FOTO/ PD "digjet" Mediu ja thërret këngës, zbulon talentin në muzikë

11 Shtator 2017, 17:02Lifestyle TEMA
FOTO/ PD "digjet" Mediu ja thërret këngës, zbulon

Teksa situata brenda Partisë Demokratike paraqitet mjaft e tensionuar, aleati saj më i afërt Fatmir Mediu duket se nuk e ka ndjerë zhurmën e debateve të forta.

Kreu i Republikanëve ka hequr mënjanë  postin e zyrtarit dhe ka shijuar disa momente nën ritmin e muzikës.

Fundjavën që lamë pas Mediu ka qenë i ftuar në një dasëm ku ka preferuar të “shërbejë” si këngëtar për dasmorët.

Ndonëse ka kërcyer nën ritmet e muzikës popullore shqiptare, ai ka rrëmbyer mikrofonin dhe ka kënduar disa këngë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje