Krimi nuk është “komunist”!

10 Shtator 2017, 17:59Blog TEMA

Nga Anri Bala

Çdo ditë e më shumë, mbeturinat komunisto-antikomunist, apo siç i kam quajtur shumë kohë përpara “demokomunistët”, po shkojnë drejt zhdukjes, si qënie, që këtij vendi i kanë sjellë dëme të mëdha. Gjithmonë, si një gjallesë që po mbytet në mes të rrjedhës së  një lumi rrëmbyes, e që kërkon të kapet pas çdo gjëje, deri tek fija e barit, ata “belbëzojnë” nëpër protesta, duke menduar se dikush do t’i shpëtoi, por për fatin e tyre të keq… “belbëzimat” nuk i dëgjon askush!

Protestat qesharake, si “antikomuniste” me komunist brenda dhe bijë komunistësh të njollosur, nuk vlejnë as si një shfaqje personale, por për të larguar frikën e mosekzistencës, e për t’i mbushur mendjen vetes, se mund të shpëtosh edhe duke u kapur pas fijes së barit në vorbullën që thith çdo gjë. Kjo, nuk do shumë inteligjencë për tu kuptuar sot, në shekullin e teknologjisë dhe informacionit.

Të protestosh sot, se një deputet i zgjedhur nga populli nuk mund të bëhet ministër, sepse i paska dhuruar lule diktatorit në një tribunë festive, është hipokrizia dhe paturpësia me e madhe, kur ti protestues i qorruar apo i ngazëlluar, e di se “babai” yt që të frymëzon dhe ndërsen, ka qënë një nga njerëzit më të afërt të diktatorit, si atij numër një (Hoxhës) dhe atij numur dy (Kapos). Ndaj  jam i sigurtë, po aq sa ju, se nuk janë më të “mallkuara” këto lule, se sa një darkë tek oxhaku me diktatorin dhe familjen e tij.

Të protestosh në Shqipërinë e çudirave, se deputeti na paska qenë hetues a prokuror (që është një gënjeshtër e madhe, sepse kurrë nuk i ka mbajtur këto funksione), duhet jesh me të vërtetë i “verbër i poshtër”, i dashuruar pas verbërisë për hirë të b…shitjes, nga që nuk do të shikosh, se kush ta ka bërë gjëmën nga mbrapa. Nuk mundeni, që imoralitetin e gjenezës së persekutorit tuaj të dashur, të na e shisni ne si virtyt, ndaj protesta juaj “belbëzake” nuk ka moral, por turp për nënshtrimin!

Çdo qytetar që jeton në këtë vend, e di shumë mirë se çfarë ka hequr në këto 28 vite nga drejtësia e krijuar nga “demokomunisti”… demokrat i “madh”.

Janë me dhjetëra hetuesit e tmerrshëm dhe gjyqtarët vrasës, që “demokomunisti” i komanduar nga kasta e larguar, i bëri prokurorë, gjyqtarë, hetues dhe i ngjiti në shkallët më të larta të drejtësisë shqiptare, e duke e kthyer atë, në një strofkull biznesi kriminal. Sot, po dalin në pension, për t’i gëzuar vitet e demokracisë së bekuar… për ata, si milioner, pa u hyrë gjembë në këmbë, kurse ju heshtni dhe sulmoni fotografitë, duke bërë  thjeshtë “luftë me mullinjtë e erës”, të çorintuar e duke u jargavitur.

Persekutorët janë edhe sot e kësaj dite aty, mbi gjithçka, me çekiçin në dorë, duke na goditur në kokë, me mllef dhe urrejtje, por edhe duke i’u falenderuar ju, që i keni harruar. I keni harruar ju, të qorruarit me dëshirë, por ne jo.

I keni harruar ju, që hiqeni si të përndjekur, por nuk keni asnjë lidhje me të përndjekurit. I keni harruar ju, spiunë birucash të tredhur, që protestoni si antikomunistë, por i keni shërbyer dhe po i shërbeni edhe me më shumë zell sot komunizmit, duke puthur dhe përqafuar persekutorët.

I keni harruar dhe falur ju, që si bandë me ta, u bëtë bashkëpuntorë të vetëflijimit të të persekutuarve të vërtet. I harruat, gjoja… “shokët e idealeve”, që u dogjën vetëm për pak dinjitet dhe të drejta të mohuara nga “dashnorët” tuaj, por nuk i’u harrojnë ata, kur drejtësia të bëhet?!

Natyrisht ju i keni harruar, sepse nuk keni qenë aty, kur protestonte dhe dhunohej heroi i demokracisë nga “demokomunistët”, e kur udhëheqësi juaj i bënte “bashkëvuajtësit” siç i quani, sepse ato kurrë nuk do pranonin të kishin “vuajtur” si ju, që mos të ngriheshin një muaj nga shtrati  prej shkopit të gomës “demokrat”.

I keni harruar, sepse ju nuk ishit asgjëkundi në atë kohë, sepse kishit frikë edhe vetëm t’u afroheshit atyre, që kishin ngrënë “dhe”, dhëmbë shtrënguar në Spaç, kur ju vetëm emrin i kishit dëgjuar atij vendi.

Ndaj krimi nuk është komunist… por “komunist-antikomunist”, që na largoi “vite drite” nga demokracia dhe drejtësia, në bashkëpunim me të gjithë ata që shkelën mbi kauzën, duke u ushqyer me lëmoshën e persekutorit!

8 komente në “Krimi nuk është “komunist”!”

  1. Une says:

    Per sa kohe populli e ha,ata kane te drejte ta shesin.Edhe po nuk e hengri, le ta mbaje ne goje.

  2. Sit back and relaks says:

    krimi eshte komunist dhe krimi eshte pasoje e menyres sesi u persekutua e u mbajt i mbyllur ne kuti e i rrethuar me tela me gjemba nje popull i tere. Krimi eshte komunist sepse 25 vitet qe vijuan pas gjasme renies se sistemit jane vite te vijimesise se komunizmit te kameleonizuar ne sistem punisto-pluralist. Tashme shqiperia po pergatitet ti lihet ne dore skalionit te trete te pergatitur nga pasardhesit e PP. Ne shqiperi nuk do te ekzistoje e nuk ka per te ekzistuar ndeshkim per pushtetaret e larte por vetem amnisti pasi dhe vete gjasme nderrimi i sistemeve filloi me nje mega-amnisti. Asnje ish pushtetar komunist, eksponente te sigurimit, hetuesise, prokurorise, byrose politike etj nuk u hetua apo ndeshkua, si rrjedhim asnje pasardhes i tyre nuk do denohet apo ndeshkohet per mega-vjedhjen 25 vjecare qe polli keta palo politikan-milionere qe e kane kapur ate vend e ate popull per fyti.

  3. vera e nxehte says:

    Po lereni komunizmin o ideologe te kesaj kohe se gjithe bota e perparuar atje i ka pikesynimet: tek e ardhmja, komunizmi. Mos ngaterroni sistemet diktatorial me komunizmin. Ja, keshtu ngaterroni dhe sistemin demokratik ne Shqiperi me demokracine qe kane vendet perndimore. Jane larg shume. Ne Shqiperi eshte vendosur sistemi fashist prej 25 vjetesh. Vrane, varrosen, ngelen pa varre mijra e mijra shqiptare, vrau shteti ne gerdec, ne bulevard me armet blere me taksat e viktima ect ect. Po çfare ishin keto demokraci, komunizem apo fashizem? Prandaj lereni komunizmin qe s’e kemi pare me sy akoma. Merruni me veten tuaj qe te mesoni se çfare jeni: komunist, fashiste apo demokrate se akoma nuk e dini. Ngelet 30 vjet qe flisni per komunizmin duke shtruar qilimat fashizmit qe jo vetem i terbuat njerezit, por i semuret, kancer çdo dite, degjojme te vdesin. Protestojne shoqata antikomuniste! Pika shoqates. Protestojne te perndjekurit politik! Pika te perndjekurve, pse nuk shkojne te protestojne para shtepise se Shkelzenit per Lirak Bejkon qe dogji veten te gjalle?! Pse? Protestojne sterniprit e ish te perndjekurve politike qe u mbushi bythen me para Edi Rama , se Saliu u thau barkun, nga parate e taksapaguesve te varfer! Kjo eshte çmenduri e qeverise qe kujdeset per ata qe sot e kane barkun plot e privilegje pa kufi. Po çfare ndryshoi?!

  4. Hipokrizi e jetes shqiptare,komunistet u vetquajten demokrat(dhe trushplaret e hengren) dhe akuzojne per komunist ata qe skane qene ndonjeher komunista.
    Per SITBACK AND RELAKS,te gjithe ata qe i permend ti per mos denim(sigurimsa dhe pushtetar e sek partish) moren bekimin dhe mbrojtjen e kryekomunistit sali dhe u strehuan tek pd e sot jane milioneret me te medhenj.

  5. j says:

    Krimi eshte SHQIPTAR,dhe jo komunist-antikomunist.
    Do te ndryshojne sistemet shoqerore dhe epokat ,
    por krimi do te mbetet perjetesisht SHQIPTAR.

  6. Ylli says:

    Krimi eshte vetem komunist ,sic ishte ne BS e Stalinit ,ne Kuben e Fidelit ,ne Kamboxhian e Pol Potit ,ne Rumanine e Causheskut ,ne Korene e Kim Ir Senit dhe djalit te tij dhe ne Shqiperine e Super Klyshit Komunist te Kurves ,babait tuaj shpirteror Enverit.
    Mos bej te zgjuarin o Anri Bolja se e din shume mire qe nga Ramiz Alia e deri te cuni i Myslymit ,Dash Peza veten e kane gjetur te PS.Nuk ka anetar Byroje Politike ,nuk anetar Komiteti Qendror dhe nuk ka kryetar kooperative qe veten mos ta kene gjetur te PS dhe ne 27 vjet me PD nuk i ka lidhur asgje ,pervecese urrejtjes deri ne vdekje.
    Sigurisht qe PD ka ish komunist ,por PD nuk u formua nga te burgosurit politik ,u formua nga pjesa me liberale dhe perparimtare e shoqerise shqiptare.Te burgosurit ne fillimet e 91 ishin akoma ne burg ,te futur nga Partia qe ti i ha jashteqitjet nga PS.Ishte PD qe ne parlamentin e pare shqiptar ,kerkoi daljen nga burgu te te gjithe te burgodurve politike dhe PS e kundershtoi ,o kolopuc kurvisto -komunist Anri Bala.Aq komuniste eshte PS sa te gjithe Byrone Politike me Ramiz Aline ne krye ne shtator te 97 i nxorri nga burgu si te pafajshem dhe u dha demshperblim qindra miliona leke !!!!.Nderkohe te burgosurve politike 8 vite me radhe nuk u dha asnje lek ,as edhe 1 lek o Anri Bolja.
    Por nuk ke faj sinqerisht .Kur del dhe Nexhmije Hoxha dhe jep leksione sesi duhet te jete demokracia ,nuk ka sesi te mos shkruash pallavra dhe ti.
    Sa per popullin ke te drejte.Po te ishte popull i sakte ,fjala komunizem nuk do permendej as dhe 100 vitet e ardhshme.Jam plotesisht dakort me fjalimet dhe shkrimet e Edi Rames ne 91 – 92.Komunistet duhen varur ne litar.Dhe te lutem mos thuaj qe nuk e ka thene ,se do me dukesh me spurthjak dhe palaco nga cje.Ketu po qe jam dakort qe fajin e ka Saliu.Bashkefajtor dhe bashkevuajtes tha ne 92 nderkohe qe Edi ishte per varje ne litar.
    Leri perrallat Anri dhe vazhdo rolin e klounit te PS.

  7. fieraku NGA ferrasi says:

    Cfare ti shtosh me komentit tend
    Sit back and relaks
    Bravo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje