"Kaubojsi" mbështet Ruçin në krye të Kuvendit: Unë jam i persekutuar, por ju them se ai është e keqja më e vogël...!

11 Shtator 2017, 10:06Politika TEMA

Eduard Ndocaj ish-deputeti i PS i njohur si “kauboujsi” në një postim në rrjetin social mbështet zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit të Shqipërisë duke nenvizuar se ai është e keqja më e vogel.

Ndocaj kembengul se teorite me komunizëm nuk janë më argument politik, por ujëra të tjera janë edhe më të rezikshme.

Statusi i plotë i ish deputetit ne rrjetin social:

Pertej faktit se jam familje e persektuar, nga eksperienca ime si deputet ne legjislaturen qe lam mbrapa, ju garantoj se ne ate Parlament, Gramoz Ruci eshte e keqja me e vogel!

Polemika kunder tij nuk behet per meraqet qe mund te kene kunder ose pro komunizmit, por per interesa pushteti personal.

Komunizmi nuk eshte me nje argument qe perben probleme politike ne sistemin tone politike.

Politika shqiptare ne keto 20 vite ka lundruar ne ujera me te rrezikshme se sa komunizmi, ne ujerat e tradhtise, trafiqeve dhe krimeve me prapavije politike.

20 vite do te ishin te mjaftueshme qe Shqiperia ta harronte komunizmin, por keta te sotmit jane aq shume me zi, sa po kthejne tek qytetaret si nostalgji periudhen e erret te historise tone, pikerisht Regjimin mizor.

2 komente në ““Kaubojsi” mbështet Ruçin në krye të Kuvendit: Unë jam i persekutuar, por ju them se ai është e keqja më e vogël…!”

  1. Viola says:

    Gjeja me me mend qe kini thene z.Ndocaj

  2. fredi says:

    TE pakten ky esht i persekutum por i ndershem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje