Lubonja komenton programin “Rama 2”: U tregua dinak me trukun që përdori, shpresoj që Basha…

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, komentoi programin qeverisës të katërvjeçarit të ardhshëm, të cilin kreu i qeverisë e prezantoi sot në foltoren e Kuvendit.

Ndërsa duke komentuar kërkesën për bashkëpunim që i bëri opozitës, Lubonja tha se pikërisht kjo pjesë ishte një truk që Rama e përdori për të rënë Basha brenda.

“E cilësoj si demagogji, truk dhe dinakëri të Ramës dhe duke e njohur Lulzim Bashën kam frikë se mund të bjerë në të”,– tha Lubonja.

Sa për idetë ekonomike të prezantuara nga Rama, Lubonja tha: “Ne i njohim premtimet e bëra të realizuara. Gjithmonë flitet për bujqësinë, për turizëm por çfarë behet në realitet. Bregdeti shfrytëzohet për vila për të pasurit. Në vend që të ruhen lumenjtë jepen leje për hec-e, sot lexova për një tjetër në lumin e Shalës”,- shtoi ai.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Lubonja komenton programin “Rama 2”: U tregua dinak me trukun që përdori, shpresoj që Basha…”

  1. ky vend eshte mbushur me maskarenj,me hajdut,me kriminel,me antishqiptar,me injorant qe hiqen si expert ne te gjitha fushat,me spiun qe nuk kursejn te dalin kunder edhe familjes.
    Ky komb ka mar kot sidomos kur lexon keta te rrjedhur qe mbajn veten si te zgjuar .
    Kot e kemi share enverin,vetem ai ja gjeti mendjen ketyre injoranteve qe i futi ne rrjesht ,i rruajti mjekrat hoxhallarev dhe prifterineve qe po mashtrojne dhe po ja heqin trurin per boten e pertejme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *