Pamje dramatike, kjo është grabitja më ekstreme që keni parë ndonjëherë

10 Shtator 2017, 07:32Sociale TEMA

Ky është momenti i grabitjes së degës së një banke në Rusi.

Pamjet e filmuara nga kamera e sigurisë, tregojnë grabitësin teksa afrohet i qetë pranë sportelit dhe nis të kërcënojë punonjësen.

Fillimisht, situata duket mëse normale, derisa ai godet me grusht xhamin e sportelit dhe e thyen atë.

Pas kësaj, ai i kërkon punonjëses paratë dhe e kërcënon me thikë.

Momenti i tensionuar ka zgjatur disa minuta, gjatë të cilave, grabitësi përsërit vazhdimisht se “është i dëshpëruar” dhe nëse punonjësja tenton të largohet, ai do ta vrasë.

“Unë nuk dua ta bëj këtë, më kupton?” thotë grabitësi “Nuk dua të të vras, por jam i dëshpëruar. Unë nuk humbas gjë.”

Por, mësohet se ai është arrestuar menjëherë disa orë pas grabitjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje