Urdhër arresti nga SHBA-të për ish-ministrin e Erdoganit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas kritikave të ashpra të presidentit të Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan, kërkohet arrestimi i ish-Ministrit të Ekonomisë, Zafer Çaglayan.

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për ish-Ministrin e Ekonomisë, Zafer Çaglayan, ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Halk Bank, Sylejman Asllan dhe ish-Nëndrejtorin e Përgjithshëm të Halk Bank, Levent Ballkan, të cilët akuzohen për thyerje të sanksioneve të vendosura nga SHBA-të për Iranin, shkelje të ligjeve të transaksioneve ndërkombëtare, duke përdorur skema mashtruese dhe pastrim të shumave të mëdha.

Më hërët të mërkurën, prokurorët federalë në Nju Jork njoftuan se kanë paraqitur një akt-akuzë të re dhe kanë akuzuar zyrtarisht dhe ish-Ministrin e Ekonomisë dhe tre ish-drejtues të lartë të Halkbank, të cilët akuzohen për përfshirje në një komplot të gjerë, shkeljen e sanksioneve të Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit.

Në urdhër arrestin të publikuar nga Departamenti i Drejtesisë, theksohet se vendimi është firmosur unanimisht nga të gjithë anëtarët e jurisë dhe përveç ish-Ministrit të Ekonomisë, pjesë e listës së urdhër arrestit janë dhe ish-Drejtori i Përgjithshëm i Halkbank, Asllan dhe ish-Nëndrejtori i Përgjithshëm, Balkan.

Zyra e Prokurorit të Distriktit Jugor të Nju Jorkut, në kuadër të hetimeve të dosjes së biznesmenit më nënshtetësi iraniane dhe turke, Reza Sarraf ka përfshirë dhe emrat e ish-Ministrit të Ekonomisë, Zafer Çaglayan, ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Halk Bank, Sylejman Asllan, ish-Nëndrejtorit të Përgjithshëm të Halk Bank, përgjegjës për transaksionet ndërkombëtare, Levent Ballkan dhe bashkëpunëtorit të Reza Sarraf, Abdullah Happani. Gjyqtarja Katherine H. Parker, ndërsa ka firmosur aktakuzën, ka kërkuar dhe arrestimin e personave të mësipërm.

Prokurorët e çështjes njoftuan më herët përfshirjen e personave të mësipërm në dosjen hetimore ndaj biznesmenit Sarraf. Sipas tyre, ish-Ministri i Ekonomisë, Mehmet Zafer Çaglayan, i njohur ndryshe si “abi”, Sylejman Asllan, Levent Balkan dhe Abdullah Happani kanë shkelur ligjet e SHBA-ve duke përdorur sistemin financiar amerikan për të kryer qindra milionë dollarë transaksione në emër të qeverisë së Iranit dhe entiteteve të tjera iraniane, të cilat ishin në listën e zezë të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës; mashtrimin e zyrtarëve të qeverisë së SHBA-ve për ato transaksione; pastrim e shumave të lidhura me transaksionet e paligjshme, përfshirë miliona dollarë në pagesa ryshfeti për z. Çaglayan, Aslan dhe persona të tjerë që përdoreshin për të lehtësuar funksionimin e skemës; dhe mashtrimin e disa institucioneve financiare, duke fshehur burimin e vërtetë të këtyre transaksioneve. Aktakuza pretendon se të gjithë të pandehurit, Reza Zarraf, i njohur ndryshe dhe si Riza Sarraf, Zafer Çaglayan, Mehmet Hakan Atilla, Mohamad Zarrab, i njohur dhe me emrin Can Sarraf (Kartalsmd) Camelia Jamshidy ose Kamelia Jamshidy, dhe Hossein Najafzadeh, të cilët më herë janë akuzuar për të

njëjtat vepra penale – morën pjesë në të njëjtën skemë gjithëpërfshirëse për të shkelur dhe shmangur sanksionet kundër Iranit në sistemin financiar të SHBA-ve. Çështja i është caktuar gjykatësit Richard M. Berman.

Prokurorët akuzojnë z. Zarrab, një tregtar ari dhe më dyshtetësi, iraniane dhe turke, dhe të pandehurit e tjerë se kanë bashkëpunuar për ngritjen e një skeme, e cila lehtësonte transaksionet e miliona dollarëve për llogari të Iranit dhe subjekteve të tjera të përfshira në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke përdorur kompani të tjera dhe dokumentacione të falsifikuara.

Mehmet Zafer Çaglayan, 59 vjeç, ish-Ministër i Ekonomisë i Turqisënga viti 2011 deri në vitin 2013 në qeverinë e drejtuar nga Erdogan dhe aktualisht është deputet në parlamentin turk, thekson akt akuza. Gatë kohës që z. Caglayan ishte ministër, ai ka “marrë dhjetëra milionë dollarë rryshfet në para dhe bizhuteri nga përfitimet e siguruara nga skema, si shpërblim për ofrimin e shërbimeve” për qeverinë iraniane dhe i ka fshehur këto shërbime nga institucionet rregullatore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Skema funksiononte kryesisht duke përdorur bankën në pronësi të qeverisë turke, në të cilën Asllan ishte Drejtor i Përgjithshëm, Atilla Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Bankave Ndërkombëtare dhe Balkan Zëvendës Drejtor i Bankës Ndërkombëtare dhe përfshinte kyerjen e transaksione në shkelje të sanksioneve amerikane kundër Iranit. Të pandehurit kanë përdorur Halkbank për t’i krijuar lehtësira Reza Zarrab për të përdorur rrjetin e kompanive të tij për të furnizuar me valutë dhe ar qeverinë e Iranit, subjektet iraniane, veprime këto në shkelje të e sanksioneve të SHBA. Happani punonte për llogari të Reza Zarrab dhe kishte rol kyç në implementimin e skemës përmes rrjetit të kompanive të tij.

Ndërkohë, 2 nga 9 të pandehurit e kësaj ccështjeje janë arrestuar vitin e kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mehmet Hakan Atilla pritet të dalë para gjykatësit të ccështjes Richard Berman me datë 11 shtator, ndërsa Reza Sarraf do të paraqitet para gjykatëave me datë 25 shtator.

Procesi gjyqësor ndaj dy të pandehurve pritet të fillojë me datë 30 tetor dhe procesi gjyqësor pritet të zgjasë rreth 1 muaj

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Urdhër arresti nga SHBA-të për ish-ministrin e Erdoganit”

  1. ti je muslimon,mos luaj ''shqiptarin'', vendi yt eshte mes sumave ne Karadak gyzel's..........allah uakbar! says:

    dite te keqija te jesh………..korrak sunit!
    Urdher arresti,nje pergjigje kjo per gjithe sumat muslimon brothers qe mendojne se amerokoni esht ”mik” i suniteve………….!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *