Pasuritë e gjyqësorit: Gjyqtari që ndërtoi pallat me para borxh

10 Shtator 2017, 08:38Politika TEMA

Përpos hoteleve, karburanteve, komplekseve sportive, lokaleve dhe vilave, njerëzit e drejtësisë shqiptare kanë në pronësi edhe pallate. Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hysni Demiraj, me të ardhura vetëm dy paga, të tijën dhe të bashkëshortes, në vitin 2007, deklaron se ka lidhur një kontratë me kompaninë Park-Construction-Albania shpk për ndërtimin e një pallati.

Ja sa ka paguar gjykatsi për ndërtimin e pallatit
Nuk ka të dhëna për vendin e ndërtimit të pallatit dhe vlerën e kontratës, por referuar deklaratave të pasurisë, gjyqtari, po gjatë vitit 2007, ka paguar 40 mijë euro për kontratën me kompaninë në fjalë. Në vitin 2009 ka paguar 12 500 euro, në vitin 2010 ka paguar 8 500 euro, në vitin 2011 ka paguar 6 500 euro, në vitin 2012 6 500 euro etj. Referuar gjithnjë deklaratave të pasurisë të dorëzuara pranë ILDKP, gjyqtari rezulton se, një vit para se të lidhte kontratën për ndërtimin e pallatit, pra në vitin 2006, i ka marrë një shtetasi një hua 5 000 000 lekë.

Në deklaratat e pasurive, përpos pagave, gjyqtari nuk deklaron të ardhura të tjera. Sigurisht që, Demiraj nuk është gjyqtari i parë, i cili ka lidhur kontratë për ndërtim pallati. Edhe gjyqtarja e Apelit Tiranë, Fatmira Hajdari, rezulton se së bashku me djalin e saj, Kirjald Hajdari, katër vite më parë, kanë lidhur një kontratë për një pallat 10-katësh, i ndërtuar mbi një truall me sipërfaqe. 890 m2. Në vitin 2016, anëtari i Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj, ka deklaruar 18 apartamente të reja dhe tre njësi ndërtimore në Ishull Shëngjin, Lezhë. Si burim për krijimin e pasurive të paluajtshme, gjyqtari referon një kontratë me një kompani të caktuar.

Kredi për të shlyer kredi
Anila Capo, gjyqtare në Gjykatën e Tiranës, së bashku me bashkëshortin e saj, gjatë vitit 2016, kanë marrë një kredi me vlerë 300 mijë euro në Bankën Amerikane, për të shlyer një tjetër kredi në Raiffeisen Bank, po me vlerë 300 mijë euro. Në deklaratën e pasurisë, ata thonë se kredia do të shlyhet me të ardhurat sipas kontratës së qirave dhe nga aktiviteti i shoqërisë AKS shpk, ku pronat është bashkëshorti i gjyqtares.

Gjithashtu, ata kanë marrë një tjetër kredi në Bankën Credins, me vlerë 130 mijë euro, me afat 10 vjet, për investim në pasuri të paluajtshme në Librazhd. Nga kjo kredi, gjatë vitit 2016, kanë shlyer 21 338 euro. Bashkëshorti i saj deklaron edhe një tjetër huamarrje personale në Bankën Credins, 13 mijë euro, shlyer 6 500 euro.

Në emër të bashkëshortit, zonja deklaron 3 875 081 lekë fitime nga bizneset, 20 mijë euro nga kontratat e qirasë dhe rreth 300 mijë USD pagesë nga shpronësimi në favor të bashkëshortit, sipas vendimit të gjykatës.

Para dhuratë nga gjyshërit dhe babai
Evjeni Sinojmeri është gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit. Zonja thotë se djalit të saj i kanë bërë dhuratë gjyshërit 15 mijë dollarë. Arjan Aliaj, gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, i cili vitin e kaluar u kthye në mollë sherri mes gjyqësorit dhe qeverisë, për shkak se firmosi pezullimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, deklaron se babai i ka dhënë 10 mijë euro dhe 13 mijë USD.

Në deklaratën e tij të parë të pasurisë, në vitin 2003, gjyqtari deklaron vetëm një makinë me vlerë 350 mijë lekë. Që nga ajo kohë, Aliaj u shkarkua si gjyqtar, për t’u rikthyer në gjyqësor në 2009, pasi fitoi betejat ligjore. Gjatë këtij viti, përpos parave dhuratë nga babai, gjyqtari deklaron apartament 103 m2 në Tiranë, makinë 8 700 euro, 15 mijë euro cash, 6 mijë euro në llogarinë bankare të fituara sipas tij nga ushtrimi i profesionit të avokatit, shitjen e një apartamenti 3 000 000 lekë, 7 000 USD depozitë bankare dhe 1/3 pjesës së një shtëpie dykatëshe me 150 m2 sipërfaqe ndërtimore, në emër të bashkëshortes.

Në vitin 2014, Aliaj thotë se i ka dhuruar bashkëshortes shumat 372 600 lekë dhe 553 euro, ndërsa vajza Virxhinia Aliaj deklaron 100 000 lekë të përfituara nga shkolla dhe dhurata nga familja. Në vitin 2016, gjyqtari deklaron vetëm pagën dhe 63 800 lekë të ardhura nga interesat.

Anila Capo, gjyqtare në Gjykatën e Tiranës, pasuria për vitin 2016
Kontratë huaje me Bankën Amerikane për marrjen e një kredie 300 mijë euro dhe bashkëshorti, për të shlyer një kredi në Raiffeisen Bank po në vlerë 300 mijë euro, për efekt të kolateraleve të lëna janë bashkëhuamarrëse. Kredi do të shlyhet me të ardhurat sipas kontratës së qirave dhe nga aktiviteti i shoqërisë AKS shpk e bashkëshortit.

Kredi personale në Bankën Credins, me vlerë 130 mijë euro, me afat 10 vjet, për investim në pasuri të paluajtshme në Librazhd, shlyer 21 338 euro.

Huamarrje personale në Bankën Credins, 13 mijë euro, shlyer 6 500 euro.

Gjendje në llogarinë e pagës në Bankën Credins, minus 1 705 207 lekë overdraft.

Të ardhura nga paga si gjyqtare, 1 383 660 lekë.

Overdraft në Bankën Credins, minus 1 705 207 lekë.

Bashkëshorti, gjendje nga Bankën Kombëtare Tregtare, 95 757 lekë dhe 55,92 GBP.

Llogari në Bankën Credins, 814 lekë, 25,97 GBP dhe 4 euro.

Llogari bankare, 1 160 lekë.

Llogari në Intesa San Paolo Bank, 5 lekë dhe 5 euro.

Llogari në Bankën Amerikane të Investimeve, 1 704 lekë dhe minus 23 mijë euro.

Llogaria e vajzave, 8 lekë dhe 1 997 lekë.

Paga si administrator i katër shoqërive tregtare, 1 967 424 lekë.

Fitimi nga bizneset, 3 875 081 lekë.

Të ardhurat nga kontratat e qirasë, 20 mijë euro.

Pagesë nga shpronësimi në favor të bashkëshortit sipas vendimit të gjykatës, në vitin 2016 janë ekzekutuar gjashtë pagesa, me vlerë 34 200 000 lekë.

Pasuria e gjyqtarit Hysni Demiraj deri në lidhjen e kontratës për pallatin
Paga vjetore Hysni Demiraj 780 000 lekë, (2004).

Bashkëshortja paga në vlerën 156 000 lekë, (2004).

Makinë në vlerën 200 000 lekë, (2004).

Paga vjetore Hysni Demiraj 800 000 lekë (2005).

Bashkëshortja paga në vlerën 240 000 lekë (2005).

Gjendja Cash 500 000 lekë në banesë (2005).

Paga vjetore Hysni Demiraj si Gjyqtar 616 283 lekë (2006).

Paga si anëtar i KLD 460 000 lekë (2006).

Pagesa gjatë mbledhjes së KLD 190 000 lekë (2006).

Bashkëshortja paga në vlerën 240 000 lekë (2006).

Detyrime të papaguara në vlerën 5 000 000 lekë për një hua marrë një personi fizik (2006).

Paga vjetore Hysni Demiraj si Gjyqtar 819 000 lekë (2007).

Shpërblime 18 000 lekë (2007).

Pagesa si anëtar i KLD 120 000 lekë (2007).

Bashkëshortja paga në vlerën 300 000 lekë (2007).

Bashkëshortja shpërblime në vlerën 20 000 lekë (2007).

Kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk për ndërtimin e një pallati (2007).

Detyrime të paguara në vlerën -40 000 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk për ndërtimin e një pallati (2007).

Detyrime të papaguara në vlerën 4 400 000 lekë për një hua marrë një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë (2007).

Agim Bendo, Gjykata e Apelit Tiranë, pasuria ndër vite
Dhënia në përdorim pa shpërblim të dyqanit me sipërfaqe 78 m2.

Të ardhurat e bashkëshortes nga aksionet e saj në shoqërinë “TREX”, 112 400 lekë.

Të ardhura nga qiratë 420 000 lekë dhe 4 800 dollar.

Shitur veturë në vlerën 8 000 euro.

Depozita dhe llogari bankare të bashkëshortes, 78 USD, 682 euro, 612 267 lekë, 378 euro, 8 000 000 lekë dhe 1 300 000 lekë.

Bono thesari, 949 326 lekë dhe 830 000 lekë.

Të ardhura nga veprimtaria si avokat privat, 3 375 825 lekë.

Bashkëshortja depozitë bankare 14 mijë euro, para marrë nga prindërit e saj.

Depozitat bankare me 6 mijë euro, 6 152 euro, 8 848 euro, 1 199 395 lekë, 2 200 euro, 4 184 euro.

Bashkëshortja çelur depozitë bankare në vlerën 16 500 euro.

Bashkëshortja blerë apartament banimi me sipërfaqe 200.8 m2 në vlerën 111 mijë euro.

Bashkëshortja blerë tre garazhe me sipërfaqe 12.4 m2, 14.3 m2 dhe 12.4 m2 në vlerën totale 9 000 euro.

Evjeni Sinojmeri, Gjykata e Apelit
Djali, Silvi Sinojmeri, të ardhura si dhuratë nga gjyshërit, 15 000 dollarë.

Apartament banimi në Tiranë, kemi lidhur kontratën e shitjes dhe kemi përfunduar regjistrimin pranë ZRPP.

Apartament banimi në Tiranë, kemi lidhur kontratën e shitjes dhe kemi përfunduar regjistrimin pranë ZRPP.

Kontratë shitje të një apartamenti në Durrës.

Djali, Silvi Sinojmeri pronar me 50 % e një automjeti, vlera 5 400 dollarë.

Djali, Silvi Sinojmeri gjendje CASH 18 mijë USD.

Arjan Aliaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Pasuria për vitin 2016

Të ardhura nga paga si gjyqtar, 1 294 168 lekë.
Të ardhura nga interesat, 63 800 lekë.

Pasuria për vitin 2015
Interesa nga depozita bankare, 106 250 lekë.
Interesa nga depozita bankare në euro, 127,5 euro.
Interesa nga depozita bankare në euro, 55 euro.
Depozitë bankare, 2 000 000 lekë
Të ardhura nga paga si gjyqtar, 1 302 111 lekë.
Adriana Aliaj, bashkëshortja, Interesa nga depozita bankare, 32 USD.

Pasuria për vitin 2014
Interesa nga depozita bankare, 372 600 lekë.
Interesa nga depozita bankare, 553 euro.
Të ardhura nga paga si gjyqtar, 1 341 239 lekë.
Adriana Aliaj, bashkëshortja, përfitime nga interesa bankare në depozitë, 100 USD.
372 600 lekë të përfituara nga depozita bankare e bashkëshortit, dhuruar mua.
553 euro të përfituara nga depozita bankare e bashkëshortit, dhuruar mua.
Virxhinia Aliaj, 100 000 lekë në llogarinë bankare të përfituara nga shkolla dhe dhurata nga familja.

Pasuria për vitin 2013
Të ardhura nga paga si gjyqtar, 1 066 877 lekë.

Pasuria për vitin 2012
Në bazë të kontratës së shitjes kam shitur automjetin tip benz në shumë 8 mijë euro.
Në bazë të kontratës së shitjes kam blerë automjetin në shumën 4 500 euro.
Të ardhura nga paga si gjyqtar pranë Gjykatës së Tiranës, 1 027 531 lekë.
Të ardhura nga ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Tiranës datë 19.07.2006, 3 350 000 lekë.
Adriana Aliaj, bashkëshortja, 1/6 e një shtëpie dykatëshe me oborr në Korçë, 180 m2, lënë trashëgim, 35 000 euro.
½ e një shtëpie trekatëshe me oborr në Tiranë, 300 m2, fituar në bazë të dhurimit, datë 05.03.2012.

Pasuria për vitin 2011
Të ardhura nga paga si gjyqtar pranë Gjykatës së Tiranës, 1 037 204 lekë.
Të ardhura nga ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Tiranës. 1 430 000 lekë.

Pasuria për vitin 2010
Të ardhura nga paga si gjyqtar pranë Gjykatës së Tiranës, 1 035 256 lekë.

Pasuria për vitin 2009
Apartament 103 m2, në Tiranë, ndërtuar në vitin 2004, në proces legalizimi, ndërtuar me të ardhura nga aktiviteti privat në vitet ’93-94.
1/442 pjesë e një trualli 3 540 m2.
Automjet tip benz, 8 700 euro.
6 mijë euro në numrin e llogarisë bankare të fituara nga ushtrimi i profesionit të avokatit.
20 000 lekë në llogari bankare të fituara nga ushtrimi i profesionit të avokatit.
15 mijë euro cash.
10 mijë euro të lëna nga babai.
3 000 000 të fituara nga shitja e një apartamenti.
1 000 lekë në llogari.
Kam kryer detyrën dhe ushtruar profesionin e avokatit, 2 500 000 lekë.
Adriana Aaliaj, bashkëshortja, bashkëpronare me 1/3 pjesë e një shtëpie dykatëshe me 150 m2 sipërfaqe ndërtimore.
7 000 USD depozitë bankare.
13 000 USD cash dhuratë nga babai.

Pasuria për vitin 2003
Autoveturë, 350 000 lekë.

Guxim Zenelaj, anëtar i Gjykatës së Lartë, pasuria për 2016 
Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 292.62 m2, burimi i krijimit: Kontrata e sipërmarrjes…

Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 62 m2.

Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 67.35 m2.

Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 54.46 m2.

Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 60.36 m2.

Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 51.35 m2.

Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 54.46 m2.

Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 66.58 m2.

Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 59 m2.

Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 55 m2.

Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 54.46 m2.

Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 55 m2.

Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 67.36 m2.

Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 51.35 m2.

Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 54.46 m2.

Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 55 m2.

Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 54.46 m2.

Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 61 m2.

Pasuri e paluajtshme, njësi në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 16 m2.

Pasuri e paluajtshme, njësi në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 15 m2.

Pasuri e paluajtshme, njësi në Ishull Shëngjin, Lezhë, 218.06 m2. Origjina e kësaj pasurie: Kontratë datë 14.09.2007. Janë dy sipërfaqe trualli 1941 m2, në Ishull Shëngjin, Lezhë. Vlera e blerjes së truallit 16 000 euro.

Burimi i krijimit: Pjesë e shitjes së shtëpisë në Rr. Don Bosko, me çmim shitje 55 mijë euro.

30 mijë euro të ardhura nga qiraja për një ambient lokal dhe banim në Shëngjin (2015).

Pronar me 100 % i një trualli me sipërfaqe 1282 m2, vlera 160 000 euro (2014).

Pronar me 50 % i një trualli me sipërfaqe 3325 m2, vlera 1 489 600 lekë (2014).

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer, 132 628 euro (2014).

Detyrim për shlyerje huaje cash, 40 000 euro (2014).

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, shlyer plotësisht, 7 994 euro (2014).

Blerë njësi me sipërfaqe 28.25 m2 në vlerën 2 200 000 lekë (2013).

Blerë sipërfaqe trualli me sipërfaqe 1 000 m2 në vlerën 200 000 lekë (2013).shqiptarja.com

3 komente në “Pasuritë e gjyqësorit: Gjyqtari që ndërtoi pallat me para borxh”

  1. Miri says:

    Sa re i vini dhe ju mor zotrinje sikur kushedi se cfare kane bere. U be deti kos dhe hengren dhe keta te varfrit.

  2. SHQIPTARI says:

    Dhe deri tani asgje gjembe ne kemb, po vitingu ku eshte rrugas do harrij ndonje here apo kurre, po edvin rama ben sehir hallall
    Te shohim cdo ndodh me parlamentin e ri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje