Asgjë e re nga kampi blu!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Alteo Hysi

Çdo sesion i ri parlamentar sjell natyrshëm pritshmërinë publike mbi atë se çfarë do të sjellin të re, aktorët politikë.

Ndërsa qeveria shqiptare është duke prezantuar programin qeverisës, efiçenca e të cilit mbetet për tu parë në një proces të gjatë katër vjeçar, pritshmëritë e mëdha të kësaj seance janë gjithashtu te opozita. Veçanërisht te opozita e Lulzim Bashës, për dy arsye:

Së pari, për motivin tradicional, të partisë më të madhe opozitare që parimisht e praktikisht, ka barrën për të provuar se mund të jetë një alternativë krahasuese me qeverinë.

Së dyti, sepse kemi një opozitë demokrate të pazakontë, që në këtë parlament duhet të provojë se ndryshimi i formacionit, zëvendësimi drastik i të vjetërve me të rinjtë, aksioni politik akrobatik i parazgjedhjeve (nga çadra me pretendimet absurde, te mosmarrëveshjet per zgjedhjet), nuk e kanë zhbërë identitetin e saj politik.

Opozita e Bashës ka shansin që  të tregojë se transformimi i saj si formacion individësh nuk e ka cënuar shqisën dhe aftësinë për ndërmarrë aksione politike, duke u drejtuar nga një mendësi dhe strategji e re.

Por në seancën e parë, Lulzim Basha, lideri i shkrirë i PD, tregoi se ka ngrirë në të njëjtën mënyrë arkaike të politikëbërjes: Të marrurit me kundërshtarin aq shumë, sa të harrosh të merresh me veten!

Nga foltorja, Basha dhe të vetët folën me të njejtë gjuhë dhe strategji si nga çadra. Për dështimet e Ramës, për një lum akuzash të pafaktuara për lidhjen me krimin dhe drogën. Rama, Rama, Rama dhe e shkuara e tij, por asgjë tjetër nga kampi blu. Ky nuk është aksion politik, është një përpjekje e vakët për të kompensuar me zhurmën, mungesën e një politike rracionale dhe produktive nga ana e PD.

“PD-ja e re” tregoi kështu se vazhdon të jetë e lidhur me politikën e stilit të vjetër.

Dhe kush mendon që kjo është e vetmja detyrë e Bashës, të demonizojë kundërshtarin pa një alternativë më të mirë, duhet të kujtojë pretekstin që ai përdori kur largoi gardën e vjetër të PD.

“Ndryshimi më së pari fillon nga vetja”-tha Basha.

Në këtë seancë, Basha provoi se ndryshimi i formacionit, nuk përbën asnjë ndryshim domethënës në vetvete.

Nuk reflektoi asnjë qasje të re, asnjë vizion për veten dhe grupin, nuk u përpoq as të krahasohej me kundërshtarin. U morr vetëm me kundërshtarin.

I ngrirë në pakurajon për të ndryshuar, Basha vë kështu në pikëpyetje kapacitetin e tij, për të ofruar ndonjë alternativë të qënësishme!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *