Zoti Patozi, mos i lini gjërat në mes ...!

10 Shtator 2017, 14:38Politika TEMA

Nga Bashkim Kopliku

Zoti Patozi, po replikoj me shkrimin tënd ne Tema, te sotmin, me dt. 10.09.2017, me titull “Demokratët nuk e meritojnë këtë përfaqësim poshtërues”.

Jam dakord që nuk duhet të bëni hipotezën qe z. Basha ka votuar për z. Ruçi. Bile nuk jeni etik që e hodhët në shkrimin tuaj këtë dyshim: ka mjaft bëma faktike z. Basha, për ta kritikuar, nuk keni nevoje për te sajuar, apo për të bërë aludime.

Por ama, z. Patozi, nuk keni asnjë arsyet të jeni i sigurt se vetëm 2 a 3 deputetë të PD, kane votuar për z. Ruci. Ajo që është e sigurt matematikisht, është se “se paku 2 deputetë të PD kanë votuar për z. Ruci”, sepse fare mire mund të kenë qenë p.sh. 10 deputete të PD që kanë votuar për z. Ruci, Kjo që po supozoj, bazohet në mundësinë demokratike, që asnjë njeri, sado i përkrahur nga partia e vet , të mos arrije të marre 100%, të votave, si dikur në partitë komuniste.

Kështu, edhe z. Ruçi, sado i respektuar qe të jetë–unë personalisht kam shume respekt për të, dhe nuk e konsideroj fare si “ministrin e fundit te sigurimit” etj. siç bën ti, z. Patozi, gjithnjë ne urinë që ke të shtosh pa nevojë, gabimet e z. Basha: po e përsëris, i mjaftojnë ato faktiket që ka, dhe nuk ke nevoje te sajosh të tjera. Apo ke nevojë ta shash e shpifësh edhe ti z. Ruçi, siç bëjnë të gjithë në PD, nën urdhrat e dirigjentit suprem?!

Por mos të dal jashtë temës kryesore. Pra z. Ruci, fare mire mund të ketë marre 8 vota me pak nga deputetet e partisë se tij—aq me e madhe është kjo mundësi, me që PS nuk është më një parti komuniste, por një parti antikomuniste e majtë evropiane. Pra, për ta mbyllur me ca veprime te klasës se pare fillore: + 10 nga PD e -8 nga PS, bëjnë 2 deputetë për te shkuar tek 80 votat që mori z. Ruçi.

E fundit, por më kryesorja: njerëzit presin nga ti z. Patozi, por edhe nga disidentët tjerë të “pas listës Basha”, që të bëjnë diagnoza pa kompromise me “djallin”, për arsyet e këtij shkatërrimi te PD-se? A kaq të vështirë e keni për të gjetur shkaktarin kryesor, atë me përgjegjësi personale shumë më të mëdha se z. Basha?

Uroj që të arrini të guxoni të jeni deri në fund i drejtë dhe trim.

 

13 komente në “Zoti Patozi, mos i lini gjërat në mes …!”

  1. spartak says:

    Ku e gjete Trimin ti o Bashkim , në Çermë të Lushnjës ? A ka ndonjë polic andej oreee , Lushja , Lushja Ushja , Ush….
    Bashkim , ty , më pak nga të gjithëve të takon të flasësh tani , e aq më keq të nxisësh e të ndërsesh . Po deshe me kontribu e ndihmu për PD-në hajde se te mësoj vetë . Po se di a pranon , se ti je shkodron , e veta jam prej Kavaje

    1. Grigor says:

      Si të erdhi o Soartak.
      Pse u merzite nga shkrimi i Koplikut? O kavajs trim. E pse qenke trim ti nga Kavaja, dhe dikush nga Çerma nuk qenka?
      Ai e kishte me Saliun dhe Bashën. Po ty pse të dogji? KetuUK ka rendesi fare se kush eshte Bashkim Kopliku. Gjerat I ka thene drejt dhe troç, Jo si Astrit Patozi dhe Majlinda Bregu qe bejne shurrën nga Berisha. Apo mos e bën dhe ti?
      Merru me shkrimin dhe Jo me autorin si ne kohe te Enverit.

    2. Kujtimi says:

      Berisha voti per RUCIN
      Per te shkarkuar Bashen
      Te vendosi Xenin

  2. Progonat says:

    Pra te ishe ne parliament kopilkoplik do votoje rucin dhe shpetimin e pd e pret nga patoz I meros.E pika tyja dhe respektit tend per per gramoz kercurin e kalbur qe as per zjarr nuk bene .

  3. lori says:

    Nuk ka dyshim se Bashkim Kopliku asht nder intelektualet me te shquar e ndofta me trimi I Shqiperise.Kur legenet e ndryshem ndaheshin nga grate e femijt e tyre k/ingjinjeri I Uzines te televizoteve Durres jo vetem ne mbledhjen e kolektivit te uzines nuk pranoj te ndaj gruan por edhe e priti si mik vjehrrin e vet te denuar nga Partia duke treguar karakterin I intelektualit shkodran.Ai eshte nga familjet ma te mira e intelektuale te qytetit te Shkodres I biri I Dr. te njohur kardiologut Bahri Kopliku I shkollur ne France e antikomunist I rregjun.Jam I bindur se ti Spartak je ose e sigurt qe duhet te jesh nje njeri pa asnje lloj personaliteti e karakteri ashtu sic jam I sigurt qe vetem kavajas nuk je. Desha te shtoj se ai ka qene e asht ingjinjeri elektronik nder me te shquarit ndofta me I shquari ne Shqiperi.Po ti legeni Spartak kush je?

  4. artan says:

    O Z. Bashkim. Cfare pret nga Patozi, Topalli, Imami, Bregu etj, te cilet nuk e permendin asnjehere emrin e Saliut per te vene gishtin ne plage, por i sulen si trima Bashes?

  5. Lili says:

    Lori,
    Edhe i perndrjekur edhe ingjinier ?
    E kupton ti ku eshte problemi ne argumentin tend?…
    Te gjithe mendojme se dy vetet qe kane votuar pro Ruçit jane berisha e basha, edhe mbasi njeh mire punet e biografive,e kupton shume mire se pse: Ruci ka qene e eshte eprori i Berishes si ne 90 si tash,edhe kete e di mire Edi Rama.

    1. pikturisti says:

      Po dhe e sigurte qe Koplku ka qene i persekutuar jo pak por edhe kryetar i byrose teknike ne urt e Durresit .Deri ketu mnd ta menjanonin.. skishn si ta “ulnin” me teper… Kopliku ka bere histori ne menyren si ka punuar si dhe per integrietin qe ka paraqitur, per te gjithe ju qe s’e njihni!
      Ne artikull, ai sakte, hapur i drejtohet Patozit duke i meshuar faktit qe s’ka pse aludon per Bashen ate qe s’e din me siguri etj etj etj etj…Duhet te mundoheni te kuptoni se c’ka dashur te thote…pertej faktit te Bashes…

  6. durresi says:

    Kopliku eshte me dy fytyra gjithmone,ato qe e njohin i dine veset e tij.Per kariere ky servil, beri cdo pisllek vetem e vetem qe Partia e Punes ta ngrinte me pegjegjesi kaq te madhe e te privilegjuar ne ne ate uzine te rendesishme te Shqiperise ne Durres .Si karierist e llafazan qe eshte nuk rri kurre pa lloqe, ai ka deshire vetem do te lavderohet.Ky njeri i perkedhelur i komunizmit kot ben demagogji dhe hipokrizi Eshte njeri i paafte e tregoi veten per privatizimet kur ishte njihere nji kohe ne qeveri para 25 vjetesh!!!Prap llomotit

  7. Bushi says:

    Po deshi Patozi apo ndonje tjeter,le te flase keq per Berishen,pa jua qi nenat e grat ai.Berisha eshte bishe,dhe pd-ke ai po e prishe.

  8. pikturisti says:

    Po dhe e sigurte qe Koplku ka qene i persekutuar jo pak por edhe kryetar i byrose teknike ne urt e Durresit .Deri ketu mund ta menjanonin.. skishn si ta “ulnin” me teper… Kopliku ka bere histori ne menyren si ka punuar si dhe per integrietin qe ka paraqitur, per te gjithe ju qe s’e njihni!
    Ne artikull, ai sakte, hapur i drejtohet Patozit duke i meshuar faktit qe s’ka pse aludon per Bashen ate qe s’e din me siguri etj etj etj etj…Duhet te mundoheni te kuptoni se c’ka dashur te thote…pertej faktit te Bashes…

  9. kleptofagos says:

    Se pari, duhet thene se Patozi, sikurse Topalli, Mustafaj, Lezhja, etj. po sulmojne Bashen sepse kane aprovimin e Berishes. Kopliku, qe ne shkrimin e mesiperm e nenkupton por nuk e permend as vete me emer Berishen duhet ti dije me mire se ne keto lojra, sepse ka qene vete pjese e lojrave, per nje periudhe kyce ne konsolidimin e Berishes.
    Se dyti, nese duhet bere moral, atehere secili duhet te filloje me pare nga vetja dhe pastaj te sulmoje te tjeret. Me fjale te tjera, Bashkim Kopliku ka qene ne vitet 92-98 (ndoshta edhe pak me vone) ne kupolen drejtuese te PD-se dhe eshte deshmitar per ngjarje te renda dhe kriminale te asaj periudhe nga Sali Berisha me banden e vet. Nese ka te beje direkt apo indirekt me krimet e asaj kohe, Kopliku e di me mire se kushdo veten e tij, por merita e kujtdo qe ka ne dore materiale dhe dokumenta per ngjarje apo veprime kriminale eshte qe ti beje ato publike dhe ti drejtoje ne organet perkatese dhe kopetente qe te hetojne krimet dhe kriminelet. Ne rastin me te keq, Kopliku do te konsiderohet “bashkepuntor i drejtesise”, sidoqofte, do te ishte “bajaki” me mire se sa kritizer gazetash..

  10. kleptofagos says:

    Se pari, duhet thene se Patozi, sikurse Topalli, Mustafaj, Lezhja, etj. po sulmojne Bashen sepse kane aprovimin e Berishes. Kopliku, qe ne shkrimin e mesiperm e nenkupton por nuk e permend as vete me emer Berishen duhet ti dije me mire se ne keto lojra, sepse ka qene vete pjese e lojrave, per nje periudhe kyce ne konsolidimin e Berishes.
    Se dyti, nese duhet bere moral, atehere secili duhet te filloje me pare nga vetja dhe pastaj te sulmoje te tjeret. Me fjale te tjera, Bashkim Kopliku ka qene ne vitet 92-98 (ndoshta edhe pak me vone) ne kupolen drejtuese te PD-se dhe eshte deshmitar per ngjarje te renda dhe kriminale te asaj periudhe nga Sali Berisha me banden e vet. Nese ka te beje direkt apo indirekt me krimet e asaj kohe, Kopliku e di me mire se kushdo veten e tij, por merita e kujtdo qe ka ne dore materiale dhe dokumenta per ngjarje apo veprime kriminale eshte qe ti beje ato publike dhe ti drejtoje ne organet perkatese dhe kopetente qe te hetojne krimet dhe kriminelet. Ne rastin me te keq, Kopliku do te konsiderohet “bashkepuntor i drejtesise”, sidoqofte, do te ishte “bajaki” me mire se sa kritizer gazetash..
    Se fundi, matematikisht Kopliku ka te drejte per votat e fshehta, por kjo ka pak rendesi per ceshtjen dhe nuk justifikon aspak pergjegjesite e tij per periudhen (disa legjislatura) qe i ka sherbyer Berishes me devotshmeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje