“Karma” është Saliu, jo Salianji…

11 Shtator 2017, 10:02Politika TEMA

Nga Sokol Balla

Zhurma e madhe që ngriti PD-ja, para zgjedhjes së Gramoz Ruçit si kreu i ri i Kuvendit, mori përgjigjen e merituar për të: Pikës së pari se, së paku, tre prej deputetëve të saj kontribuuan në zgjedhjen e tij në karrigen numër dy të shtetit. Për PD-në, kjo ishte rrufe në qiell të kthjellët, jo thjesht sepse ishte dita e saj e parë në mandatin e dytë si opozitë, por sepse e nisi atë me një aksion, në mëngjes, kundër Ruçit dhe e përfundoi pro tij. Por ky është besoj epilogu i një mënyre të sjelli të Partisë Demokratike, që daton shumë më herët se kaq. Një dështim dje, që s’mund t’i atribuohet vetëm Lulzim Bashës.

PD-ja ka prej vitit 1991, që mundohet të simbolizojë Gramoz Ruçin me komunizmin, duke tentuar të manipulojnë historinë. Gramoz Ruçi vjen vërtet nga Partia e Punës, por jo nga vitet ’60. Ai u ngrit në detyrë në fund të viteve ’80, kur PPSH-ja po kërkonte të rifreskonte fytyrën e saj të vjetruar, nga koha e komunistëve të Paktit të Varshavës, me përfaqësues më koherentë të popullsisë. Eksponentë të ardhshëm të PD-së, në të njëjtën kohë, mbanin poste të rëndësishme në institucione qendrore, – nga universitetet, fakultetet, Lidhja e Shkrimtarëve e deri në Komitet Qendror. Shumë prej tyre kishin parë Parisin, përpara se Gramoz Ruçi të shihte Tiranën, – këtu po flas për kohën para dhjetorit 1990.

Gjithashtu, me lidhjen e tij me ngjarjet e 2 prillit, PD-ja prej 27 vjetësh, po mundohet të thotë një tjetër të pavërtetë për Gramoz Ruçin. PPSH-ja ishte në krye të një regjimi gjakatar, prej 50 vjetësh. Bile, në fund viteve ’80, u bë edhe më bishë, duke vrarë njerëz në kufi, pasi i mashtroi dhe u tha se të arratiseshe, nuk ishte veçse kundravajtje.

Por, nga ana tjetër, pas dhjetorit 1990, askush nuk mund të radhisë tranzicionin shqiptar në rreshtat e parë të tranzicioneve të përgjakshme të vendeve të lindjes. 2 prilli, demonstratat e shkurtit 1991, dhe disa ngjarje të tjera, janë pak për të arritur në përfundimin se patëm rezistencë të përgjakshme të regjimit, ndaj dhjetorit 1990 dhe protestave për pluralizëm,-  siç ndodhi në disa vende të lindjes komuniste. Për më keq, askush nuk mund të thotë se këto ngjarje të përgjakshme, ku politika dhe pushteti kanë ngritur armët ndaj civilëve, janë në këto 27 vjet, “monopol” i një partie apo krahu politik.

Në vazhdën e mungesës së sinqeritetit për çështjen Ruçi, nga ana e PD-së, shpesh bëjmë sikur harrojmë, për shembull, se ndryshe nga të dyshuarit politikë nga gjyqi i 21 janarit, Gramoz Ruçi iu drejtua vetëm Shkodrës dhe gjykatës atje. Pa roje, pa avokatë, eci mes mijëra shkodranëve antikomunistë, të irrituar dhe rrëfeu versionin e tij të ngjarjes. Një version që unë nuk them se e besoj. Por siç thotë një personazh tek seriali Narcos: “Nëse kishte diçka për të fshehur, atëherë përse nuk iku me vrap”?

Përse Gramoz Ruçi nuk iu shmang dëshmisë? Përse ai nuk u gjykua kurrë fajtor? Gramoz Ruçi mbeti fajtor vetëm i retorikës së Berishës për 27 vjet, ndërkohë që tranzicioni ynë ka përjetuar ngjarje ku e ku më të zeza, për të cilat ne jemi më të sigurt se kë kanë për autor, më shumë sesa 2 prilli i vitit 1991. Viti 1997, 14 shtatori, Gërdeci, 21 janari janë vetëm disa prej tyre. Të gjithë ata që ishin pas tyre, janë të gjithë aty në Parlament. Disa prej vitit 1991. Po aq sa edhe Gramoz Ruçi.

Tani, le të marrim pak e të vlerësojmë se çfarë mund të ketë ndodhur në votimin e djeshëm ne parlament. Një variant shumë i besueshëm është blerja/shitja e votës. Sipas disa informacioneve, nëse LSI-ja do të merrte pjesë në votim, me gjasë votat pro Ruçit mund të shkonin në 82 ose 83. Por sot, PD-ja dënoi shitjen e votës, duke harruar se “karma is a bitch” ose siç thonë vlonjatët: “ujtë po i bëre në det, kripa ta sjell në gjellë”. Që në vitin 2005, Berisha mori megjithëse nuk i duheshin, parti të majta në qeveri, vetëm për të stresuar kundërshtarët politikë në opozitë, njëlloj si Rama sot, po t’i besojmë të njëjtit variant. Në korrik 2007, 6 deputetë socialistë votuan pro nënkryetarit të PD-së, në një post edhe më të lartë se Ruçi sot, atë të Presidentit të Republikës. Në 2009, Berisha qeverisi për shkak të LSI-së që la PS-në vetëm dhe në fund të mandatit, “mori borxh” tre deputetë socialistë, për të mbajtur në këmbë qeverinë. Bile, i bëri ata edhe deputetë, pak muaj më vonë, nën flamurin e saj. Mes tyre edhe ish-kryetarin e fundit të Kuvendit, nga radhët e PPSH-së, njeriun që pas rrëzimit të bustit të Enverit, dy muaj para 2 prillit 1991, u regjistrua duke thënë se do të dërgonte fëmijët në Skrapar dhe do të nxirrte tanket t’i shtypte kokat njerëzve në shesh. Ironike apo jo, që sot Berisha ankohet përse tre deputetë të PD-së votuan sërish Ruçin i cili erdhi në Tiranë, më vonë sesa Islami në Paris, si pasues në ish-karrigen e tij të vitit 1991.

Por, sigurisht, kjo nuk është vetëm një çështje karme. Sigurisht, ka edhe një pjesë tjetër të fajit që e mban, ekskluzivisht, Lulzim Basha.

Varianti tjetër, ai i manipulimit të votave dje në kuvend, është i pavërtetueshëm, edhe nëse është i vërtetë. Lulzim Basha u ankua dje live, se ia vodhën edhe këto vota, por bëri sikur harroi se PD-ja nuk pranoi të çonte anëtar në komisionin e numërimit. Njëlloj si ankesat për reformën administrative ku nuk çoi, kurrë, asnjë njeri. Ashtu si për reformën në drejtësi, për më shumë se dy vjet. Dështimi i djeshëm i PD-së në këtë kuptim, është ekskluziviteti i Lulzim Bashës dhe i mënyrës sesi ai bëri opozitë pasive për katër vjet pa tre muaj. Ndërsa tre muajt e tjerë ku u soll ndryshe, i mbylli pastaj me një pazar nga i cili, as e ka marrë veten, dhe as del dot kollaj.

Ndjesa e tij sot, në mbledhje të grupit është shumë pak, edhe sepse e bëri në vendin e gabuar. Përballë tij kur foli, ai kishte njerëz thuajse të panjohur, të cilët i zgjodhi vetë për të përfaqësuar votën e PD-së. Por ata nuk erdhën si zgjedhje e vetë partisë, por e tij personale. Ndjesa e Bashës dhe britmat e Berishës, u bënë përballë një grupi amorf, ku së paku tre vetë kanë qeshur me vete. Por sot, duket më e pamundur se kurrë që Paloka, Spaho, apo Vokshi të kenë votuar pro Ruçit, sesa ndonjë tjetër për shembull, që rri gjysmën e ditës me Sadri Abazin për çështje biznesi, duke e ditur që Sadri Abazi rri gjysmën tjetër të ditës me kreun i ri parlamentar të PS-së. Sot, duket më e pamundur që Flor Mima të ketë votuar pro Ruçit, sesa ndonjë biznesmen torollak që deri dje, rrinte gjithë ditën me çunat e rinj të PS-së. Kjo është PD-ja e re e Bashës. Ai e quajti këtë bastin e tij. Tani le ta mbajë dhe mos kërkojë fajin kurrkund, përveç se te vetja.

Si përfundim, për çka ndodhi dje, ka fajtorë, përgjegjës dhe të paaftë, vetëm në selinë blu. Karma sillet si hija e Makbethit, sa nga zyra e Saliut, te ajo e Salianjit. Por kot i bërtasin dhe atij. Nëse PD-ja nuk ndryshon dot, nuk është faji i tij.

Për këtë dhe mëkate të tjera, Berishës i duhet të konsultohet me pasqyrën. S’ka nevojë të hapë shumë sytë. Mjaftojnë vetëm pak sekonda për të kuptuar, se aty përballë qëndron edhe problemi, edhe zgjidhja.

Ky artikull është shkruar posaçërisht për gazetën “Albanian Free Press”

http://afp.al/news/2017/09/karma-eshte-saliu-jo-salianji-opinion-nga-sokol-balla-48698/index.html

14 komente në ““Karma” është Saliu, jo Salianji…”

  1. Qytetar says:

    Ore gazetar bajge,po cfar fai kane bere o i ndyre ata tre deputet qe po na cani t……apo qe kane shprehur mendimin e tyre te lir?
    yyyyyjt llapaqener.

    1. Kujtimi says:

      Vote pro Rucitu be nga
      Sali qeni dhe Luli adoleshent
      Qe te luftoin me dore te hekurt pucistet

  2. fieraku NGA ferrasi says:

    Obobo kush flet
    Hiqe mero se te nyti portalin
    Jo pse shan saliun
    Po’ eshte i paftyre.

  3. alphade says:

    Ne rreshtin e fundit qendron kuintesenca e gjithe artikullit te zotit Balla :
    “Berishes i duhet konsultuar me pasquren…….., ” Zoti Balla , Vicidolasi,
    ashtu sic ka thene dikur merhumi,Namik Hoti, nuk zbret kollaj nga kali !
    Ai do te zbrese nga kali vrrik kur te perballet me drejtesine per malin me
    krime qe rendon mbi kete monster !
    Shkallmimi i pallatit te drejtesise se vjeter ,te ndertuar posacerisht nga
    vete Berisha per te mbrojtur veten dhe klanin e tij familjar do te hapi
    rrugen e vendosjes se nje drejtesie te vertete ku qytetaret shqiptare t’a
    ndjejne veten te barabarte para ligjit dhe jo si deri tani ku leku ,dollari
    dhe euro vendoste mbi fatin e shqiptarit ………..!
    Prandaj zoti Balla ,per Saliun dhe banden e tij nuk ekziston ” pasqyra” por
    vetem ligji ,drejtesia ,vettingu do ta ndajne nje here e pergjithemone “sha-
    pin nga sheqeri” !? Kaq per sot ! Pune te mbare stafit te gazetes me repu-
    tacion mbare kombetar “TEMA” !

  4. shvejk says:

    Karma apo Kerma?

  5. spartaku says:

    E para,çdo deputete eshte i lire te jap voten per ate qe mendon.Nuk kane bere gabim ata tre deputet te pd-ke qe i dhane voten Gramoz Ruçit.Edyta-Voten Ruçit,ja dha Sali Berisha dhe Edi Paloka.Ata te dy e bene kete qe te zbraznin baterit kundra Bashes.Jane te thella keto,qe Berisha i ka metode pune per te punuar posht rrogozit.

  6. Tralala says:

    Teme per budallenjte: “Aman mos u zini”.

  7. Azio says:

    Nje deduksion brilant.
    Pasqyra eshte deshmia e vetme per te gjykuar vetvehten.
    Ajo ta cherry masken.Kete radhe fytyra e Saliut doli sic eshte:kriminel,sharlatan,genjeshtra dhe i pa bees e monster.

  8. vera e nxehte says:

    E di qe une pajtohem me komentuesin me larte qe votat Ruçit ja ka dhene Berisha dhe Paloka, ndersa Spahu, si njei pa bythe se eshte, e nxori jashte perdorimit voten. Sepse mu mbush mendja tani. Ata duan ta bejne pd-ne rremuje tani qe te dalin vlerat e Saliut vete duke harruar ai sa krime ka bere. Shendet, por vazhdimi me duket se ne parlament kete radhe do ngelen pak dhi qe do vërrasin per cjap.

  9. Genci1 says:

    Cdo deputet ka te drejte qe te votojne ate qe ata e quajne te arsyeshme…
    1. vota eshte personale dhe jo partiake… po i trajtojne deputetet si te ishin prona e tyre
    2. vota eshte e fshehte nese PD i ben kerkese komisionit qe te zbardhe deputetet qe votuan pro Rucit, kjo eshte derjtperdrejte ne kundershtim me kushtetuten
    3. Iu nxi faqja Berishes apo Bashes pse u votua Gramoz Ruci?!!!! What …? kjo eshte fyerje direkt e te gjithe popullit shqiptar… kjo eshte sikur te nxjerri prostituta carcafet e virgjerise…
    4. Deputetet qe votuan pro jane vete Berisha, Basha se dihet boterisht qe nuk ia man asnje deputeti tju dale kunder as ne fshehtesi… po boll se na hapet barkun me keto genjeshtra…

  10. shoku " Shpati " says:

    Mos ma ngani djalin , I ri eshte , do mesoje !

  11. Liku says:

    Sokol, te personazhet e “Narkos” i merr fjalet e urta?!
    Sa shume lexon?!

  12. Konti Sbalta says:

    Po tere jeten duke u ankuar per vjedhje votash do te mbeten keta te P.D dhe te L.S I Kaq tq pa afte jane sa edhe njerzit e tyre nuk i njohin , por akuzojne tashti njeri tjetrin jo tradhtoi ai po fajin e ka ai tjetri ;pale qe na e late me koken ulur edhe Saline , se ai sa qe ne pushtet te vriste qe larg prandaj dhe koken e mbante larte!

  13. Konti Sbalta says:

    Po tere jeten duke u ankuar per vjedhje votash do te mbeten keta te P.D dhe te L.S I Kaq te pa afte jane sa edhe njerzit e tyre nuk i njohin , por akuzojne tashti njeri tjetrin jo tradhtoi ai po fajin e ka ai tjetri ;pale qe na e late me koken ulur edhe Saline , se ai sa qe ne pushtet te vriste qe larg prandaj dhe koken e mbante larte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje