PD bën "analizën": Dy votat pro Gramoz Ruçit nuk janë tonat, i futi Rama

10 Shtator 2017, 09:09Politika TEMA

Partia Demoktarike me anë të “Rilindjes Demokratike”ka zbardhur skemën se si kanë shkuar dy votat nga PD pro zgjedhjes së Gramoz Ruçit kryetar Parlamenti.

Përmes një shkrmi në këtë gazetë thuhet se “….mjafton një analizë e thjeshtë, që askush deri tani nuk e ka bërë për të mos përjashtuar dhe pse jo, pranuar e pohuar se ato dy vota, nuk janë të PD-së”.

Sipas RD-së …”dje u vodh dhe u manipulua rezultati i votave për Ruçin dhe kjo i ka interesuar Ramës dhe nuk e ka pasur problem që në një komision të kontrolluar prej tij të shtojë dy vota më shumë për të kaluar barrën e përgjegjësisë me këtë manipulim edhe tek demokratët”.

“ANALIZA” E PLOTË E RD
“Përfundimi i votimit për zgjedhjen e Gramoz Ruçit kryetar Kuvendi, është shoqëruar me debate të ashpra e të forta, për shkak të dy votave “pro” sikurse u theksuan të opozitës. Ruçi mori 80 vota, nga të cilat 74 janë vota të deklaruara të PS, ndërsa katër vota janë nga aleatët e tij në Parlament. Pikëpyetja lindi mbi dy votat e tjera që janë hedhur për Ruçin.

Nxitimi për të baltosur PD-në, në kushtet e një votimi të fshehtë dhe të mungesës së “provave”, tingëllon më shumë si një diversion ndaj PD-së dhe Lulzim Bashës, diversion i shpërndarë nga mediat dhe amplifikuar nga njerëz me inate të mëdha, që mbetën jashtë listave të PD, për deputetë.

Mjafton një analizë e thjeshtë, që askush deri tani nuk e ka bërë për të mos përjashtuar dhe pse jo, pranuar e pohuar se ato dy vota, nuk janë të PD-së.

Por të kujt janë? Duhet analizuar me kujdes fakti se çfarë ndodhi gjatë votimit. PD kishte deklaruar votën kundër. PD po ashtu nuk caktoi përfaqësuesin e saj në komisionin e numërimit të votave.

Ky ka qenë një rreng i vogël politik i PD. Demokratët kanë dashur t’u tregojnë edhe një herë tjetër shqiptarëve se si mund të administrojë një proces të thjeshtë votimi dhe publik Partia Socialiste.

Dje u vodh dhe u manipulua edhe rezultati i votave për Ruçin. Kjo i ka interesuar Ramës dhe nuk e ka pasur problem që në një komision të kontrolluar prej tij të shtojë dy vota më shumë për të kaluar barrën e përgjegjësisë me këtë manipulim edhe tek demokratët.

Gjithçka ka qenë e qëllimshme për të spostuar vëmendjen e opinionit nga zgjedhja e një xhelati të diktaturës në krye të Parlamentit tek dy votat e opozitës. Dhe në të vërtetë e ka arritur disi Rama. Mediat e kontrolluara prej tij i kushtuan shumë pak rëndësi procesit të administrimit të votave që u bë vetëm nga PS.

Nënkuptimi është i qartë. Mosmarrja pjesë e opozitës në komisionet e votimit do të sjellë standardin e diktaturës në komisione, ku ashtu si në kohën e Gramozit shkruheshin dëshmitë e rreme në dosjet që çonin njerëz në litar, burgime apo internime.

Në këtë pikë kanë eksperienca si Gramozi personalisht, ashtu edhe Rama familjarisht. Në këtë seancë të parë shqiptarët panë se si Rama dhe Ruçi mund të vrasin edhe votën e deputetëve, jo vetëm të shqiptarëve sikurse bënë më 25 qershor“, -thuhet në shkrimin e Rilindjes Demokratike.

 

 

 

 

 

8 komente në “PD bën “analizën”: Dy votat pro Gramoz Ruçit nuk janë tonat, i futi Rama”

  1. Luani says:

    Tamam na e mbushet mendjen. Ju hidhni gurin dhe fshihni doren. Ju humbni gjithmone por fajtori eshte kundershtari thjesht se eshte me i forte por ju dhe pse humbni keni fituar. O zot ce ka gjetur kte popull me kta te varfer nga truri.

    1. kujtesa says:

      Luli po luan kuka fshefti me njerezit.
      As te mos mundohet ti “gjeje”ata qe dhane voten.
      Pse kote ja dha doren Edi Lulit dhe Mulit ne kuvend?
      Tani kesaj i thone qe hajduti therret kapeni hajdutin.

  2. Faro says:

    A jane ne vete keta!!!!!!
    Si mund te pranojne te genjejne votuesit e vet ne kete menyre mediokre.
    A ishin vete aty?
    A ju dha mundesia te kishin edhe 1 perfaaesues ne komision? Pse nuk e vune?
    Perdite e me poshte po shkoni mor te zinj!

  3. true says:

    Eureka! Eureka! Urra, urra, urra
    Me ne fund e gjetem gozhden e nastradinit, neve gjithmon na vjedhin sy nder sy .

  4. Ladi says:

    Rrenim total, paturpsi e skajshme, papergjegjshmeri e plote… PD vazhdon ta konsideroje shqiptarin dele

  5. Luli i vocer says:

    Aaaa i vuri Rama , e gjetet preteksin , vazhdoni se mire e keni , po ne 25 qershor , dhe atje Rama , dmth gjithe disfatat tuaja e ka fajin Rama , ose dikush tjeter dhe jo ju te pd-se ??? . Vazhdoni jeni ne ruge te drejte , mire e keni , mos e luani drejtimin e timonit ,vetem ta dini keshtu sic vazhdoni jo 4 -er por 24 -er vjet , do qendroni ne opozite , do shqepeni ne opozite do keni eksperience te bollshme nga qendrimi juaj shume vjecar ne opozite , do mykeni o bajgarace te pd-se , me keto mend qe keni , Rama ze barkun dhe qesh me lot me katandisjen tuaj o te mjere . U duke qekur u fute si minjte ne cader se kush ishe dhe cperfaqesoje o Lyliiiiiiiii o karabush o kriminel i poshter , nuk e kuptoni qe u jeni uryer shqiptareve ????? Jeni te peshtire te neveritshem , hajdute dhe kriminela ordinere dhe asgje me teper . Dhe qe jeni ne kuvend eshte nje privilegj i madh per ju o kriminela , ne nje shtet te auropes se perparuar ju do ishit burgjeve . Atje eshte vendi juaj fizik

  6. Agım kraja says:

    ALPINI,
    Sa te pa fytyre jenı ju te PD gjıthemone fajın e kerkonı tek te tjeret dhe asnjehere tek vetja e juaj,Partıa Demokratıke eshte nje partı mercenaresh qe vetem demokrat nuk jane,Gjate gjıthe hıstorıse pluralıste te Shqıperıse nuk e mbaj mend qe te kete fıtuar PD,Bıle edhe ne 1991 nuk ka fıtuar por ka manıpuluar,,Per tı treguar PD edhe me 2013 kur qe qeverı ıshte PD dhe gjıthe drejtımın e zgjedhjeve e kıshte po PD Mbası humbı tha se votat na ı vodhı PS, Kjo partı sı puna e peshkut eshte qelbur nga koka,

  7. spartaku says:

    Kushe e pengoi Bashen,Berishen,apo pd-ke te çonte njerez ne komision?Ata nuk i kane çuar qellimisht,pasi e dinin friken e rrjedhjes se votave,dhe me kete menyre justifikohen.Pastaj, votimi u be ne prani te deputeteve te pd-ke.Nuk kini turp,o parti muti,o deputet muti.Pd-ke po shkon ne humner.Kete po e çojne ne humner,Basha dhe Berisha, me disa deputet mendje fyell si F.Naka,G.Strazimiri,qe pd-ke i mbane si me te mieret.Ata jane me trap fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje