Konfindustria: Të përmirësohet legjislacioni i lejeve mjedisore për investimet publike-private, sipas standarteve të BE

Konfindustria do ti kerkoje zyrtarisht qeverise se dale nga zgjedhjet e 25 qershorit 2017, qe legjislacionit i lejeve mjedisore per investimet publike, private dhe PPP te permiresohet sipas standarteve me te larta mjedisore te Bashkimit Europian.

Kriteret e sotme te menyres se perllogaritjes se plote te kostove financiare mjedisore ne ekonomi, hapsiren gjeografke, koheshtrirje,etj. jane larg standarteve nderkombetare dhe sherbejne si shkak per pasoja te renda ne afatgjate per ekonomine kombetare.

Behet fjale per standartet mjedisore te qindra lejeve koncesionare, investime private dhe publike ne fusha te ndryshme te ekonomise si HEC, infrastrukture, impiante mbeturinash, industri, etj. P.sh eshte e papranueshme, qe ne kostot mjedisore te ndertimit te HEC-ve ne Lumit Vjosa, te mos perfshihen si kriter vleresimi te ardhurat e munguara financiare turistike prej qindra milin euro ne afatgjate nga zhdukja e markes si “Lumi i Vetem i Eger ne Europe”. Vleresim i njejte eshte edhe per qindra leje koncesionare, PPP investime private dhe publike ne gjithe hapsiren gjeografike te Shqiperise.

Konfindustria vlereson, se zbatimi i standarteve me te larta nderkombetare per lejet mjedisore nga ekzekutivi sherben njekohesisht edhe si menyra me e mire e perzgjedhjes se investitoreve, menjanimit te spekulanteve potenciale, luftes kunder korrupsionit dhe mireqenies se brezave te ardhshem te qytetareve shqiptare.

 

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Konfindustria: Të përmirësohet legjislacioni i lejeve mjedisore për investimet publike-private, sipas standarteve të BE”

  1. Kuq e Zi says:

    Konfindustria e Arben Ahmetes i sugjeron qeverise se Arben Ahmetes qe oer perdorimin privat te zonave publike te perdoret nje advertisement apo reklame mjedisore, ne kete menyre arnon pak pankarten elektorale te Ramutit qe premtoi se koncesionet mbi Vjose dhe Valbone do anullohen.
    Ishte 2013 kur Ramuti i opizites i premtonte popullit se do anullonte cdo projekt kriminal te Berishes ne dem te popullit.
    Dhe tani me paturpesine me te madhe i ve ketij krimi targen turustike te reklames, per nje cmim qe koncesionaret do e paguajne me teper ne xhepat e Ramutit dhe Ahmutit, ndersa pasoja e shkaterrimut te Vjoses nuk eshte ne dem te turizmit por ne dem te interesave jetike te banoreve perreth Vjoses qe do humbasin tokat, shtepite dhe burimin e jetes per vete dhe blegtorine. Dhe ana tjeter eshte ana mjedisore qe do shkaterrohet perfundimisht.
    Ky eshte demi jetik qe ju shkaktohet ketyre zonave dhe jo turizmi.
    Fshataret aty nuk.merren me kayake te vozisin ne rrjedhen e Vjoses.
    Aty kane rrenjet, kane tokat qe do ju perpihen nga Hecet dhe fo ngelen proletare me gisht ne goje. Por politika jone kriminale ka punuar dhe punon ne menyre sistematike per shkatertimin dhe vjeljen e popullsise budalle qe rrine si bullare dhe nuk bejne asgje perballe asgjesimit te plote.
    Djem e vajza i kane nisur ne kurbete. Ata qe ngelen i detyrojne te merren me droge..dhe e kane me te lehte tju grabisin mall e prona.
    Ne vend qe shteti te ngrihet dhevti japi dore prodhimit vendas te fruta-perimeve, grurit, mishit, etj..ngrihet dhe i rrenon ato qe kane ngelur, duke e lene popullin direkt ne varesi te produkteve serbe.
    Ky eshte patriotizem.
    Me Gramozin ne krye…genjejne kete popull debil sikur po bejne shtet

  2. perkthyesi says:

    KONFINDUSTRIA, APO FASONET = SKLLAVERIA E SHEKULLIT!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *