje, kur i dhuroi Rucit 3 vota nga lista e tij .
Kur kryetari shet vendet e listes se deputeteve , edhe deputetit i duket se ka te drejte te shese voten e tij.
3 muaj me pare Luli çertifikoi shkrirjen e se djathtes . Dje “opozita” e tij votoi simbolin e komunizmit .
Jo miq, nuk ka humbur dje busullen morale PD.
Kjo nuk eshte PD. Vendi eshte pa opozite.

Edvin Rama nuk ik nga pushteti sa kohe ne krye te opozites do jete çuni i tij i mire.

Demokratet duhet te largojne Lulzim Bashen nga karriga e uzurpuar me vjedhje e fallsifikim votash, pas shitjes qe i beri Pd dhe rezultatit katastrofik te 25 qershorit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

13 komente në “Shpërthen Topalli: Kjo nuk është PD, vendi është pa opozitë! Lul Komiku i shiti të gjitha”

  1. nord.al says:

    Se mos ishte me e mire PD kur ne krye te saje ishit ti e sorollopi yt.

  2. timo says:

    O Jozefinë! ç’ke me Lulin e shkretë. Ai është hija e Saliut. Meru me ATË po ta mbajti. Apo është më kollaj ti biesh një mëzi të ngordhur. Me sa duket ke frikë ti biesh gomarit dhe meresh me samarin.

  3. Fatosi-kosove says:

    Po ti thuj shiqyr oj jozefine qe mene fund shqiptaret e kuptuan se shkaterrimi i PD-s eshte edhe shpetimi i shqiperise,qlirimi nfa kriminelet qe vendosen krimin,drogen,vrasjet e deri te shitja dhe falja e vendit,pastaj ti jozefine qte miee ke pritur nga klani qe keshillohet nga shkau,ta merr mendja ry se shkau e do me shume shqiperine dhe kombin se Rama a Pandi!

  4. xhevit says:

    Zhozefine, sa te kete saliun ai, as e rruan fare se c’fare thua ti a ndonje tjeter….sali shpellari t’a futi dhe ty, jo luli, dhe ja ku je ti, dhe ja ku eshte saliu dhe luli…..e thjesht apo jo?.

  5. Sa vone jeni zgjuar,ju,qe hengret e vodhet ne emer te pd.
    U zgjuat kur ua futi luli vocerr dhe ju la pa pune dhe nuk dini gje tjeter cfare te beni.
    Ne kemi 27 vjet qe themi qe kjo nuk eshte pd,vecse parti e sigurimsave dhe sekretareve te ppsh qe i caktoi rambo alia.
    Mjer te persekutuarit dhe disa trushplar qe nuk e kane kuptuar dhe i shkojne mbrapa ketyre hajduteve.

  6. Shqiptari i Ilirise says:

    Thuj moj,thuj Sal Birishs, mi fut plumbin ballit ketij pulitikani te marr !
    Kapni moj per zhelesh qitni perjasht ket mysliman qi u ka lanun batall !
    Ku ku per ju maj Zhozefin çka jeni tu hek !

  7. Vëzhgues i paanshëm says:

    Ka vetëm një zgjidhje për PD, zonjë, nëse jeni seriozisht e interesuar të largohet Lulëzim Basha nga drejtimi jolegjitim i saj: të mblidhen të gjithë faktet dhe të dërgohet në prokurori për atë që bëri në 22 Korrik 2017. Mos mendoni gabimisht se në këtë rast goditet vet PD. Perkundrazi, kjo do të tregonte se PD aktivitetin e saj po e fut në korniza ligjore.
    Sa për votimin e disa ligjvënësve të PD për Gramoz Ruçin, në vetvehte kjo nuk ka përse të shikohet me shqetësim. Kuptohet, zgjedhja e Kryetarit të Parlamentit është e një rëndësie të veçantë. Besoj se zoti Kryeministër duhet ta ketë diskutuar paraprakisht me drejtuesit aktual të PD Berisha dhe Basha për të marrë një miratim paraprak për kandidaturën e zotit Ruçi. Kjo lë të kuptohet, se me të drejtë dhe për korrektesë, Berisha dhe Basha duhet të jenë ata që kanë votuar për kandidaturën e zotit Ruçi, një veprim që tregon seriozitetin e domosdoshëm që kërkonte rasti.

  8. Rrok cubi says:

    Po ju qe i versuleni lulit,qe po te njetin mendim me ju kam dhe une,pse nuk i versuleni babait politik te tij,apo skeni bythe te mereni me te

  9. nga shperthen kjo more, aman . po ksaj dhe rondelja, i eshte bere, fertele .

  10. Mihali says:

    Qa z.Xhozefin qa me lot dhe me kuje po deshe seBasha te nxori per xhelesh nga parlamenti.Nuk kupton qe ti dhe Basha,Patozi kini qen kot ne udheheqje te PD-s.Juve Ju ka munguar demokracia e brendeshme. Ju nuk kini qen as jini demokrat.Lumi ka mar juve megjithe Sali,lule,zhelefine,patoz dhe gjithe soj e sorollopin tuaj te PD-s.Cdo her kini per mar me pak deri ne zhdukje perfundimtare.Cfar I ka ber PD-ja dhe soji juaj ,nga Satanai,Zhelefina e deri tek Roja e portes, Shqiperis per 27 Vjet ,jane shkaqet qe PD-ja eshte ne kete gjendje.
    Jan metastazat e kancerit qe e ka zen PD-n dhe nuk ka shpetim se eshte shume shume e vonuar.Luli nuk nuk eshte zgjidja por eshte pjese e vorbulles se rende dhe shkaterimit te saj,Ketu nuk perjashtohet asnje nga drejtusit e saj e deri tek roja e deres.Populli Ju duroi si shume por nuk I degjuat drejt mesazhet qe u dhe per 27 vjet reshte.

  11. Polici says:

    Zhoz ke harru dhe vjedhjen qe beri kur u be kryebashkiak.

  12. Flamur Ndoka says:

    Je zgju vone zonja Jozefine.U zgjove sapo te hoqen karrigen,qe e mbajte 8 vjet ngjit mbas bithe.Pse nuk fole mor zonje kur Luli dhe babai juaj politik vodhi votat haptas fare,live,per kryetar bashkie?Jozefine,edhe ti je nje aktiviste e zjarrte e kazanit politik qe gatuat nje çorbe,qe po,dhe duhet, ta villni tani si Parti.Eshte shume e thjeshte,po te ishit ju sot parlamentare,nuk do flisnit fare,si gjithmone.Prandaj,futi nje gjume te gjate,koha jote mbaroi.

  13. harillaqi says:

    Rrofte pd-ke me ne krye sekretarin e PPSH-s shokun Sali Berisha.Eshte komunist i flaket,prej 30 vjetesh jete si komunist i organizuar,dhe me veprat e udheheqesit ne krye,jep dhe jeten per partine komuniste.

Lini një Përgjigje te Vëzhgues i paanshëm Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *